Connect with Us

Mosçelja e negociatave/ Rama në Konferencën e Donatorëve: Ishte tërmet politik

Politikë

Mosçelja e negociatave/ Rama në Konferencën e Donatorëve: Ishte tërmet politik

Publikuar

-

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e donatorëve në Bruksel, kryeministri Edi Rama deklaroi se moshapja e negociatave ishte një tërmet politik për Shqipërinë.

Rama theksoi se Shqipëria bëri gjithçka që BE kërkoi për të hapur negociatat, dhe sërish vendi ynë ka shpresa për të ardhme më të mirë.

“Ne kemi nevojë për grante për të rregulluar banesat e banorëve që iu janë shembur shtëpitë. Ndihma që iu kërkojmë është përtej ndihmës financiare. Na duhen 1 miliardë euro. Në nëntor tërmeti na tronditi. Vërtetë u tronditëm sikur na ishte marrë fryma. Ne u ndjemë të pafuqishëm përpara fuqisë së Zotit apo natyrës. Edhe pse të goditur, ne jemi plot shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ne kemi pasur tërmet fizik dhe politik e na duhet të përballemi me to.
Moscelja e negociatave ishte për ne një tërmet politik. Ne bëmë gjithçka u kërkua dhe në fund na u tha ‘jo’”. Ne patëm tërmet politik, por kemi shpresa për një ardhmëri më të mirë. Ne mund të jemi të vegjël, por kemi zemër të madhe. Ju jeni miqtë tanë të nderit. Faleminderit që na dëgjoni e faleminderit për mbështetjen. Zoti iu bekoftë ju dhe shtetet tuaja”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ju lutem na ndihmoni”/ Rama në konferencën e donatorëve: Flamuri shqiptar të zëvendësojë atë britanik

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në konferencën e donatorëve për Shqipërinë në Bruksel.

Rama nisi fjalën e tij më fjalën “faleminderit” thënë në gjuhë të ndryshme në shenjë mirënjohje për vendet që ndihmuan vendin tonë pas tërmetit të 26 nentorit.

Kryeministri kërkoi ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme pë rimëkëmbjen e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do ishte i lumtur nëse Shqipëria do të zëvendësonte flamurin e Britanisë të Madhe në BE.

“Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin. Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte unë nga një vend i vogël, kërkojmë të hyjmë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Sic ndodh një këngë e John Lenon ‘Jeta të ndodh’, ndërsa bën plane të tjera. në fakt ishim të zënë me plane, por toka u trondit e prej atij momenti gjithçka është përqëndruar te ai moment. Ndjehem kaq mirë të zbulonim se nuk ishim të vetëm, kishim kaq shumë miq, që ishin me ne për të shpëtuar jetë, për të vlerësuar dëme e tashmë në përpjekje për të ndërtuar shtigje të reja. Faleminderit miq nga Turqia, nga SHBA, miq në Azi të gatshëm të ndihmoni në këtë konference.” u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dvorani u përdor për të kapur Gjykatën Kushtetuese”/ PD kërkon hetim nga SPAK

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë sot nga Presidenti Ilir Meta, që sipas tij dëshmojnë kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.

Po ashtu, Bardhi i ka kërkuar SPAK, të nisë menjëherë hetimet, ndërsa shton se kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën.

“Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

LEXO EDHE:  Dashamir Peza rrëfen darkën me Ramën dhe Ben Blushin

LEXO EDHE:  Rama inauguron rrugën e nisur nga Berisha/ Katërfishon çmimin

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.”-shkruan Bardhi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi pas tërmetit/ Britania dhuron 1 milion paund

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që sot mbahet konferenca e donatorëve në Bruksel ku pritet të mblidhen ndihma monetare për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit, ambasada britanike në Tiranë njofton se qeveria do japë 1 milion paund si ndihmë për Shqipërinë.

“Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor.

Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ambasadës Britanike.

LEXO TE PLOTE