Connect with Us

Kryemadhi uron Pavarësinë e Kosovës/ Ëndrra e realizuar e të rënëve për liri

Politikë

Kryemadhi uron Pavarësinë e Kosovës/ Ëndrra e realizuar e të rënëve për liri

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi e cilëson shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ëndrrën e realizuar të të rënëve për liri.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosova jonë e dashur, martirja e përgjakur në Evropën e kohëve moderne, ëndrra e realizuar e të rënëve për liri!

12-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më jep rastin fatlum që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të uroj me gjithë zemër motrat dhe vëllezërit shqiptarë, e bashkë me ta edhe të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës për ketë ngjarje të shënuar, e njëkohësisht të shpreh bindjen time të palëkundur se kjo ditë e veçantë, do të gjenerojë më shumë energji dhe besim, më shumë përkushtim dhe vendosmëri, për të punuar pa u lodhur asnjëherë për Kosovën europiane.”-shkruan Kryemadhi.

Më tej, ajo thekson se 12 vjet në jetën e një vendi nuk janë shumë, por 12 vjet të shtetit të pavarur të Kosovës, kanë shënuar arritje me përmasa epokale po të kemi parasysh se sa shumë luftë e përpjekje, sa shumë sakrifica dhe privacione janë dashur të përballohen.

Ndaj, thekson kryetarja e LSI-së, është e natyrshme që sot një nderim i veçantë të shkojë për të gjithë ata djem dhe vajza, për të gjithë ata luftëtarë të lirisë që i dhanë Kosovës, lirisë e pavarësisë së saj, jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja!/Dekarata e fortë e Vuçiç

Gjithashtu, Kryemadhi shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, që ishin krah Kosovës si në ditët e luftës së përgjakshme, ashtu edhe në procesin politik për shpalljen e pavarësisë së saj.

“Kosova është amaneti i shenjtë i gjakut të të rënëve, por po aq është edhe ëndrra e bukur e djemve dhe vajzave të saj, ndaj përparimi dhe mirëqenia, prosperiteti dhe zhvillimi i pandalshëm, do ta bëjnë Kosovën edhe më të fortë, edhe më të begatë, edhe më europiane.

Edhe një herë:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosova jonë e dashur!”-përfundon postimin e saj Kryemadhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tetë vite duke ujitur tulipanët”/ Ish-deputeti i “nxjerr bojën” Bashës, zbulon gabimin e kreut të PD  

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar në lidhje me “shpikjen” e fundit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, nën moton “po të dëgjoj”.

Në një postim në rrjetet sociale, Harasani shkruan se një kryetar opozite minimumi duhet të thoshte “po iu dëgjojmë”, sepse nuk mund të dëgjojë i vetëm, kur është kryetar i një institucioni.

Harasani ironizon Bashën, ndërsa shkruan se nuk është Zoti, që të dëgjojë i vetëm.

Po ashtu, Harasani i jep edhe një “shuplakë” të fortë Bashës, ndërsa i kujton se ka tetë vite në opozitë dhe nuk ka bërë asgjë, përvecse ka ujitur tulipanët, në shtëpinë e tij në Hollandë.

LEXO EDHE:  Me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja!/Dekarata e fortë e Vuçiç

LEXO EDHE:  Kryemadhi kërcënon hapur Ramën/ Flet dhe për kamxhikë

“ #PoTeDegjoj.

A ka njeri ti thote qe:
1. Nuk eshte ZOTI qe degjon i vetem.
2. Qe ka 8 vjet ne opozite dhe duhet te dali me zgjidhje jo te kujtohet tani qe te degjoje cfare hallesh kane njerezit. Pse cberi gjithe keto vite ne opozite? Ujiti Tulipanet?
3. Eshte Kryetar Partie Politike. Eshte Kryetar i institucionit te Opozites dhe minimalisht duhet te thonte  #POJUDEGJOJME.”-shkruan Harasani në postimin e tij.
4. Nuk mesoi asgje nga takimi koke me koke me KM? Qe vazhdon vepron vetem?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Të thonë të vërtetën, mos mbetet topi në derën tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Rama u shpreh se miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet topi si zakonisht, në derën tonë.

“Ajo që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin, miqtë tanë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë, si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshem”, tha Rama.

Sipas tij, ka dakordësi për metodologjinë e e re dhe një përpjekje të rilindur të zgjerimit

LEXO EDHE:  Berisha-Kryemadhi kokë me kokë/ CNA zbulon bisedën mes tyre

LEXO EDHE:  Çfarë do bëjë Ilir Meta nëse shkarkohet?/ Kryemadhi tregon “planet”

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.”, u shpreh me tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE