Connect with Us

Kryemadhi për donacionet/ Çdo euro të administrohet me transparencë

Politikë

Kryemadhi për donacionet/ Çdo euro të administrohet me transparencë

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur  mirënjohje për të gjithë vendet, që u solidarizuan me Shqipërinë në dhurimin e 1.15 miliardë euro për rindërtimin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë familjeve të pastreha.

“Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira.

Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.

Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Mosçelja e negociatave, katastrofë

Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.

Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm”, shkruan Kryemadhi në reagimin e plotë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Astrit Patozi/ “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm, sepse Shqipërinë nuk na e lanë vetëm”

Publikuar

-

Nga

(Edhe solidariteti mes popujve qenka po aq i paparashikueshëm sa tërmetet)

Sot është një ditë e bekuar për të kuptuar se ëndrra e shqiptarëve për Europën shkon përtej slloganeve të stërpërdorura politike për integrimin. Dhe se vetë ai proces nuk ka parasysh një vizë më pak apo më shumë në pasaportat tona.

Por mbi të gjitha për t’u bindur se anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete dhe kurrësesi stacioni i fundit në rrugëtimin politik të shqiptarëve përkrah popujve të tjerë.
Mirënjohje për çdo cent të bujarisë së çdo vendi, që vendosi të ndajë “kafshatën” e vet me Shqipërinë e traumatizuar dhe kërrusur nga tragjedia e tërmetit rrënues të 26 nëntorit. Më shumë se vlera e pabesueshme e ndihmës së mbledhur në Konferencën e Donatorëve, plotësisht e mjaftueshme për rindërtimin e plotë, ka rëndësi shprehja e shkëlqyer e solidaritetit ndërkombëtar për fatkeqësinë tonë!

Gjithçka ishte fantastike! Falë miqve jo vetëm europianë të Shqipërisë, që u përgjigjën sot në Bruksel, ka realisht kuptim deviza e huazuar nga himni i klubit të Liverpulit. Vetëm sot të dëmtuarit nga tërmeti mund të marrrin frymë të lehtësuar. Ata “nuk do të jenë asnjëherë vetëm”, sepse Shqipërinë miqtë nuk e lanë vetëm të vuante hallin e saj.

Sepse në rast se kjo nuk do të ndodhte, fatura e madhe e tërmetit do të ishte një kosto e papërballueshme, që do t’i mbivihej pamëshirshëm mbi shpinë dështimeve të qeverisë. Natyrisht, në dëm të atyre që u prekën nga tërmeti, në radhë të parë, dhe tërthorazi pastaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Dhe këtë nuk mund ta dinte as edhe europianisti më i thekur në Shqipëri dhe jashtë saj. Sepse shfaqje të tilla pozitiviteti janë po aq të paparashikueshme sa edhe vetë tërmetet.

LEXO EDHE:  Pas tërmetit, ndryshon rregullorja për zhvillimin e territorit

LEXO EDHE:  Një tjetër tërmet i lehtë lëkund sërish Tiranën

Sot është një ditë kur duhet të anashkalohen të gjitha të këqijat, edhe sepse e ka brenda përgjigjen e merituar për “sovranistët” e lodhur të Tiranës, të cilët për interesat meskine dhe llogaritë e tyre të prishura e vënë herë pas here në dyshim raportin tonë me partnerët perëndimorë. Do të mjaftonte ajo që ndodhi sot në Bruksel për t’i refuzuar dhe mëshiruar përgjithmonë ata.

Dhe në fund fare, qeveria do të bënte mirë që të na i kursente krekosjet dhe mburrjet për një meritë që nuk është e saj. Ajo duhet të përveshë mëngët kokëulur dhe të nisë pa humbur kohë rindërtimin, duke shmangur standartet dhe veset e veta famëkeqe me fondet publike, por mbi ta gjitha, duke u fokusuar tek transparenca. Sepse praktikisht është i vetmi kërcënim për ta shkatërruar apo prishur këtë mrekulli, që prodhoi sot Brukseli për Shqipërinë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

1.15 miliardë euro për rindërtimin/ Bozdo dy fjalë Ramës: Mos u emociono shumë

Publikuar

-

Nga

Eno Bozdo i Partisë Demokratike ka reaguar pas dhurimit të 1.15 miliardë eurove për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Demokrati deklaron se kjo është prova që miqtë e Shqipërisë, veçanërisht vendet e BE-së, na u gjendën në ditën tonë më të vështirë.

Bozdo shpreh falenderime dhe mirënjohje, ndërsa thekson se sot u vërtetua se kundër Shqipërisë nuk ka asnjë komplot apo projekt konspirativ.

Ai ka dhënë edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkon të mos emocionohet dhe e vë para përgjegjësisë.

“Me pak fjalë, kur nuk na i hapin negociatat, kur flasin për krimin e organizuar, mafian, korrupsionin etj, këtë e bëjnë jo se janë kundër shqiptarëve, por pikërisht se e duan Shqipërinë dhe shqiptarët!

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Këshillat Bashkiake të punojnë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

LEXO EDHE:  Macja e Metës, parashikoi tërmetin 

Dhe dy fjalë për Ramën: mos u emociono më shumë nga ç’duhet. Mos fillo të luash teatër për të treguar se sa shumë të do ty BE. Sepse as të do dhe as të beson. Ndryshe sot Shqipëria do të ishte vetëm një hap larg BE. Por është me qindra kilometra larg. Jemi të fundit kudo dhe përgjegjësia për këtë është e jotja personalisht.

Sot Brukseli foli për Shqipërinë, dhe jo për ty. Sot ndihemi të gjithë më mirë se miqtë e vërtetë nuk na braktisën, megjithëse ti ke bërë çmos për të kundërtën. Prandaj më mirë hesht sot. Të paktën në qoftë se të ka mbetur sadopak dinjitet!”, thekson demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kurti po i mëson Ramës patriotizmin”/ Ngjela zbulon humbjet e Serbisë nga taksa 100%

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se 12 vjetori i Pavarësisë e gjen Kosovën të formuar në kuptimin e një pozicioni historik, por deklaroi se ka pasur probleme të mëdha në qeverisje.

“Liderët e Kosovës, me përjashtim deri diku të Ramush Haradinajt, nuk kanë qenë të fuqishëm. Ajo ç’ka kam vënë re unë, është se nuk e dinë që janë fitues të një lufte dhe Serbia është e mundur. Si ka mundësi t’i lutesh të mundurit kaq shumë?”, u shpreh ai në studion e Ditarit në A2.

Sipas Ngjelës, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po punojnë së bashku për të copëtuar Kosovën, ndërsa pretendon se kjo nuk ka për të ndodhur.

Avokati foli edhe për taksën 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë dhe Bosnje Hecergovinës, për të cilën tha se mund t’i shkaktojë një degradim të madh ekonomik dy shteteve ose rrezikohet pozicionimi i rrugës ku kalon Serbia.

LEXO EDHE:  “Dorëzohet” Kryemadhi / Pranon fajin për grabitjen e shqiptarëve, flet edhe për mallkime

LEXO EDHE:  Pas tërmetit, ndryshon rregullorja për zhvillimin e territorit

Teksa ka folur për marrëdhëniet mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Ngjela deklaroi se ky i fundit po i mëson kreut të qeverisë shqiptare patriotizmin.

“Ka inferioritet Rama ndaj Kurtit. Duhet ta durojë, është më i aftë Kurti. Është dhe më i aftë dhe po i mëson patriotizmin”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE