Connect with Us

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Politikë

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Publikuar

-

Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Abc Neës ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “në botën e Instagramit”/ Nis fushatën për ditë më të mira

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues i rregullt i Instagramit.

Basha ka publikuar një foto ku shfaqet i buzqeshur të shoqëruar me një shkrim ku u kërkon të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun ‘DiteMeTeMira’.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira” thotë Lulzim Basha.

Kujtojmë se një vit më parë, Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takuar punëtoret me të cilët, thotë se ka biseduar për hallet e tyre të përditshme.

Basha thotë se ekonomia punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Gazetari mesazh kryeministrave europianë, këshilla për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ndërsa sot pritet të mbahet Konferenca e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, gazetari Klodian Tomorri i ka drejtuar një mesazh liderve europianë, “të vënë dorën në zemër”.

“Te dashur kryeministra europiane:
Vereni doren ne zemer sot se ne jemi te gjithe me dhome e kuzhine ketej. Na mbyti fukaralleku.

Leshoni ndonje lek se nuk i merrni dot me vete. Ne kete bote njeriut i mbahet mend vetem emri dhe veprat e mira.”-shkruan Tomorri.

Po ashtu, ai ka edhe një këshillë për kryeministrin, ndërsa shkruan “O Rame, bej bismilahi para se te filloje ajo mbledhja e donatoreve. Dhe mos vish Louis Vutton sot aty, shejtan. Mundesisht naj xhakete me arna dhe atlete 20 euroshe.”.

LEXO TE PLOTE