Nga Bledi Mane/ Dua një puthje për Shën Valentin...
* Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe...
(Edhe solidariteti mes popujve qenka po aq i paparashikueshëm sa tërmetet)
Sot është një ditë e bekuar për të kuptuar se ëndrra e shqiptarëve për Europën shkon përtej slloganeve të stërpërdorura politike për integrimin. Dhe se vetë ai proces nuk ka parasysh një vizë më pak apo më shumë në pasaportat tona.
Por mbi të gjitha për t?u bindur se anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete dhe kurrësesi stacioni i fundit në rrugëtimin politik të shqiptarëve përkrah popujve të tjerë.
Mirënjohje për çdo cent të bujarisë së çdo vendi, që vendosi të ndajë ?kafshatën? e vet me Shqipërinë e traumatizuar dhe kërrusur nga tragjedia e tërmetit rrënues të 26 nëntorit. Më shumë se vlera e pabesueshme e ndihmës së mbledhur në Konferencën e Donatorëve, plotësisht e mjaftueshme për rindërtimin e plotë, ka rëndësi shprehja e shkëlqyer e solidaritetit ndërkombëtar për fatkeqësinë tonë!
Gjithçka ishte fantastike! Falë miqve jo vetëm europianë të Shqipërisë, që u përgjigjën sot në Bruksel, ka realisht kuptim deviza e huazuar nga himni i klubit të Liverpulit. Vetëm sot të dëmtuarit nga tërmeti mund të marrrin frymë të lehtësuar. Ata ?nuk do të jenë asnjëherë vetëm?, sepse Shqipërinë miqtë nuk e lanë vetëm të vuante hallin e saj.
Sepse në rast se kjo nuk do të ndodhte, fatura e madhe e tërmetit do të ishte një kosto e papërballueshme, që do t?i mbivihej pamëshirshëm mbi shpinë dështimeve të qeverisë. Natyrisht, në dëm të atyre që u prekën nga tërmeti, në radhë të parë, dhe tërthorazi pastaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Dhe këtë nuk mund ta dinte as edhe europianisti më i thekur në Shqipëri dhe jashtë saj. Sepse shfaqje të tilla pozitiviteti janë po aq të paparashikueshme sa edhe vetë tërmetet.
Sot është një ditë kur duhet të anashkalohen të gjitha të këqijat, edhe sepse e ka brenda përgjigjen e merituar për ?sovranistët? e lodhur të Tiranës, të cilët për interesat meskine dhe llogaritë e tyre të prishura e vënë herë pas here në dyshim raportin tonë me partnerët perëndimorë. Do të mjaftonte ajo që ndodhi sot në Bruksel për t?i refuzuar dhe mëshiruar përgjithmonë ata.
Dhe në fund fare, qeveria do të bënte mirë që të na i kursente krekosjet dhe mburrjet për një meritë që nuk është e saj. Ajo duhet të përveshë mëngët kokëulur dhe të nisë pa humbur kohë rindërtimin, duke shmangur standartet dhe veset e veta famëkeqe me fondet publike, por mbi ta gjitha, duke u fokusuar tek transparenca. Sepse praktikisht është i vetmi kërcënim për ta shkatërruar apo prishur këtë mrekulli, që prodhoi sot Brukseli për Shqipërinë.
* Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe...
Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Fre...
* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme...
Nga vitet ’70 të shekullit të fundit të mijëvjeçarit të dytë...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin ...
Nga Enver Robelli-Pritja që kryeministri i Shqipërisë i bëri...
Unë hyra pa trokitur, madje shkelmova derën dhe u futa brend...
Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëp...
Do të doja shumë që qyteti ku jam lindur dhe rritur të kisht...
Qeveria e Edi Ramës asnjëherë nuk e ka thënë të vërtetën se ...
Në vëmendje të delegacionit të Komisionit të Venecias———–Ka ...
Nga Pëllum Kulla-Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy net...
Mësuesit e shkollës në Krahës të Tepelenës, humbën jetën rru...
Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit q...
Të uroj jetë të gjatë zonja e zeze, ndryshe nga ç’e kisha me...
Nga Rigels SelimanThonë qe vesi vdes me shpirtin. E tillë ës...
Të ngujuar të gjithë brenda kullës së një cinizmi kolektiv, ...
Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ...
* Po dëgjoj prej minutash sqarimet e Ministrit Lleshaj në em...
Nga Spartak Ngjela* Një qëndrim kritik-teorik kundrejt ligji...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...