Connect with Us

Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për ditët në vijim, ja kur rikthehen reshjet

Sociale

Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për ditët në vijim, ja kur rikthehen reshjet

Publikuar

-

Për ditët e sotme dhe nesër, moti do të vijojë të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare; ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta.

Përgjatë ditës së Mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU, përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin. Dita e Enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

LEXO EDHE:  Suprizat e motit/ Sinoptikanët paralajmërojnë temperatura të larta

Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale (vlera negative në një pjesë të madhe të vendit).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi i ditës, 17 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Nuk do jeni aspak te qarte gjate kësaj dite për ato qe duhet te bëni ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do dini çfarë përgjigje te jepni kur partneri t’iu propozoje diçka. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, prandaj do përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe do mund te kryeni te gjitha investimet qe kishit menduar.

DEMI 21. prill – 21. maj

Çiftet do kenë një dite te bukur dhe interesante. Duke qene edhe me tolerante dhe me te hapur, marrëdhënia e tyre do përmirësohet pafundësisht. Për ju beqaret do krijohen kushtet qe te realizoni takime shume interesante. Gjithsesi, sido qe te vijnë punët ju nuk duhet te nxitoheni. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe te gjithë do ju kenë zili. Disa mund t’iu kërkojnë edhe këshilla menaxhimi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Për sa iu përket çështjeve te zemrës dita e sotme ka për te qene tej mase pozitive sot. Do jeni te gatshëm për te përgatitur edhe surpriza dhe për te provuar emocione te reja. Ju beqaret duhet t’i shprehni ndjenjat nëse keni kohe qe e pëlqeni dike. Do jeni me fat sot. Për financat do jete dite e mbushur me tronditje te njëpasnjëshme sepse keni kohe qe e keni lëshuar fillimin.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot dhe pranë partnerit do kaloni vetëm momente te bukura. Romantizmi do shtohet dhe mbrëmja ka për te qene akoma me e zjarrte. Beqaret do kenë një dite te trazuar dhe nuk do arrijnë dot as te mendojnë për jetën sentimentale. Për te përmirësuar financat mos prisni te fitoni lotari e as qe te tjerët t’iu japin para hua.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë tashme do ndiheni gati për te pranuar edhe propozimet qe ai ka kohe qe ua ka bere. Beqaret gjithashtu do kenë një takim interesant qe mund te çoje ne një lidhje mjaft te qëndrueshme. Nëse me shpenzimet nuk e teproni dhe mendoni për te ardhmen, gjendja e financave do mbetet e mire.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Sot, për shkak te ndodhive ne jetën tuaj ne çift, do e ndryshoni pikëpamjen qe kishit për jetën dhe do e dashuroni me shume atë. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe nuk do ua prishe qejfin për asgjë. Beqaret nuk do kenë mundësi për te filluar lidhje serioze, por për aventura kalimtaret rastet do jene te shumta. Buxheti mund te dobësohet për shkak te një investimi qe do bëni për shtëpinë.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite e mbushur me aktivitete, komunikim dhe harmoni do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne asnjë moment nuk do ndiheni keq. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por nuk do arrijnë te bëjnë për vete personin qe me te vërtetë e pëlqejnë shume. Me mire le te presin edhe pak sesa te fillojnë diçka me një tjetër. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas mënyrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur pranë disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojnë një lidhje me ta. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni te qete.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift do jete plotësisht e qete sot. Vërtet nuk do dashuroheni me pasion te madh, por nuk do keni as debate apo zënka me partnerin. Beqaret nuk do binden aspak nga takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin ende për te bere ndryshime. Për financat do jete një dite goxha e vështirë. Pranojeni ndihmën e te afërmeve sepse ata nuk do ju luten gjithë kohës.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te re kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesa dhe për te bere çmenduri me personat qe do i joshin. E rëndësishme është qe nuk do mërziten dhe do përjetojnë emocione. Gjendja e te ardhurave do lere shume për te dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinake do keni probleme serioze.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do jeni shume te ndjeshëm sot ju te dashuruarit dhe mund te lëndoheni edhe nga ndonjë kritike e vogël e partnerit. reflektoni dhe do e kuptoni se asgjë nuk ka qene me qellim te keq. Beqaret do mendojnë se fillimi i një lidhjeje thjesht sa do ua ndërlikojë jetën dhe nuk do duan te bëjnë ndryshime. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës kështu qe mos u shqetësoni.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dita e sotme do jete shume e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje dhe ne çdo çast do e shprehin lumturinë qe do ndiejnë. Beqaret do fillojnë romanca te këndshme dhe emocionet do jene te fuqishme. Shpesh do ju duket vetja si ne ëndërr. Ne planin financiar gjerat do ecin mire nëse dini sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell dhe reshje/ Kapricot e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Për ditët e hënë dhe të martë moti do të vijoj të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ditë me diell por, mengjese të freskëta. Përgjatë ditës së mërkurë do të ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas shërbimit Meteorologjik, përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin.

Dita e enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

LEXO EDHE:  Suprizat e motit/ Sinoptikanët paralajmërojnë temperatura të larta

LEXO EDHE:  Moti për sot, 20 janar 2019

Ditën e premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pajisja me pasaporta biometrike/ Konsullata Shqiptare në Selanik bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë, të cilët kërkojnë të pajisen me pasaporta biometrike.

Në një njoftim në faqen zyrtare bëhet e ditur se për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

“Një tjetër ditë e bukur këtë fundjavë në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Selanik.

Së bashku me stafin në shërbim të vogëlushëve shqiptarë për pajisjen me pasaportë biometrike.

Kënaqësi për t’ju shërbyer qytetarëve më të rinj të Shqipërisë. Falenderim i veçantë për stafin dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar shërbime edhe këtë ditë të shtunë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja ku priten stuhi dhe rrebeshe shiu

LEXO EDHE:  Suprizat e motit/ Sinoptikanët paralajmërojnë temperatura të larta

Për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, njoftojmë edhe njëherë se takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

Lutemi dhe kërkojmë vëmëndjen tuaj për tú paraqitur në ditën dhe orën e caktuar. Mirëpresim mirëkuptimin tuaj për respektimin e rregullave të përcaktuara, ditën dhe orën e takimeve për t’ju shërbyer me shpejtësi dhe cilësi.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj.
Konsulli i Përgjithshëm”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE