Connect with Us

Dyshohet se vodhi paratë e pagesave të dritave dhe ujit/ Prangoset ish-punonjësja e postës

Kronika

Dyshohet se vodhi paratë e pagesave të dritave dhe ujit/ Prangoset ish-punonjësja e postës

Publikuar

-

Policia e Fierit ka vënë në pranga një ish-punonjëse të postës në Levan, e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Mësohet se në pranga ka përfunduar A. E., 30 vjeçe, banuese në Levan, Fier.

Sipas uniformave blu, ndalimi i kësaj shtetasje u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14.02.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Kjo shtetase, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qënë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Gjoni: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë, Lleshaj të ikë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar vritet dhe hidhet në rrugë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shtetas shqiptar është vrarë me thikë.

Mësohet se një 30 vjeçar është qëlluar me thikë në shpinë e për pasojë ka humbur jetën. Dyshohet se viktima pasi është vrarë është hedhur në rrugë ku u gjet nga një kalimtar i rastit.

Ndërkohë nuk dihet ende idetniteti i shqiptarit të vrarë dhe rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ultimatumi i radhës nga OFL/ Kërkohet deklarimi i pasurisë për dy vlonjatë të dënuar në Itali

Publikuar

-

Nga

Agjentja bjonde e Operacionit Forca e Ligjit ka publikuar sot emrat e dy “të fortëve” të tjerë të cilëve u është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Në një deklaratë për mediat, OFL bën të ditur se u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: Altin Çuçaj dhe Mikel Çuçaj banues të Vlorë, të dënuar në Torino për trafik të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Kapet me drogë/Arrestohet fieraku i dënuar me burg (Emri)

LEXO EDHE:  Meta, Rama e Ruçi, para dhe pas grabitjes udhëtuan nga Rinasi

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vodhi 4 byzylykë floriri / Arrestohet i riu në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Në vijim të operacionit “Trajektorja” nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”./CNA.al

LEXO TE PLOTE