Connect with Us

Imazhet që tregojnë dëmet që shkakton duhani/ Manastirliu: Miratohen brenda Shkurtit, do të zënë 65% të paketës

Politikë

Imazhet që tregojnë dëmet që shkakton duhani/ Manastirliu: Miratohen brenda Shkurtit, do të zënë 65% të paketës

Publikuar

-

Brenda muajit Shkurt do të miratohen imazhet për paketat e duhanit, që do të zënë 65% të dy anëve të paketimit të duhanit, me foto që tregojnë dëmet që shkakton nga duhanpirja në shëndet.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në Kuvend.

“Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit do të vendosë brend Shkurtit për fotot dhe paralajmërimet -pictorials- në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU”, tha Manastirliu.

Imazhet e reja do te vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit.
Duke deklaruar se masat kundër duhanpirjes janë shtuar, duke përfshirë edhe gjobat e reja, të shumëfishuara sipas ligjit të ri, Manastiriliu gjatë fjalës saj ka lëshuar një paralajmërim për të gjitha subjektet, sidomos ato që tregtojnë produket e duhanit afër shkollave.

“Është fakt se viti 2019 shënon numrin më të lartë të gjobave të vendosura ne keto vite, me 466  masa administrative, nga të cilat dhjetra masa administrative prej 600 mijë lekë për shkelësit e përsëritur të ligjit. Ndërkohe,puna nuk do të ndalet, për të zbatuar ligjin, në të gjitha ambjentet që tregtojnë produkte të duhanit, sidomos puna do të fokusohet tek ambjentet afër shkollave, me zero tolerancë për subjektet që tregtojnë duhan, cigare elektronike apo shisha nargjile për të rinjtë”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Manastirliu në urgjencën e QSUT/ Spitalet në gadishmëri për festat e fundvitit

Gjashtë muaj më parë u miratuan amendimet në ligjin “Për mbrojtjen e Shëndetit nga produktet e duhant”, duke përfshirë për herë të parë, njësoj si për duhanin, ndalimin e tij në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike, shisha /nargjile, që konsiderohen po aq të dëmshme për shëndetin e popullatës.Duke theksuar se progresi në luftën kundër duhanpirjes në këto vite ka qenë i dukshëm, Manastirliu citoi Progres Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2019 që dha këtë vlerësim në lidhje me zbatimin e ligjit: “Në lidhje me kontrollin e duhanit, Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, i cili është përgatitur të jetë në përputhje me Acquis, është duke u zbatuar plotësisht”.

Megjithatë, Ministrja e Shëndetësisë e konsideroi sfidë zbatimin e ligjit të ri, me përfshirjen e të gjithë institucioneve të ngarkuara nga ligji në grupet e inspektimit, qoftë inspektoriati i punës, drejtoritë e taksave, inspektoriatet arsimore dhe policia,sepse gjithpërfshirja në këtë luftë të përditshme është thelbësore.
“Sfida jonë sot është me zbatimin e ligjit të ri, në të njëjtën masë për duhanin dhe nënproduktet e tij me zero tolerancë për shkelësit e ligjit dhe për shkelësit që nuk I druhen gjobës së parë apo të dytë, me deri në 6-fishim të masës së gjobës për këdo që sfidon ligjin në dëm të shëndetit të populate”, tha Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një vit nga djegia e mandateve/ Kush do të ikë nga politika, Basha, Kryemadhi apo Rama?

Publikuar

-

Nga

Rreth një vit më parë, në shkurt të vitit 2019, opozita filloi një sërë protestash kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Në një dalje televizive në datën 8 shkurt 2019, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh e bindur se do të largonin kryeministrin Edi Rama.

Për më tepër, Kryemadhi u shpreh publikisht se nëse nuk ikën Rama nga politika, do të ikë nga politika ajo së bashku me Lulzim Bashën.

“Ai nuk ka parë asgjë akoma… Ai është pa oksigjen. Më 16 Shkurt, ose do iki unë me Lul Bashën, ose do iki Rama!”-deklaroi Monika Kryemadhi, më shumë se një vit më parë.

LEXO EDHE:  Manastirliu në urgjencën e QSUT/ Spitalet në gadishmëri për festat e fundvitit

LEXO EDHE:  Vendimi i Ruçit/ Edhe pse iku Ristani, Parlamenti ka pijanecë të tjerë

Në fakt 16 shkurti erdhi, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim protestuan rreth pesë orë përpara Kryeministrisë. Më pas protesta u mbyll dhe nuk ndodhi asgjë.

Nuk iku Rama, por nuk ikën as Kryemadhi dhe as Basha.

Pas kësaj proteste opozita dogji mandatet, zhvilloi edhe rreth dhjetë protesta të tjera kombëtare, bojkotoi edhe zgjedhjet vendore. Rama mori në tavolinë 61 bashki, siguroi edhe një mazhorancë kushtetuese për të bërë çtë dojë.

Sot pas një viti, Basha vijon të jetë kryetari i PD-së, Kryemadhi vijon të qëndrojë në krye të LSI-së dhe Edi Rama vijon të jetë kryeministër.

Tani pyetja jonë është se cili nga këta të tre do të ikë?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

12 vjetori i Kosovës/ Meta letër Thaçit: Dekada e dytë si shtet u pavarur

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku i përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Meta shprehet se Kosova ka hyrë tashmë në dekadën e dytë të saj si shtet i pavarur dhe sovran, me një demokraci edhe më të gjallë e dinamike.

Më tej Meta thotë se kjo etapë e re e konsolidimit të shtetit të Kosovës do të shoqërohet me një hov të ri edhe në marrëdhëniet vllazërore dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane.

“Uroj që përpara sfidave të tjera aspak të lehta, në Kosovë të mbizotërojë uniteti përreth objektivit strategjik për integrimin europian dhe euro-atlantik si dhe njohjen e mëtejshme në arenën ndërkombëtare. Unë do të vazhdoj të jem përkrah jush në këtë rrugëtim që kërkon përkushtim dhe punë të palodhur të të gjitha institucioneve të Kosovës. Njokësisht, kam besim se përfaqësimi i njëzëshëm i Kosovës dhe koordinimi me partnerët strategjikë do të mundësojnë edhe finalizimin e suksesshëm të dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve përmes një marrëveshjeje që njeh pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e pakthyeshëm territorial të Republikës së Kosovës. Me urimet më të sinqerta për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës, dhe dëshirën e forcimit të marrëdhënieve tona vllazërore në të gjitha rrafshet, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, shkruan Meta në letrën drejtuar Thaçit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha uron 12 vjetorin e Kosovës/ Premtimi si kryeministër i ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar sot përvjetorin e 12-të të shtetit të Kosovës.

Basha shprehet se këto vite nuk kanë qenë të lehta për Kosovën, sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida.

Kryedemokrati ka shprehur angazhimin e tij se Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh.

“Të dashur vëllezër e motra të Kosovës, në ditën e dytë më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, ju uroj nga zemra gëzuar përvjetorin e 12-të të shtetit të Kosovës!
Këto nuk kanë qenë vite të lehta për Kosovën,sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida. Por si përherë, jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri do t’i përballni me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së vështirë të shtetformimit.
Në këtë ditë kaq të bukur dhe të rëndësishme për kombin, dua të shpreh angazhimin tim se çdo ditë të jetës dhe punës time, sot në krye të opozitës e nesër në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh.
Ne do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, prandaj edhe më të fortë edhe më të qartë se asnjeherë më parë për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Gëzuar Kosovë!”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE