Connect with Us

Konferenca e donatorëve/ Manjani tallet keq me Ramën: As sa PPP e check up nuk e shiti dot këtë tërmet?!

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Manjani tallet keq me Ramën: As sa PPP e check up nuk e shiti dot këtë tërmet?!

Publikuar

-

Në Bruksel po zhvillohet Konferenca e Donatorëve ku marrin pjesë mbi 100 vende. Komisioni Europian i dhuroi Shqipërisë 115 milionë euro, për të ndihmuar në faturën e rindërtimit, ndërkohë që dëmet nga tërmeti llogariten 980 milionë euro.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili duke ironizuar kryeministrin Rama, shkruan se as sa PPP  e check up nuk e shiti dot këtë tërmet?!

LEXO EDHE:  Lirimi nga burgu i Domart Konjarit/ Manjani ndjesë publike Francës

“Europa na dha 100 milionë euro për Tërmetin. Qeveria do ende edhe 900 milionë.

As sa PPP e check up nuk e shiti dot këtë tërmet?!”, shkruan Manjani në reagimin e plotë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një përgjigje për Mero Bazen dhe Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, CNA.al publikoi një material investigativ, i cili tregonte se ish-politikani, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi ka një pronë në Korçë, me vlerë mjaft të konsiderueshme.

Ben Blushi ka marrë marrë rreth 140 metër katëror në katin e parë të një godine në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrësesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake. Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror. ( Lexo këtu)

Po ashtu, prej ditësh CNA.al ka publikuar një sërë materialesh të tjera investigative, ku tregohen lidhjet media-politikë-ligarkë, dhe ku del i përfshirë Ben Blushi. Linqet e shkrimeve të plota mund t’i lexoni më poshtë.

Por, pas këtyre investigimeve që CNA.al ka publikuar prej disa ditësh, mesa duket Ben Blushi po tenton të gjejë një “komardare shpëtimi”, duke tentuar të thotë se këto shkrime janë nga Sandri apo nga Berisha.

Për këtë sot është përdorur edhe gazetari Mero Baze, i cili në një shkrim të publikuar në median e tij sot, shkruan se “Frangaj hedh në sulm Berishën, kundër Blushit”.

Por, ka edhe një tjetër detaj, të cilin nëse Mero nuk e di ia kujtojmë ne. Shkrimin për 500 milionshin e ka nxjerrë CNA.al, i pari dhe po ashtu kemi publikuar edhe disa shkrime të tjera, të cilat mund ti lexoni më poshtë.

Ky është një investigim që do të vazhdojë dhe në ditët në vijim do të nxjerrim edhe të tjera materiale.

LEXO EDHE:   “Ky është kulmi i fshehjes së përgjegjësisë”/ Ish-ministri i nxjerr “bojën” Ramës

LEXO EDHE:  Ylli Manjani mbron Lulin nga Grida

Mero bën mirë të mësojë që Berisha ka reaguar, pas denoncimit nga CNA.al. Berisha ka reaguar sepse ne po themi të vërtetat e korrupsionit në media dhe në politikë. Për pasuritë dhe transaksionet prej miliona dollarë.

Në qoftë se Mero nuk e di, e rekomandojmë të lexojë shkrimet tona, të cilat i kopjon dhe nuk na citon.

Duke ngrënë drekë me Ben Blushin nuk na ndalon dhe as nuk na intimidon dot.

Nesër do të ketë të tjera prova edhe për Meron, edhe për Blushin, edhe për Sandrin edhe për doktorin. Që megjithëse është i veçantë për ne, Mero bën mirë të lexojë CNA.al për të kuptuar se kush është Luli dhe shokët e tij.

Kërkojnë të gjejnë shpëtim, por e vërteta është e vërtetë dhe kjo dosje do të përfundojë në SPAK, kjo nuk ka asnjë diskutim.

Në qoftë se SPAK nuk do të hapë hetimet, do të jemi ne media e parë në Shqipëri që do të çojmë një dosje të plotë investigative, ku do të tregojmë me fakte dhe prova konkrete pasuritë, milionat e dollarëve, dhe gjithçka tjetër ndodh mes medias, qeverisë dhe politikës.

I rekomandojmë Meros dhe Blushit, që të dy të marrin deklaratat e pasurisë së këtij të fundit, ta lexojnë fillim e mbarim se nga një gazetar dhe politikan është kthyer në një oligark./ CNA.al

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

 

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mosçelja e negociatave/ Rama në Konferencën e Donatorëve: Ishte tërmet politik

Publikuar

-

Nga

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e donatorëve në Bruksel, kryeministri Edi Rama deklaroi se moshapja e negociatave ishte një tërmet politik për Shqipërinë.

Rama theksoi se Shqipëria bëri gjithçka që BE kërkoi për të hapur negociatat, dhe sërish vendi ynë ka shpresa për të ardhme më të mirë.

“Ne kemi nevojë për grante për të rregulluar banesat e banorëve që iu janë shembur shtëpitë. Ndihma që iu kërkojmë është përtej ndihmës financiare. Na duhen 1 miliardë euro. Në nëntor tërmeti na tronditi. Vërtetë u tronditëm sikur na ishte marrë fryma. Ne u ndjemë të pafuqishëm përpara fuqisë së Zotit apo natyrës. Edhe pse të goditur, ne jemi plot shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ne kemi pasur tërmet fizik dhe politik e na duhet të përballemi me to.
Moscelja e negociatave ishte për ne një tërmet politik. Ne bëmë gjithçka u kërkua dhe në fund na u tha ‘jo’”. Ne patëm tërmet politik, por kemi shpresa për një ardhmëri më të mirë. Ne mund të jemi të vegjël, por kemi zemër të madhe. Ju jeni miqtë tanë të nderit. Faleminderit që na dëgjoni e faleminderit për mbështetjen. Zoti iu bekoftë ju dhe shtetet tuaja”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju lutem na ndihmoni”/ Rama në konferencën e donatorëve: Flamuri shqiptar të zëvendësojë atë britanik

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në konferencën e donatorëve për Shqipërinë në Bruksel.

Rama nisi fjalën e tij më fjalën “faleminderit” thënë në gjuhë të ndryshme në shenjë mirënjohje për vendet që ndihmuan vendin tonë pas tërmetit të 26 nentorit.

Kryeministri kërkoi ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme pë rimëkëmbjen e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do ishte i lumtur nëse Shqipëria do të zëvendësonte flamurin e Britanisë të Madhe në BE.

“Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin. Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte unë nga një vend i vogël, kërkojmë të hyjmë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Sic ndodh një këngë e John Lenon ‘Jeta të ndodh’, ndërsa bën plane të tjera. në fakt ishim të zënë me plane, por toka u trondit e prej atij momenti gjithçka është përqëndruar te ai moment. Ndjehem kaq mirë të zbulonim se nuk ishim të vetëm, kishim kaq shumë miq, që ishin me ne për të shpëtuar jetë, për të vlerësuar dëme e tashmë në përpjekje për të ndërtuar shtigje të reja. Faleminderit miq nga Turqia, nga SHBA, miq në Azi të gatshëm të ndihmoni në këtë konference.” u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE