Connect with Us

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Kronika

Delvinë/ Punonjësi i bashkisë humb jetën sapo del nga puna

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë ku mësohet se një punonjës i bashkisë ka humbur jetën sapo ka dalë nga puna.

Vuktima është Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qëlloi me armë në ajër/ Arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

Qëlloi me armë në ajër/ Arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Nr.4 të Korçës.

Blutë kanë identifikuar personin që qëlloi në ajër dhe e kanë arrestuar në flagrancë. Dyshohet se i arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm.

“Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet  në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.

LEXO EDHE:  Plagosje me armë në Delvinë/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Operacioni për kapjen e Balilit/ Artan Hoxha tregon detajet

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Shëronin” Covidin/ Arrestohet vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PD-së, Andon Frrokaj

Publikuar

-

Nga

"Shëronin" Covidin/ Arrestohet vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PD-së, Andon Frrokaj

Ditën e sotme janë arrestuar dy persona nga Mamurrasi që dyshohet se mashtronin njerëzit duke thënë se kishin gjetur medikamentin për të shëruar Covid-19 dhe e shisnin atë në këmbim të parave.

Mësohet se dy personat e vënë në pranga janë vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike Andon Frrokaj, Frederik Frrokaj dhe nipi i tij Henri Frrokaj.

Policia njofton se ishte sinjalizuar nga qytetarët dhe pas dy muajsh hetime kanë zbërthyer skemën e mashtrimit. Frederik Frrokaj përdorte edhe rrjetin social Facebook për të gjetur sa më shumë blerës, pasi bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

LEXO EDHE:  Kapet me 1 kg kokainë/ Pranga punonjësit të Transportit Rrugor

LEXO EDHE:  Horror në Delvinë/ Shkrumbohet makina bashkë me personat brenda

Gjatë kontrollit, në banesën e vëllait të demokratit u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Frrokaj pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte ato nipit, i cili i shiste kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja

Tashmë ata po hetohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mashtronin se kishin gjetur kurën dhe shpërndanin ilaçe anti-Covid/ Arrestohen 2 persona

Publikuar

-

Nga

Mashtronin se kishin gjetur kurën dhe shpërndanin ilaçe anti-Covid/ Arrestohen 2 persona

Policia ka arrestuar dy persona në sajë të operacionit policor të koduar “Kuruesi i rremë”, pasi mashtronin njerëzit se kishin gjetur medikanmentin për të shëruar Covid-19.

Mësohet se blutë kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale F.F., 57 vjeç dhe nipin e tij H.F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F.F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti. Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F. F. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

LEXO EDHE:  E rëndë në Delvinë/ Naftëtarët përfundojnë në spital

LEXO EDHE:  Fiks-Fare paralajmëron skadalin/ 54 familje nuk u njihen certifikatat e pronësisë

Shtetasi F. F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H. F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Në banesën e shtetasit F. F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE