Connect with Us

“Dvorani u përdor për të kapur Gjykatën Kushtetuese”/ PD kërkon hetim nga SPAK

Politikë

“Dvorani u përdor për të kapur Gjykatën Kushtetuese”/ PD kërkon hetim nga SPAK

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë sot nga Presidenti Ilir Meta, që sipas tij dëshmojnë kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.

Po ashtu, Bardhi i ka kërkuar SPAK, të nisë menjëherë hetimet, ndërsa shton se kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën.

“Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

LEXO EDHE:  Blushi “dhëmb për dhëmb” me Dvoranin/ Bllokimi i KED, alibi e neveritshme

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.”-shkruan Bardhi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dorëzohet” mazhoranca/ Tërhiqet nga shkarkimi i Metës

Publikuar

-

Nga

Referendum për koalicionet?/ Rama i përgjigjet Metës: Modeli ynë nuk gjendet akund

Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta nga detyra.

Deputetët socialistë kanë deklaruar në Komisionin Hetimor se shkeljet e kryera nga Meta nuk përbëjnë shkak për shkarkim.

Mësohet se në komision, shumica dhe opozita parlamentare kanë paraqitur dy raporte të ndryshme dhe sipas të gjitha gjasave në parlament do të shkojnë dy qëndrime për kreun e shtetit nëse ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar, por edhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO TE PLOTE

Politikë

A mund ta votojë parlamenti jo kushtetues, marrëveshjen e 5 qershorit?!

Publikuar

-

Nga

Situata shqetësuse nga Covid/ Meta: Rritja e masave mbrojtëse, domosdoshmëri jetike!

Presidenti Ilir Meta dhe disa faktorë të tjerë, përfshirë këtu opozitën, po thonë se amrrëveshja e 5 qershorit, duhet të miratohet nga parlamenti, ashtu siç është

Por, firmosja e kësaj marrëveshje dhe ndryshimet Kushtetuese duhen të paktën 84 vota, të cilat dihet se Edi Rama nuk i ka. Dhe jo vetëm që Edi Rama nuk i ka, por parlamenti nuk ka një mazhorancë legjitime kushtetuese, këtë të dyten na e thotë presidenti Ilir Meta.

Vetë Meta ka deklaruar se vetëm 82 mandate janë të vlefshme. Nga këto 82, kemi disa deputetë, të cilët nuk pranuan t’i digjnin mandatet kur u “çmenden” Monika dhe Luli, më shumë se një vit më parë.

Pra, janë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Lefter Koka dhe Robert Bitri.

Pra, në qoftë se i heqim këta numra, ngelen 74 mandate të PS-së, dhe 2-3 të PDIU-së. Pra, socialistët në vetvete kanë vetëm 74 mandate legjitime sipas presidentit. Tre janë të çamëve, të PDIU-së, që janë mandatet e aleatit të Lulzim Bashës. Dhe mandatet e tjera janë sërish mandate të dala nga listat e Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.

Por, janë vetëm 82 mandate legjitime.

Si mund të pranojë presidenti i Republikës, që një parlament me një mazhorancë kushtetuese legjitime të munguar, të votojë një marrëveshje?

Sepse Ilir Meta thotë se marrëveshja e 5 qershorit, duhet t’i gjejë votat në parlament. Por, Luli dhe Mona ikën nga parlamenti? Ku gjenden votat legjitime për një ndryshim kushtetues, sepse vetë presidenti na thotë se kemi vetëm 82 legjitime.

Çdo marrëveshje me ndryshime kushtetuese, e votuar në parlament, qoftë edhe me dakordësinë e opozitës parlamentare, sipas Ilir Metës i bie që të jetë e pavlefshme, e paligjshme dhe si mundet që një president del gjithë ditën dhe thotë se duhen miratuar ndryshimet e 5 qershorit dhe nga ana tjetër del e thotë se nuk mund të votohen ndryshime përtej marrëveshjes së pesë qershorit.

Në fakt me 82 mandate, siç pretendon presidenti Meta se janë legjitime, as marrëveshja e 5 qershorit dhe as hapja e listave nuk janë legjitime.

LEXO EDHE:  “I dënuar për vrasje?”/ PD, gati denoncimin për kryebashkiakun e radhës

LEXO EDHE:  Dvorani dhe Zaganjori në gjyqësor/ Ish-ministri Jashtëm ngre alarmin

Ndërkohë një ditë më parë, në një dalje për mediat, Meta është pyetur nga gazetarët sesi do votohet marrëveshja, kur ai vetë e ka theksuar se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm.

Por, Meta tha se “Ju kërkoni perfeksion kushtetues, ligjor, nga presidenti që ka qënë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë të çdo ligji dhe komenti. Kërkoni të më vendosni në një situatë joperfekte duke harruar që presidenti ka qënë kundër djegies së mandateve. E vetmja gjë që mund të bëja është që të lija këtë institucion. Ka vite që provokohet ta lërë edhe këtë pozicion.”.

Në fakt ne nuk po kërkojmë perfeksion, por po kërkojmë që presidenti të mos tallë b… me shqiptarët.

Presidenti ynë nga njëra anë i bie gozhdës dhe nga ana tjetër i bie patkoit. Kur i vjen pas interesit, që gruaja e tij të ketë marrëveshjen që do, ai është gati ta njohë mazhorancën kushtetuese, edhe pse sipas tij ajo është ilegjitime. Dhe këto vota të kësaj mazhorance kushtetuese, jo legjitime, për interes të marëveshjes së pesë qershorit, duhet t’i sigurojë Edi Rama, i cili nuk e ka mazhorancën e duhur në parlament.

Nga ana tjetër, për hapjen e listave, që pjesa e opozitës parlamentare, është dakort për ta votuar, gjendet mazhoranca kushtetuese brenda parlamentit, ndërsa Ilir Meta thotë se nuk kemi një mazhorancë legjitime.

Kur i do qejfi presidentit të ngjalave i kemi të vlefshme votat kushtetuese dhe parlamenti është legjitim, kur nuk i vjen pas interesit, nuk i kemi.

Tani presidenti duhet të bëjë një sqarim publik, i kemi apo nuk i kemi mandatet legjitime, qoftë për marëveshjen e 5 qershorit, qoftë për ndryshimet në lidhje me hapjen e listave. Se duke luajtur me variantin as mish as peshk, presidenti po na del një ngjalë e vërtetë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Eurodeputetët zbusin “tonet” ndaj Shqipërisë/ Ripublikohet deklarata për “Zgjedhoren” dhe ndryshimet Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Parlamenti Europian ka ripublikuar sot deklaratën e tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis, ku i kërkojnë maxhorancës që të miratojë pa ndryshime marrëveshjen e 5 qershorit me argumentin se kjo do të ndihmonte në mbajtjen e konferencës së parë të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, por me një gjuhë më të zbutur se ajo e një dite më parë, e cila u fshi nga faqja.

Tre eurodeputetët kërkojnë nga mazhoranca që të bëjë ndryshimet pa prekur thelbin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Nga deklarata është hequr fraza: Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian.

Në vend të saj është shtuar fraza:  Është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje që të mund të mundësojë dialogun mes partive politike në mënyrë që të mbahet konferenca e parë e negociatave për integrimin e vendit në BE. 

Duke nënvizuar se çdo vënd ka të drejtën të përcaktojë vetë sistemin elektoral që do të përdorë sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit të brendshëm.

Megjithatë, sipas eurodeputetëve, është e rendësishme që në këtë drejtim të aplikohen shembujt më të mirë ndërkombëtar dhe që ndryshimet të bëhen në mënyrë transparente dhe të fillojnë të paktën një vit para zgjedhjeve elektorale të planifikuara.

LEXO EDHE:  Meta paralajmëroi video për Dvoranin/ Krasniqi: Janë mjete të luftës politike

LEXO EDHE:  Meta paralajmëroi video për Dvoranin/ Krasniqi: Janë mjete të luftës politike

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor.

Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe të vazhdojë procesin e integrimit evropian. (U shtua sot sh.r)

Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit.

Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara.

Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen.”-thuhet në deklaratë./ CNA.al

PE fshin deklaratën e tre eurodeputetëve/ Kërkuan që parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit

LEXO TE PLOTE