Connect with Us

Lëvizja e Re e Galdinit hedh “rrenjë” edhe në Lushnje!

Politikë

Lëvizja e Re e Galdinit hedh “rrenjë” edhe në Lushnje!

Publikuar

-

Prej shtatorit 2019, një subjekt i ri politik i djathtë dhe opozitar është shfaqur në skenën politike shqiptare.
LRE – Lëvizja e Re e drejtuar nga pedagogu Arian Galdini, është partia më e re e cila ka vendosur strategjikisht që të ngrihet ngadalë pa media, pa zhurmë, por duke zhvilluar takime të vogla, person pas personi, grup pas grupi, komunitet pas komuniteti, fshat më fshat, lagje më lagje dhe qytet më qytet.
LRE e Galdinit ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët shqiptarë nëpërmjet shtrëngimit të drejtpërdrejtë të duarve dhe duke përdorur vetëm facebook.
Është një strategji e vështirë dhe tepër e rrezikshme kjo që ka zgjedhur Lëvizja e Re, pasi kërkon rezistencë për një proçes tepër të ngadaltë dhe plot pasiguri.
Sidoqoftë, prej shtatorit 2019 kur LRE – Lëvizja e Re nisi udhëtimin politik, nëse hedh një sy në Profilin Personal apo në Faqet Zyrtare të Arian Galdinit dhe të LRE, bie në sy që takimet janë të shumta.
LRE ka arritur në 6 muaj të ngrejë ekipet nismëtare në mbi gjysmën e 61 Bashkive të Shqipërisë.
Së fundmi, kjo parti e re e djathtë dhe opozitare, ishte e stacionuar në qytetin e Lushnjes.
Arian Galdini dhe drejtues të tjerë të LRE si Ing. Luljan Strazimiri (Kryetari i LRE për Tiranën), pedagogia e ekonomisë Denisa Kele, avokatja Misire Gjana, Ing. Tomorr Laze, sociologia Elisa Carka ishin në qytetin e Lushnjes për të prezantuar Platformën Politike të LRE por edhe për të shpallur krijimin e Ekipit Nismëtar të LRE për qytetin e Lushnjes.
Ndër të tjera, Kryetari i LRE Arian Galdini deklaroi se:
“Shqipëria nuk buzëqesh më sepse politika zbukuron vetveten vetëm me propagandë e rrena, duke u shndërruar në “bukuri që vret”. Politika e propagandës, mediave, tv, gazetave dhe portaleve, duket shumë e bukur.
Por shqiptarët i njohin mirë politikanët dhe partitë e këtyre 30 viteve.
Sado ta zbukurojnë vetveten me propagandë mediatike dhe online, me kameramanë, fotografë, analistë dhe regjizorë, këta politikanët tanë, e vërteta është se për qytetarët shqiptarë, çdo politikan e çdo parti e këtyre 30 viteve janë as më shumë dhe as më pak veç Plaçkaxhinj.
Në vitin 1990, ne shqiptarët kujtuam se fituam pluralizmin politik. Por pluralizmi politik që fituam në dhjetorin 1990, në zyrën e Ramiz Alisë, me firmën e Ramiz Alisë, na doli një pluralizëm i rrejshëm.
Në dhjetorin 1990 ne fituam pluralizmin e bijëve të Ramizit dhe Nexhmijes, i cili nuk ishte aspak pluralizëm politik, por vetëm pluralizëm kryetarokratik. 4 apo 5 njerëz, 4 apo 5 Kryetarë Partie kanë 30 vite që e sundojnë dhe plaçkisin Shqipërinë.
Ata janë bashkë. Ata janë Një. Ata janë Klubi i Plaçkaxhinjve. Prandaj, ne duhet të rithemelojmë pluralizmin politik. Prandaj Reforma Zgjedhore është domosdoshmëri. Ndaj edhe krijimi i LRE është shenja e parë e rithemelimit të pluralizmit politik, sepse ne jemi partia e parë në Shqipëri që nuk po lind as nga elitat Lart, as nga mediat, as me porosi, as me financime, as nga ishët e korruptuar. Lëvizja e Re është partia e thjeshtë, e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm, të papërlyer dhe halleplotë. Do tia dalim”.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi për donacionet/ Çdo euro të administrohet me transparencë

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur  mirënjohje për të gjithë vendet, që u solidarizuan me Shqipërinë në dhurimin e 1.15 miliardë euro për rindërtimin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë familjeve të pastreha.

“Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira.

Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.

Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.

LEXO EDHE:  Arian Galdini këshillon Ramën/Bëji zgjedhjet më 24 maj, sepse …!

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Fitorja e Kombetares dhe bishti i shqiptareve!

Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.

Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm”, shkruan Kryemadhi në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm, sepse Shqipërinë nuk na e lanë vetëm”

Publikuar

-

Nga

(Edhe solidariteti mes popujve qenka po aq i paparashikueshëm sa tërmetet)

Sot është një ditë e bekuar për të kuptuar se ëndrra e shqiptarëve për Europën shkon përtej slloganeve të stërpërdorura politike për integrimin. Dhe se vetë ai proces nuk ka parasysh një vizë më pak apo më shumë në pasaportat tona.

Por mbi të gjitha për t’u bindur se anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete dhe kurrësesi stacioni i fundit në rrugëtimin politik të shqiptarëve përkrah popujve të tjerë.
Mirënjohje për çdo cent të bujarisë së çdo vendi, që vendosi të ndajë “kafshatën” e vet me Shqipërinë e traumatizuar dhe kërrusur nga tragjedia e tërmetit rrënues të 26 nëntorit. Më shumë se vlera e pabesueshme e ndihmës së mbledhur në Konferencën e Donatorëve, plotësisht e mjaftueshme për rindërtimin e plotë, ka rëndësi shprehja e shkëlqyer e solidaritetit ndërkombëtar për fatkeqësinë tonë!

Gjithçka ishte fantastike! Falë miqve jo vetëm europianë të Shqipërisë, që u përgjigjën sot në Bruksel, ka realisht kuptim deviza e huazuar nga himni i klubit të Liverpulit. Vetëm sot të dëmtuarit nga tërmeti mund të marrrin frymë të lehtësuar. Ata “nuk do të jenë asnjëherë vetëm”, sepse Shqipërinë miqtë nuk e lanë vetëm të vuante hallin e saj.

Sepse në rast se kjo nuk do të ndodhte, fatura e madhe e tërmetit do të ishte një kosto e papërballueshme, që do t’i mbivihej pamëshirshëm mbi shpinë dështimeve të qeverisë. Natyrisht, në dëm të atyre që u prekën nga tërmeti, në radhë të parë, dhe tërthorazi pastaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Dhe këtë nuk mund ta dinte as edhe europianisti më i thekur në Shqipëri dhe jashtë saj. Sepse shfaqje të tilla pozitiviteti janë po aq të paparashikueshme sa edhe vetë tërmetet.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Më arrestoni mua, jo Saimir Tahirin!

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/Rilindja ble vetëm kohën dhe votat, gjithçka tjetër e plaçkit!

Sot është një ditë kur duhet të anashkalohen të gjitha të këqijat, edhe sepse e ka brenda përgjigjen e merituar për “sovranistët” e lodhur të Tiranës, të cilët për interesat meskine dhe llogaritë e tyre të prishura e vënë herë pas here në dyshim raportin tonë me partnerët perëndimorë. Do të mjaftonte ajo që ndodhi sot në Bruksel për t’i refuzuar dhe mëshiruar përgjithmonë ata.

Dhe në fund fare, qeveria do të bënte mirë që të na i kursente krekosjet dhe mburrjet për një meritë që nuk është e saj. Ajo duhet të përveshë mëngët kokëulur dhe të nisë pa humbur kohë rindërtimin, duke shmangur standartet dhe veset e veta famëkeqe me fondet publike, por mbi ta gjitha, duke u fokusuar tek transparenca. Sepse praktikisht është i vetmi kërcënim për ta shkatërruar apo prishur këtë mrekulli, që prodhoi sot Brukseli për Shqipërinë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

1.15 miliardë euro për rindërtimin/ Bozdo dy fjalë Ramës: Mos u emociono shumë

Publikuar

-

Nga

Eno Bozdo i Partisë Demokratike ka reaguar pas dhurimit të 1.15 miliardë eurove për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Demokrati deklaron se kjo është prova që miqtë e Shqipërisë, veçanërisht vendet e BE-së, na u gjendën në ditën tonë më të vështirë.

Bozdo shpreh falenderime dhe mirënjohje, ndërsa thekson se sot u vërtetua se kundër Shqipërisë nuk ka asnjë komplot apo projekt konspirativ.

Ai ka dhënë edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkon të mos emocionohet dhe e vë para përgjegjësisë.

“Me pak fjalë, kur nuk na i hapin negociatat, kur flasin për krimin e organizuar, mafian, korrupsionin etj, këtë e bëjnë jo se janë kundër shqiptarëve, por pikërisht se e duan Shqipërinë dhe shqiptarët!

LEXO EDHE:  Arian Galdini këshillon Ramën/Bëji zgjedhjet më 24 maj, sepse …!

LEXO EDHE:  Nis “lufta” brenda opozitës/Aleati sulmon Bashën: Poshtërsi me listat!

Dhe dy fjalë për Ramën: mos u emociono më shumë nga ç’duhet. Mos fillo të luash teatër për të treguar se sa shumë të do ty BE. Sepse as të do dhe as të beson. Ndryshe sot Shqipëria do të ishte vetëm një hap larg BE. Por është me qindra kilometra larg. Jemi të fundit kudo dhe përgjegjësia për këtë është e jotja personalisht.

Sot Brukseli foli për Shqipërinë, dhe jo për ty. Sot ndihemi të gjithë më mirë se miqtë e vërtetë nuk na braktisën, megjithëse ti ke bërë çmos për të kundërtën. Prandaj më mirë hesht sot. Të paktën në qoftë se të ka mbetur sadopak dinjitet!”, thekson demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE