LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kurti po i mëson Ramës patriotizmin”/ Ngjela zbulon humbjet e Serbisë nga taksa 100%

17 Shkurt 2020, 19:23, Politikë CNA
“Kurti po i mëson Ramës patriotizmin”/ Ngjela zbulon

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se 12 vjetori i Pavarësisë e gjen Kosovën të formuar në kuptimin e një pozicioni historik, por deklaroi se ka pasur probleme të mëdha në qeverisje.

?Liderët e Kosovës, me përjashtim deri diku të Ramush Haradinajt, nuk kanë qenë të fuqishëm. Ajo ç?ka kam vënë re unë, është se nuk e dinë që janë fitues të një lufte dhe Serbia është e mundur. Si ka mundësi t?i lutesh të mundurit kaq shumë??, u shpreh ai në studion e Ditarit në A2.

Sipas Ngjelës, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po punojnë së bashku për të copëtuar Kosovën, ndërsa pretendon se kjo nuk ka për të ndodhur.

Avokati foli edhe për taksën 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë dhe Bosnje Hecergovinës, për të cilën tha se mund t?i shkaktojë një degradim të madh ekonomik dy shteteve ose rrezikohet pozicionimi i rrugës ku kalon Serbia.

Teksa ka folur për marrëdhëniet mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Ngjela deklaroi se ky i fundit po i mëson kreut të qeverisë shqiptare patriotizmin.

?Ka inferioritet Rama ndaj Kurtit. Duhet ta durojë, është më i aftë Kurti. Është dhe më i aftë dhe po i mëson patriotizmin?, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga