LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaloi në sitën e vettingut/ Konfirmohet në detyrë zv. prokurori i Përgjithshëm

17 Shkurt 2020, 09:55, Vetingu CNA
Kaloi në sitën e vettingut/ Konfirmohet në detyrë zv.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Thoma Jano.

Gjatë verifikimit të kritereve, u konfirmua se Jano nuk kishte fshehje të pasurisë, deklarime të rreme apo konflikte interesi, ndërsa nuk u gjet asnjë provë apo informacion për të ngritur dyshime mbi kontaktet e tij me krimin e organizuar.

Kujtojmë se fund të vitit të kaluar Jano u emërua si zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe drejtor i Përgjimeve, nga kreu i organit të akuzës, Olsian Çela, me një mandat dyvjeçar./CNA.al

Lajmet e fundit nga