LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis Konferenca e donatorëve/ Presidentja e KE: E gjithë bota është mobilizuar në thirrjen tuaj për ndihmë

17 Shkurt 2020, 13:48, Aktualitet CNA
Nis Konferenca e donatorëve/ Presidentja e KE: E gjithë bota

Prej orës 14:30 ka nisur në Bruksel Konferenca e Donatorëve, ku Shqipëria shpreson te një solidaritet, jo vetëm simbolik, por të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.

Konferenca po drejtohet nga Presidentja e KE-së, Ursula Von Derl Leyen, e cila në fjalën e saj theksoi se e gjithë bota është mobilizuar, pas kërkesës së Shqipërisë për ndihmë.

?Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar ra natën, kur shumica e njerëzve ishin në gjumë. Nga tërmeti 51 humbën jeten, dy familje u shuan.

Por, qindra shqiptarë dolën vullnetarë për të punuar natë e ditë. Kjo është një histori humbje por një histori heronjsh dhe solidariteti. Brenda pak orësh ekipet e shpëtimit filluan të vinin në Shqipëri. Rreth 200 zjarrfikës italianë dhe rumunë filluan kërkimet nën rrënija, ekspertë dhe inxhinierët tanë mbërritën në Shqipëri për të vlerësuar dëmet.

Shqipëria është në zemër të kontinetit tonë dhe unë jam e bindur se ata do të jenë në mesin tonë. Sot solidariteti nuk ka ardhur vetëm nga BE, por sot po tregoni reagimin e fortë ndërkombëtar. Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse ju tregoni reagimin e fortë pas thirrjes së Shqipërisë, nga Mali i Zi deri në Kanada, nga Turqia deri në Izrael, nga Zvicra deri në SHBA. Ne kemi parë ekipet serbe dhe kosovare që punon krah për krah për të shpëtuar fqinjët. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri. Ekipet e shpëtimit nxorën 49 persona nga rrënojat. Nevojat e Shqiprëisë janë shumë të mëdha, mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale. E gjithë bota është mobilizuar në thirrjen tuaj për ndihmë?-tha ndër të tjera Von Der Leyen.

Po ashtu, ajo theksoi se ?Shqipëria e vetme nuk mund ta përballojë kët barrë. Por, sot i premtojmë popullit shqiptar se solidariteti ynë do të jetë i fortë?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga