Connect with Us

Ministri e zbulon në Konferencën e donatorëve/ Kjo është shuma që dhuron Italia për rindërtimin pas tërmetit

Politikë

Ministri e zbulon në Konferencën e donatorëve/ Kjo është shuma që dhuron Italia për rindërtimin pas tërmetit

Publikuar

-

Italia i dhuron Shqipërisë 65 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm italian në Konferencën e donatorëve.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.

LEXO EDHE:  A mund të shpëtohet Venecia?

Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Emiratet e Bashkuara Arabe befasojnë Shqipërinë/ Zbulohet shuma e majme që dhurojnë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

Emiratet e Bashkuara Arabe do ti japin Shqipërisë një shumë të konsiderueshme për procesin e rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Në Konferencën e Donatorëve, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara kanë deklaruar se do të dhurojnë një shumë prej 70 milionë eurosh, me të cilët vetë ky vend do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi.

Ndërkaq, një shumë të konsiderueshme prej 9 milionë eurosh ka vendosur të dhurojë edhe Zvicra.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Banka Botërore i jep Shqipërisë 160 milionë euro hua

Publikuar

-

Nga

Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë një hua prej 160 milion eurosh për rindërtimin.

Nga këto, 6 milion euro projektet e spitaleve apo dhe 6 milion të tjera nga BERZH mobiljet e spitaleve.

Ndërsa Banka Europiane e Investimeve EIB ka dhënë një grant 2.5 milion euro kurse huaja thotë se mund të shkojë deri në 100 milion euro për rindërtimin, bizneset e dëmtuara si dhe për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Shteti evropian ndalon publikimin e fotografive të fëmijëve në rrjetet sociale

LEXO EDHE:  Në kërkim nga Italia/ Arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Por EIB bën me dije se kjo hua të jepet vetëm atëhere kur të parashihen projektet dhe të jenë të pranueshme për një hua nga Banka Europiane e Investimeve.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Shifrat, sa para dhuroi secili shtet për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel vijon mbledhja e të ardhura për procesin e rindërtimit në Shqipëri e cila u godit nga një tërmet katastrofik më 26 nëntor të vitit 2019.

Nga shifrat e publikuara, Franca, Italia Gjermania dhe Turqia janë ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE: 100 milionë euro.

Franca: 100 milionë euro.
Italia: 65 milionë euro.

Turqia: 46.3 milionë euro
KE: 15 milionë euro.

Gjermania: 11 milionë euro
Holanda: 3 milionë euro.
Danimarka: 2.7 milionë euro.
Suedia: 5.6 milionë euro.
Polonia: 2.7 milionë euro.
Greqia: 2.5 milionë euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive.

LEXO EDHE:  Në kërkim nga Italia/ Arrestohet 28-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  Shteti evropian ndalon publikimin e fotografive të fëmijëve në rrjetet sociale

Serbia: 2 milionë euro grant.
Sllovakia: 250 mijë euro (për rindërtimin e shkollave).
Austria: 1 milion euro.
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.

Sllovenia: 300 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle).
Finlanda: 300 mijë euro.
Portugalia: Vetëm asistencë teknike.
Luksemburg: 100 mijë euro.
Bullgaria: 120 mijë euro.
Rumania: 2 milionë lei.
Qipro: 9.5 milionë korona çeke.
Hungaria: 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave).
Irlanda: 300 mijë euro.
Spanja: 250 mijë euro.
Mali i Zi: 500 mijë euro.
Maqedonia e Veriut: 6 milionë denar.
Kosova: 200 mijë euro.
Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro.

LEXO TE PLOTE