Connect with Us

Bashkimi Europian i jep 100 milion euro Shqipërisë/ Ursula Von der Leyen mesazhe të forta

Lajme

Bashkimi Europian i jep 100 milion euro Shqipërisë/ Ursula Von der Leyen mesazhe të forta

Publikuar

-

Në nisje të konferencës së donatorëve në Bruksel, presidentja e KE-së, Von der Leyen u shpreh se do të ndihmojmë Shqipërinë.

Po ashtu ajo theksoi se nevojat e Shqipërisë janë të mëdha, por shtoi se BE do ta ndihmojë Shqipërinë t’ia fillojë nga e para.

Gjithashtu, presidentja e KE-së tha se përtej 15 milion eurove, KE jep 100 mln euro nga buxheti i BE-së.

“Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha, mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar 1 mld euro, vetëm Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë barrë. Ne i premtojmë popullit shqiptar që jemi aty, që solidariteti jonë do të fillojë të jetë po aq i fortë sa ishte në orët e para. Ne angazhohemi për rindërtimin në vazhdimësi. Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, por ne mund ta ndihmojmë Shqipërinë që ta fillojë nga e para. Transparencë dhe llogaridhënie të plotë në terren. KE jep 100 mln euro nga buxheti i BE-së përtej 15 mln eurove” tha ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nis konferenca e donatorëve/ Presidentja e KE: E gjithë bota është mobilizuar në thirrjen tuaj për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Prej orës 14:30 ka nisur në Bruksel Konferenca e Donatorëve, ku Shqipëria shpreson te një solidaritet, jo vetëm simbolik, por të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.

Konferenca po drejtohet nga Presidentja e KE-së, Ursula Von Derl Leyen, e cila në fjalën e saj theksoi se e gjithë bota është mobilizuar, pas kërkesës së Shqipërisë për ndihmë.

“Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar ra natën, kur shumica e njerëzve ishin në gjumë. Nga tërmeti 51 humbën jeten, dy familje u shuan.

Por, qindra shqiptarë dolën vullnetarë për të punuar natë e ditë. Kjo është një histori humbje por një histori heronjsh dhe solidariteti. Brenda pak orësh ekipet e shpëtimit filluan të vinin në Shqipëri. Rreth 200 zjarrfikës italianë dhe rumunë filluan kërkimet nën rrënija, ekspertë dhe inxhinierët tanë mbërritën në Shqipëri për të vlerësuar dëmet.

Shqipëria është në zemër të kontinetit tonë dhe unë jam e bindur se ata do të jenë në mesin tonë. Sot solidariteti nuk ka ardhur vetëm nga BE, por sot po tregoni reagimin e fortë ndërkombëtar. Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse ju tregoni reagimin e fortë pas thirrjes së Shqipërisë, nga Mali i Zi deri në Kanada, nga Turqia deri në Izrael, nga Zvicra deri në SHBA. Ne kemi parë ekipet serbe dhe kosovare që punon krah për krah për të shpëtuar fqinjët. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri. Ekipet e shpëtimit nxorën 49 persona nga rrënojat. Nevojat e Shqiprëisë janë shumë të mëdha, mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale. E gjithë bota është mobilizuar në thirrjen tuaj për ndihmë”-tha ndër të tjera Von Der Leyen.

LEXO EDHE:  Ligjet e ‘censurës’ ngrenë pikëpyetje për angazhimin e Shqipërisë për integrim në BE

LEXO EDHE:  “Shqipëria është gati për të çelur negociatat”/ Varhelyi jep lajmin e mirë

Po ashtu, ajo theksoi se “Shqipëria e vetme nuk mund ta përballojë kët barrë. Por, sot i premtojmë popullit shqiptar se solidariteti ynë do të jetë i fortë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Trefishi i buxhetit për bileta avioni”/ Zbulohet shuma që parashikohet për udhëtimet e rektorëve dhe dekanëve

Publikuar

-

Nga

Universiteti i Tiranës gjatë 2020 parashikon miliona lekë shpenzime bileta avioni duke e trefishuar buxhetin krahasuar me një vit më parë.

Administratori i UT-së Skerdi Dafa parashikon 75 milionë lekë për bileta, ç’ka do të thotë më shumë se trefish i buxhetit dhe këtë relacion ia ka dërguar për miratim senatit të Universitetit të Tiranës.

Në relacionin që administratori i paraqet kreut të senatit të Universitet të Tiranës zbardh edhe fondin që universiteti shpenzoi përgjatë 2019. Sipas këtij dokumenti, në 2019 fondi për shpenzimet për bileta avioni kap shifrat e 21 milionë lekëve të vjetra, fonde këto që janë shpenzuar edhe pse universiteti nuk ka pedagogë të huaj, apo pedagogë shqiptarë që financohen për të dhënë mësim jashtë vendit.

Në listën e shpenzimeve sipas fakulteteve për 2019 më së shumti evidentohet Fakulteti i Shkencave të Natyrës i cili kap vlerën e 13 milionë lekë të vjetra shpenzime, shumë kjo që për 2020 shkon thuajse dyfish, 23 milionë lekë. Administratori i universitetit të Tiranës kërkon të marrë miratimin e senatit të Tiranës për fondin prej 75 milionë lekë të vjetra pa shpjeguar se cilat janë arsyet që krahasuar me një vit më parë ky buxhet mbi trefishohet.

LEXO EDHE:  NATO mund të “vdesë” nga vizioni eurocentrik i Emanuel Makronit

LEXO EDHE:  BERZH: Shqipërisë dhe Ballkanit mund t’ju duhen 200 vite të arrijnë standardin e BE-së

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tragjedia në Bulqizë/ Lajm i mirë për 16 vjeçaren e mbijetuar

Publikuar

-

Nga

Një lajm i mirë vjen pas tragjedisë së ndodhur në Bulqizë ku humbën jetën nëna dhe dy fëmijët.

Mësohet se 16 vjeçarja Merita Tola ka dalë nga rreziku, e cila u trajtua për toksikim nga monoksidi i karbonit.

Bëhet me dije se 16 vjeçarja është tranferuar nga spitali i Traumës në QSUT.
Vajzës do ti bëhët kontrolli psikologjik dhe më pas do të dërgohet në Bulqizë./CNA.al

LEXO TE PLOTE