Connect with Us

Kim Jong Un, si mund të negociohet më dikë që ka vrarë edhe vëllain e tij?

Blog

Kim Jong Un, si mund të negociohet më dikë që ka vrarë edhe vëllain e tij?

Publikuar

-

Nga Aidan Foster-Carter “The Diplomat”

* Tre vjet më parë, Kim Jong Nam, djali i madh i Kim Jong Il, dikur trashëgimtari i tij kryesor, por që më vonë u internua, u vra. Dhe jo në ndonjë skutë, por në mes të ditës në një aeroport të mbipopulluar në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur. Ai po kthehej në shtëpinë e tij në Makau.

Kamerat e sigurisë, kapën mometin kur dy gra të reja i hedhin një lëng në fytyrë, që rezultoi të ishte agjenti vdekjeprurës nervor VX. Vrasja e tij bëri bujë në media në atë kohë, por kujtimet me kalimin e kohës veniten. “Vrasësit”, një dokumentar i ri i transmetuar së fundmi, mund ta rikthejnë në qendër të vëmendjes atë ngjarje.

Dokumentari sugjeron se të dyja gratë – aktualisht të lira – ishin vërtet të pafajshme sikurse edhe pretenduan, por se ato u mashtruan në atë që menduan se ishte një shaka televizive. Kjo ishte ajo që iu thanë atyre nga 4 burra, për të cilët ato nuk e dinin se ishin Koreja e Veriut, dhe që u larguan me shpejësi nga Malajzia.

Koreja e Veriut del rrallë nëpër mediat botërore, por në vitin 2017 kjo gjë ndryshoi. Gjatë gjithë këtij viti, Kim Jong Un (vëllai i gjysmë i vogël i Jong Nam), testoi disa raketa balistike gjithnjë e më të mëdha dhe më efektive, disa prej të cilave janë të afta të mbërrijnë deri në Shtetet e Bashkuara.

Një test bërthamor, i gjashti i republikës komuniste, pasoi në shtator. Kim testoi ndërkohë nervat e presidentit të ri amerikan, që i vuri nofkën “njeriu-raketë”,dhe e kërcënoi me “zjarr dhe tërbim”. Në vitin 2018, Kim kaloi në një qasje paqësore, duke pasur një sukses befasues.

Si Donald Trump ashtu edhe presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-in, e cilësuan atë si një lider të përgjegjshëm dhe jo një tiran të egër, apo edhe një rrezik për botën.

Bromanca deluzive Trump-Kim, i mbijetoi deri diku kaosit që e karaterizoi samitin e tyre të dytë në Hanoi shkurtin e vitit 2019, dhe që atëherë ka pasur zero progres në lidhje me çështjen e denuklearizimit. Koreja e Veriut, nuk u përmend fare në fjalimin vjetor të këtij viti të presidentit Trump.

Ndërkohë në Seul, entuziazmi i Mun për dialogun gjallon ende, pavarësisht se Pheniani është sjellë sërish në mënyrë provokative gjatë gjithë 2019-ës. Të shohim se çfarë do të sjellë 2020-a. Në dhjetor 2019, Kim i dha fund formalisht pauzës së tij 2-vjeçare të testeve bërthamore dhe raketave balistike.

Edhe pse në fakt nuk i kishte ndalur kurrë lëshimet e raketave balistike më të vogl. Kjo është pranuar si nga Trump ashtu edhe nga Mun. Këtë vit Trump duhet të fitojë zgjedhjet presidenciale. Ndaj kurdo që të lëshohet raketa e radhës e Kim, mund të nxisë reagime më pak të ashpra nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

LEXO EDHE:  “Theve paktin për të heshtur”/ Trump kërkon 20 milion dollarë dëmshpërblim nga pornostarja

Por sfida dhe kërcënimet nga armët e Koresë së Veriut nuk janë larguar asnjëherë, pavarësisht iluzionit të rremë të vitit 2018. Krahasuar me kërcënimet bërthamore dhe raketore, vrasja e Malajzisë e vëllait të tij, mund të duket një “zarar” i vogël.

Megjithatë, VX është një armë e shkatërrimit në masë, e ndaluar në bazë të Konventës së Armëve Kimike, të cilën Koreja e Veriut me sa duket nuk e ka nënshkruar. Përdorimi i tij ishte i paligjshëm, dhe tejet i papërgjegjshëm. Leksioni i vërtetë i vrasjes së vëllait të tij, është gjendja alarmante ku ndodhet sot Koreja e Veriut.

Vrasja e 3 viteve më parë, i dha mundësi Koresë së Veriut të bënte disa prova. Tani regjimi, mund të jetë i sigurt se VX-ja e tij funksionon, dhe se më të mund të shënjestrojë me sukses kundërshtarët. Kim Jong Un na testoi dhe politikisht. Nëse agjentët e huaj hyjnë dhe vrasin me armë kimike, shumica e vendeve mund të zemërohen.

Britania e bëri këtë. Në prillin e vitit 2018, Sergei Skripal, një ish-agjent rus dhe vajza e tij Yulia u  helmuan në qytetin e qetë angleze të Salisbërit me agjentin nervor Noviçok. Babë e bijë mbijetuan, por një grua e helmuar pa dashje vdiq. Moska mohoi përgjegjësinë për aktin, por nuk u besua.

Një qeveri e zemëruar britanike, mori një mbështetje të madhe ndërkombëtare . 28 vende dëbuan një 153 diplomatë rusë. Ndërkohë Malajzia reagoi dobët. Tre koreano-veriorët u ndaluan për pak ditë, por shpejt u liruan kur Pheniani kërcënoi të mbante peng stafin e ambasadës malajziane në Korenë e Veriut.

Çuditërisht, trupi i Jong Nam, iu kthye regjimit që e vrau. Malajzia ndaloi hyrjen pa viza për qytetarët e Koresë së Veriut, dhe mbylli pjesërisht ambasadën e saj në Phenian. Por qeveria e re qe pasoi kishte plane të tjera. Mahathir Muhamad, që u rikthye si kryeministër në vitin 2018, dëshiron që ajo të rifunksionojë e plotë.

Negociatat me armikut, janë një punë e përshtashme për mendjet e kthjellëta. Narcisizmi i Trump dhe nacionalizmi korean i Mun, lanë në hije natyrën e vërtetë të kundërshtarit të tyre. Kim Jong Un nuk ishte dhe as nuk është duke luajtur të njëjtën lojë si ata. Përkundrazi, ai po luan me ta, madje me shumë sukses.

Kushdo që bisedon me Korenë e Veriut, nuk duhet ta harrojë kurrë Kim Jong Nam. Fati i tij nxjerr në pah dy gjëra:çfarë lloj regjimi është në të vërtetë ai i Phenanit – një regjim kriminal, dhe deri sa larg është i gatshëm të shkojë vëllai i tij. Kim Jong Un ia hodhi paq për vrasjen e vëllait të tij 3 vjet më parë. Nëse e lejojmë ai do ta bëjë sërish atë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Meksikë, fëmijët armatosen për të mbrojtur familjet e tyre nga kartelet e drogës

Publikuar

-

Nga

Nga Klaus Ehringfeld “Der Spiegel”

* Rekrutët që i fshehin fytyrat e tyre pas shamive janë fëmijë, nga mosha 6 deri në 15-vjeç.

Ata që janë më të mëdhenj se 12-vjeç, janë të pajisur me armë që duken më shumë si pushkë të vjetra, sesa si armë moderne. Më të rinjtë, mbajnë në duart shkopinj.

Në një video që u vë virale në Meksikë në fund të muajit të shkuar, një grup fëmijësh stërvitet në një rrugë në një fshat malor. Ata kanë veshur sandale, atlete dhe pantallona të grisura. Në sfond, dikush jep komandën:”Shtrihuni! Armët gati!”.

Fëmijët janë anëtarët më të rinj të “Policia Comunitaria”, forcës policore të indigjenëve të Nahuas në shtetin meksikan të Guerreros. Ky “department” policie i vetëorganizuar, është një institucion 10-vjeçar, bazuar në traditat zakonore të indigjenëve, dhe synon të garantojë sigurinë e fshatrave të zonës.

Por tani Nahua po detyrohet të përfshijë edhe fëmijët e tyre në forcën e policisë. Njeriu që u jep komandat është Bernardino Sançez Luna, kryetar i kësaj force policore. Kur u pyet në telefon pse po armatos fëmijët, ai përgjigjet:”Të gjithë duhet të japin ndihmën e ture:burra, gra dhe fëmijë. Përndryshe, s’do të jemi në gjendje të kontrollojmë kërcënimin që na vjen nga kriminelët”. Sançez flet pastaj për masakrat ndaj banorëve të zonës, për bllokimet e rrugëve, kërcënimet e përditshme në telefon nga trafikantët, dhe për paratë që i paguhen për mbrojtje kartelit vendas të drogës, Los Ardillos.

“Për më tepër, ata kanë filluar të rrëmbejnë fëmijët tanë, për t’i detyruar t’i bashkohen kartelit”- thotë ai. Fëmijët-policë të Guerreros, nxjerrin në pah 2 zhvillime të rrezikshme në peizazhin kompleks të dhunës në Meksikë. Nga njëra anë, për shkak se shteti ose mungon në rajone të caktuara, ose është aleat me mafian, gjithnjë e më shumë rajone po kontrollohen nga krimi i organizuar.

Nga ana tjetër, një numër në rritje fëmijësh po tërhiqen në konflikt. Kjo pjesërisht pasi kartelet e drogës kanë nevojë të vazhdueshme për më shumë luftëtarë, dhe për punëtorë në laboratorët e drogës, të cilët priren t’i rekrutojnë me forcë nga brezi i ri. Dhe fshatrat indigjenë, janë më të pambrojturat ndaj kësaj dhune.

Vendimi për të armatosur fëmijët, u nxit nga vrasja me e fundit e 10 muzikantëve indigjenë në mesin e janarit, që mendohet se ranë në pritën e Los Ardillos. “Futja e fëmijëve në këtë forcë policore, është një klithmë e dëshpëruar për ndihmë”- thotë Abel Barrera nga “Tlachinollan”, një organizatë për të drejtat e njeriut në Guerrero.

“Të braktisur nga shteti, indigjenët janë të pambrojtur kundër mafies”- thekson ai. Për Barrarën, ky problem është përkeqësuar vitet e fundit. Guerrero i ndodhur buzë Oqeanit Paqësor është i njohur për resortet turistike në Akapulko. Megjithatë, ai është një nga 3 shtetet më të varfra të Meksikës, dhe një nga rajonet më të prekura nga krimi i organizuar.

LEXO EDHE:  Pakti i fshehtë 103 vite më parë/ Kush janë arkitektët e dështimit që futen në kaos Lindjen e Mesme

LEXO EDHE:  Nga Altin Goxhaj/ Shkëlqimi dhe rënia e skemës sorosiane me votën shqiptare kundër Trump

Në malet e Guerreros, banojnë kryesisht indigjenët, por kokaina që transportohet nga Amerika e Jugut drejt SHBA-së, kalon pikërisht aty. Ndërkohë kartelet e drogës, kanë mbjellë lulekuqe për prodhimin e opiumit dhe heroinës. Meksika, është prodhuesja e dytë më e madhe e opiumit në botë.

Vitin e kaluar, në këtë vend u vranë 35.588 njerëz, numri më i lartë i 20 viteve të fundit.

Organizata kriminale si Karteli i Sinaloas, i drejtuar deri vonë nga bosi Hoakin “El Chapo” Guzman, që ndodhet aktualisht i burgosur në SHBA, apo karteli veçanërisht brutal Jalisco Nueva Generación (CJNG), veprojnë si një shtet brenda shtetit në shumë pjesë të vendit.

Po kështu ndodh edhe në Guerrero. Këto kartele të mëdha, si dhe grupe më të vogla kriminale, rreth 200 në të gjithë vendin, po detyrojnë një numër në rritje fëmijësh dhe të rinjsh që t’u bashkohen atyre. “Paralelisht me rritjen e numrit të anëtarëve të Gardës së re Kombëtare nga presidenti Andres Obrador, krimi i organizuar po armatos veten”- shprehet Huan García, drejtori i grupit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve REDIM.

Një studim i vitit 2015 nga Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR), zbuloi se 30.000 fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 18-vjeçare “bashkëpunojnë në mënyrë aktive me krimin e organizuar” në rajone të ndryshme të Meksikës. Ata shërbejnë si vëzhgues, korrierë, apo edhe punëtorë në fushat me opium të karteleve.

Kur rriten, angazhohen në krime të rënda, si mbledhja e gjobave për mbrojtjen, rrëmbimin e personave, apo edhe kryerjen e vrasjeve me pagesë. Dhe gjetja e rekurtëve të rinj është e lehtë. Sipas statistikave zyrtare, 7 milionë fëmijë në Meksikë nuk shkojnë në shkollë ose janë të papunë. Sipas drejtorit të REDIM, ata shërbejnë si një burim ideal rekrutimi për krimin e organizuar.

“Më shumë se 3 fëmijë vriten çdo ditë në Meksikë. Që nga viti 2000, 21.000 vajza dhe djem janë vrarë, dhe 7.000 të tjerë konsiderohen të zhdukur”- thotë Garcia. Çfarë mund të bëhet për këtë situatë? Garsia thotë se nga 25 projektet e klasifikuara si prioritare nga presidenti Obrador, asnjëra nuk adreson gjendjen e fëmijëve të Meksikës.

Rrjeti i të drejtave të fëmijëve, ka publikuar një “Strategji Kombëtare për Parandalimin dhe Mbikëqyrjen e Dhunës së Armatosur kundër Fëmijëve dhe Rinisë”, që bën thirrje për konsultim me ekspertët ndërkombëtarë, dhe për bashkëpunim me shoqërinë civile. Garsia thotë se strategjia ka shkuar deri tek zyra e pridentit. Por deri tani, ai nuk ka marrë asnjë përgjigje./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse po dështon multikulturalizmi në qytetet evropiane

Publikuar

-

Nga

Nga Licia Cianetti “The Conversation”

* Gjatë dekadës së shkuar, ideja se multikulturalizmi është një eksperiment social i dështuar, ishte e përhapur në të gjithë Evropën. Miratimi i politikave mbi emigrantët dhe njerëzit me prejardhje emigrante, duket se sugjeron se “momenti multikulturor” – nëse ka pasur ndonjëherë një të tillë – ka marrë realisht fund.

Nën këtë mjedis, shumë ekspertë janë duke kërkuar për qytete me ide të freskëta, se si të ndërtojnë një shoqëri multikulturore dhe më gjithëpërfshirëse. Sipas rrjetit të Eurocities, “e ardhmja e Evropës varet nga qytetet e saj”. Por hulumtimi im tregon se aftësia e qyteteve për të nxitur përfshirjen etnike dhe racore, po kufizohet nga masat shtrënguese, dhe nga besimi se të parët vijnë kulturat dhe njerëzit “vendas”.

Pritshmëria që qytetet e kanë përgjigjen se si të nxitin diversitetin, vjen nga ideja se ato janë vendet natyrale për kreativitet dhe takime midis kulturave. Por kjo anashkalon pabarazinë, dhe ndarjen që vërehet gjithashtu në qytete. Gjithsesi, shumë qytete duket se e kanë kuptuar idenë e potencialit të tyre progresist.

Rrjeti Eurocities po kremton 100 ditët e para të Komisionit të ri Evropian me shembuj të qyteteve që mund ta frymëzojnë BE-në, përmes mënyrave të tyre inovative për të adresuar “sfidat evropiane”. Këto përfshijnë qasjen gjithëpërfshirëse të kryeqytetit bullgar, Sofje, për ofrimin e shërbimeve për të ardhurit; Inkubatorin e Biznesit për të Rinjtë në Oslo, që përfshin gjithashtu emigrantët; dhe programin e përfshirjes së romëve në Berlin.

Por a janë realisht qytetet përcaktuese, për një të ardhme më gjithëpërfshirëse? Hulumtimi im mbi qytetet multikulturore tregon se idetë mbi përfshirjen etnike, racore dhe fetare, kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Dhe këtu kanë ndikuar masat shtrënguese.

Buxhetet e këshillave locale, janë zvogëluar me urdhër të qeverive qendrore. Në të njëjtën kohë, më shumë politika sociale, po u kalohen në varësi administratave lokale. Me numrin e njerëzve në rrezik për të qenë në pragun e varfërisë, që është rritur dy herë më shumë në qytete sesa në zona të tjera, qytetet e kanë gjithnjë e më të vështirë të përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre.

Një problem shtesë është rritja e lëvizjes nativiste. Ajo kërkon që politikëbërësit t’u japin përparësi nevojave të qytetarëve “vendas”: kujtoni lëvizjen “punë britanike për punëtorët britanikë” ose “prima gli italiani” (italianët të parët).

LEXO EDHE:  Nga Altin Goxhaj/ Shkëlqimi dhe rënia e skemës sorosiane me votën shqiptare kundër Trump

LEXO EDHE:  “Theve paktin për të heshtur”/ Trump kërkon 20 milion dollarë dëmshpërblim nga pornostarja

Ky kombinim i masave shtrënguese dhe nativizmit, i vë nën presion qytetet që angazhohen të promovojnë përfshirjen etnike dhe racore. Ato duhet ta bëjnë këtë me buxhete të zvogëluara, dhe përballë armiqësisë në rritje ndaj shpenzimit të burimeve të kufizuara për “jo-vendasit”.

Një vend ku mund të shihen ndryshime në qasjen e qyteteve ndaj multikulturalizmit, janë dokumentet e prodhuara nga rrjetet transnacionale, ku qytetet bëhen bashkë për të shkëmbyer praktikat më të mira, dhe për të dalë me axhenda të përbashkëta.

Këto përfshijnë Rrjetin Eurocities, ose Programin e Qyteteve Ndërkulturore të Këshillit të Evropës. Këto kohë, kanë ndodhur 2 ndryshime kryesore. Së pari, rrjetet po promovojnë gjithnjë e më shumë politika që synojnë individët sesa grupet. Këtu përfshihen programe të tilla si trajnimet për punësim, apo ato që synojnë përmirësimin e aftësive dhe shanseve të individëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.

Njëkohësisht, rrjetet po promovojnë mënyrën se si qytetet po gjejnë zgjidhje pragmatike për çështjet më të ngarkuara politike. Ato përhapin praktikat më të mira mbi sheshimin e ndarjeve kulturore me projekte – si festivalet apo grupet teatrale – që promovojnë kontaktin midis kulturave dhe përmirësojnë “kohezionin e komunitetit”.

Ose projekte që adresojnë varfërinë midis emigrantëve, duke i ndihmuar ata të hyjnë në tregun e punës, ose të hapin një biznes. Kjo qasje është gjithashtu një përgjigje ndaj masave shtrënguese. Ndërkohë, përpjekjet e disa qyteteve në Evropë dhe më gjerë për të kundërshtuar ligjet anti-migrantëve, dhe për të sfiduar masat shtrënguese, japin shpresë se gjërat do të jenë më mirë. Për shembull, kryetarët e bashkive në Itali nuk pranuan të zbatonin një dekret qeveritar, që kufizonte të drejtat e migrantëve.

Por prirjet e përmendura më lart, duhet të na bëjnë gjithashtu të jemi kujdesshëm. Qeveritë lokale të qyteteve, po miratojnë politika më të hapura ndaj emigrantëve, nën presionin e fortë për të punuar me më pak burime, dhe për ta bërë atë në mënyra që nuk provokojnë një reagim të “vendasve”. Dhe kjo gjë zvogëlon opsionet e tyre politike. Qytetet mund të jenë vërtetë në gjendje të krijojnë një të ardhme më gjithëpërfshirëse, por ato po përballen me një sfidë të madhe në këtë drejtim./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Norvegjia është lidere në riciklimin e plastikës

Publikuar

-

Nga

Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj plastike në vrimën e një makinerie në hyrje të një supermarketi në kryeqytetin norvegjez Oslo. Me një sistem depozitimi që funksionon shumë mirë, Norvegjia riciklon pothuajse të gjitha shishet e saj plastike.

“Ju mund të shpëtoni prej tyre, por këtu keni mundësi ta bëni këtë në një mënyrë inteligjente”- thotë gruaja në të 70-at, teksa makineria i nxjerr një biletë me barkod që i jep të drejtën të marrë rreth 30 kroner (3 euro) në para të thata, ose të hedhura në kartën e saj të kredititit.

Me një normë riciklimi rekord prej 97 për qind, Norvegjia është 10 vjet përpara datës që synohet nga Bashkimin Evropian, vitit 2029, kur vendet anëtare duhet të riciklojnë të paktën 90 përqind të shisheve të tyre plastike. Kjo shifër është e jashtëzakonshme, po të krahasohet me 60 për qind në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që po merr në konsideratë ngritjen e një sistemi të ngjashëm depozitimi të mbetjeve plastike.

Një sistemi i tillë depozitash, shihet gjerësisht si çelësi i suksesit të vendit nordik. Konsumatorët paguajnë vetëm pak cent shtesë, kur blejnë një pije në një shishe plastike, dhe ata kompensohen kur rikthejnë shishet bosh. “Kur keni një lloj depozite të tillë, ju në fakt po u thoni konsumatorëve që ta blejnë produktin, teksa ata huazojnë paketimin”- shpjegon Kjell Olav Maldum, kreu i “Infinitum”, një kompani e krijuar nga prodhuesit dhe shpërndarësit, për të menaxhuar sistemin e depozitave.

Koncepti i rikthimit të shisheve plastike bosh është bërë kaq shumë i përhapur, madje për të ka tashmë edhe një folje në gjuhën norvegjeze:a pante. Si një bonus i shtuar për qytetarët, makinat shitëse u japin klientëve mundësinë e përdorimit të rimbursimit të tyre për të blerë një biletë llotarie, nga të cilat përfitojnë edhe shoqatat bamirëse.

Në vitin 2018, më shumë se 1.1 miliardë shishe plastike dhe kanoçe alumini u rikthyen në pikat e grumbullimit në supermarkete, stacionet e karburantit dhe dyqanet e vogla. Në Fetsund, rreth 30 kilometra në verilindjes të Oslos, qindra kamionë çojnë mijëra tona mbetje në qendrën kryesore të përpunimit të kompanisë “Infinitum”.
Pasi kalojnë nëpër rripat e transmisionit, shishet plastike që dikur përmbanin ujë apo lëngje
të ndryshme renditen, shtypen dhe vendosen në stiva që u ngjajnë kubeve të mëdhenj shumëngjyrëshe të Rubikonit, të destinuara për të pasur një jetë të dytë pas riciklimit.
Çdo shishe e re plastike, përmban rreth 10 për qind materiale të riciklueshme, një nivel që Norvegjia shpreson të rritet, dhe për këtë arsye ka vendosur një taksë regressive, që do të inkurajojë prodhuesit të përdorin plastikë të ricikluar në vend të plastikës së re, e cila aktualisht është më e lirë.

LEXO EDHE:  SHBA/ Trump emëron Këshilltarin e ri për Sigurinë Kombëtare

LEXO EDHE:  Pakti i fshehtë 103 vite më parë/ Kush janë arkitektët e dështimit që futen në kaos Lindjen e Mesme

“Ne e quajmë atë riciklim të fjongos së pastër:nëse vendosni shishet tuaja në një makineri të tilla, ato të japin një fjongo të pastër”- thotë Harald Henriksen, drejtues i një biznesi riciklimi në Tomra. “Ju mund ta përdorni sërish, dhe mund të prodhoni shumë herë shishe të reja”-thekson ai.
Në këtë shembull të një ekonomie ciklike, ajo që disa e konsiderojnë mbeturina bëhet burim, vlera e së cilës inkurajon grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane. Kjo ide ka filluar që të kopjohet edhe diku tjetër. Një shembull është Lituania, një vend që kishte një normë riciklimi prej 34 për qind para se të fuste në përdorim sistemin e depozitave, dhe në fund të vitit të dytë e kishte rritur tashmë në 92 për qind”- thotë Henriksen.
Larisa Kopelo e organizatës mjedisore “Zero Ëaste Europe” tha për AFP se sistemet e depozitave të mbetjeve, janë “e vemja mënyrë” për të përmbushur objektivin e Bashkimit Evropian. Por organizata, do të donte të shihte një sistem të përzier, që do të mbledhte shishet e qelqit për ripërdorim, dhe që do ta shtrinte sistemin e depozitave edhe në llojet e tjera paketimesh plastike.

Çdo minutë, në oqeanet e gjithë botës hidhen 15 tonë plastikë. Ndërsa industria norvegjeze e riciklimit, e pranon se planeti duhet t’i japë fund këtij problemi, ekspertët mendojnë se plastika – një material i lehtë, praktik dhe i lire, ka ende një të ardhme premtuese. “Problemi qëndron tek vetë plastika, apo tek mënyra se si sillemi ne konsumatorët? Plastika është ende një material fantastik, por ju lutemi mbajeni atë larg natyrës!”- shprehet Maldum./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE