Connect with Us

Konferenca e Donatorëve kaloi pritshmëritë/ LSI thirrje Ramës

Politikë

Konferenca e Donatorëve kaloi pritshmëritë/ LSI thirrje Ramës

Publikuar

-

Konferenca e Donatorëve i ka kaluar pritshmëritë dhe janë dhuruar më shumë para sesa janë përllogaritur dëmet e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku mbetën viktimë 51 persona.

Shtetet kanë dhuruar 1 miliard e 150 milion euro dhe pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i parë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i bën thirrje qeverisë që paratë të mos shpërdorohen dhe shkojnë dëm, duke përmendur këtu Reformën në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Nga Armand Shullaku/Akti i Ilir Metës nuk mjafton, duhet shumë më tepër

“Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi që u tretën si kripa në ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze të shtetit nga Rilindja”, thekson Vasili./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

1.15 miliardë euro për Shqipërinë/ Meta mirënjohje Konferencës së Donatorëve

Publikuar

-

Nga

presidenti, ilir meta

Konferenca e Donatorëve dhuroi sot 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pas kësaj ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili përshëndet të gjithë mbështetësit e Shqipërisë dhe i shpreh atyre mirënjohje.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese”, shkruan Kreu i Shtetit në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon Konferenca e Donatorëve/ Mblidhen 1.15 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë euro donacione, grante dhe hua në Konferencën e Donatorëve, duke i kaluar kështu të gjitha pritshmëritë.

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju. “, tha komisioneri për zgjerimin.

Ndërkaq, kryeministri Rama, është shprehur se kjo shifër shkon përtej imagjinatës.

“Kjo është një ëoë, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim nevoja ishte kaq e madhe. Nëqoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, pot ë arrijmë 50% mund të ndihemi të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse demokratët duhet të votojnë PS, lutje e stërlutje …!

LEXO EDHE:  Protestuesit mesazh Ramës, Bashës dhe Nokës/ Nuk do ndalemi

Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di cc’të them por më lejoni të jem mistik se në cc’mënyrë tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të citoj diccka nga Bibla “Korinthët ku thuhet ‘’Në një frumë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjestar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, edhe Papa Francesku e ka pagëzuar por nuk mund të rrij pa cituar edhe Kuranin. ‘’Njerëzimi është një komb i vetëm”,  tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emiratet e Bashkuara Arabe befasojnë Shqipërinë/ Zbulohet shuma e majme që dhurojnë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

Emiratet e Bashkuara Arabe do ti japin Shqipërisë një shumë të konsiderueshme për procesin e rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Në Konferencën e Donatorëve, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara kanë deklaruar se do të dhurojnë një shumë prej 70 milionë eurosh, me të cilët vetë ky vend do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi.

Ndërkaq, një shumë të konsiderueshme prej 9 milionë eurosh ka vendosur të dhurojë edhe Zvicra.

LEXO TE PLOTE