LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bibla te Kurani/ Rama kërkon “hudhrën” në Bruksel

17 Shkurt 2020, 18:12, Politikë CNA
Nga Bibla te Kurani/ Rama kërkon “hudhrën” në Bruksel

Kryeministri Rama duket se nuk e ka përmbajur veten përballë ndërkombëtarëve teksa Shqipëria arriti të mbledhë plot 1.15 miliardë ndihma në Konferencën e Donatorëve.

Pasi ndau fillimisht fjalë të përzemërta për solidaritetin e treguar ndaj vendit tonë, duke cituar fjalë të Biblës dhe të Kuranit, Rama ka kërkuar dhe një hudhër kundër syrit të keq teksa u pyet për negociatat.

“Tani ende jemi të shokuar dhe të tronditur, dhe nuk do të guxoja të kërkoja më shumë në mars në maj apo kurdo, sesa të gjej një hudhër dhe ta vendos në mur se e kemi këtë traditë të vjetër në Shqipëri, kundër syrit të keq, se kur merr një lajm kaq të mirë ke frikë mos ndodh diçka e keqe.

Kështu më lini të gjej një hudhër në fillim e pastaj të mendoj për hapjen apo mos-hapjen e negociatave të anëtarësimit”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga