LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta akuza Kuvendit/ Si gënjeu Komisionin e Venecias, ja përgjigjja që mora nga Dvorani

17 Shkurt 2020, 11:10, Politikë CNA
Meta akuza Kuvendit/ Si gënjeu Komisionin e Venecias, ja përgjigjja

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat, nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Kuvendit, dhe kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Meta tha se Kuvendi ka gënjyer kur ka thënë se për heqjen e kompetencave të presidentit për betimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, ka marrë edhe mendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas kreut të shtetit, ky ishte argumenti që Kuvendi i dha Komisionit të Venecias, se përse e miratoi ligjin në seancë plenare pa pritur mendimin e Venecias.

Metës ndër të tjera, theksoi se Kuvendi i ka kërkuar Venecias të mos i marrë parasysh pyetjet e tyre për këtë çështje. Por Presidenti tha se në një shkresë që institucioni i presidencës i ka bërë Dvoranit për këtë çështje, ai i është përgjigjur me shkresë zyrtare se “Nuk ka pasur kërkesë nga ana e Kuvendit për mendime për betimin e gjyqtarëve, nuk ka mendim të konsultuar nga anëtarët e këshillit”, citoi Meta përgjigjen e Dvoranit.

“Ky ligji që duan të bëjnë kundërshtim me kushtetutën që të çojnë kamikazët e partisë në Gjykatën Kushtetuese, duan që t’i fusin nga oxhaku, që ta nxijnë me keq edhe Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën në Drejtës. Këta thirrën Venecia, jo unë dhe këta një ditë para se Venecia të vinte këtu, për këta ligj që thirrën këta e bën fakt të kryer dhe iu lutën Venecias mos e përfshi në opinion se ne e kaluam dje. Gjendja e Kuvendit kështu është katandisur. Ata thonë se i kanë marrë mendim KED, por pastaj Dvorani na thonë se nuk i kanë kërkuar mendim”, tha Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga