Connect with Us

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Politikë

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takuar punëtoret me të cilët, thotë se ka biseduar për hallet e tyre të përditshme.

Basha thotë se ekonomia punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Gazetari mesazh kryeministrave europianë, këshilla për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ndërsa sot pritet të mbahet Konferenca e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, gazetari Klodian Tomorri i ka drejtuar një mesazh liderve europianë, “të vënë dorën në zemër”.

“Te dashur kryeministra europiane:
Vereni doren ne zemer sot se ne jemi te gjithe me dhome e kuzhine ketej. Na mbyti fukaralleku.

Leshoni ndonje lek se nuk i merrni dot me vete. Ne kete bote njeriut i mbahet mend vetem emri dhe veprat e mira.”-shkruan Tomorri.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e fshehtë Rama-Basha, mban në këmbë sistemin

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Identifikohet autori

Po ashtu, ai ka edhe një këshillë për kryeministrin, ndërsa shkruan “O Rame, bej bismilahi para se te filloje ajo mbledhja e donatoreve. Dhe mos vish Louis Vutton sot aty, shejtan. Mundesisht naj xhakete me arna dhe atlete 20 euroshe.”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nxjerr letërkëmbimet mes Kuvendit e Dvoranit/ Flet për ligjin “krye-kçk”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar letërkëmbimet mes Kuvendit dhe Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Meta tha se Dvorani është përgjigjur vetë, ndërkohë që kërkohej informacion nga KED.

“Më 8 nëntor kreu i Kuvendit ndër të tjera i thotë Ardian Dvoranit: ‘Në këto kushte për të garantuar të drejtën e çdo kandidati në votim, Kuvendi kërkon të informohet brenda ditës nga KED mbi ecurinë e procesit të emërimeve nga Presidenti’. Përgjigjja e Dvoranit pa mbledhur KED: ‘Ditën e sotme, pra për datën 8, pranë KED nuk ka ardhur ndonjë njoftim nga Presidenti për të emëruar një nga kandidatët e listës që ka emëruar Këshilli. Gjithashtu dhe në faqen zyrtare nuk është bërë publike ushtrimi i së drejtës. Prandaj vlerësoj që zonja Vorpsi konsiderohet e emëruar si gjyqtare e Kushtetueses.’
Në datën 5 nëntor… se jemi në përpjekjen finale për të bërë shtet dhe përpjekjes për grusht shteti në Shqipëri… në këtë letër të Presidentit të Republikës që i është dërguar kryetarit të Kuvendit, avokates së Popullit dhe për dijeni gjithë ambasadave që nuk i zë gjumi për drejtësinë, Presidenti me këtë vendim paraprak synon respektimin e normës Kushtetuese të zbatimit të radhës me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Sa i përket paketës anti-kçk dhe operacionit Forca e Ligjit, Meta tha se nuk i bën përshtypje por iu referua një sondazhi, ku 85% nuk e besojnë, 15% përpiqen ta besojnë.

LEXO EDHE:  Faktet me vjedhje e blerje votash/ LSI, banda që i shërbeu PD dhe Rilindjes

LEXO EDHE:  Pronat/ Basha letër Strasburgurt: Deklaratat e Ramës, presion ndaj vendimeve gjyqësorit

“Ligji për krye-kçk…Ky ligji që duan të bëjnë që në kundërshtim me Kushtetutën të bëjnë të mundur që të çojnë të gjithë kamikazët e partisë në Gjykatën Kushtetuese që është jo vetëm një përpjekje antikushtetuese dhe do të dështojë por është dhe një përpjekje për të nxirë fytyrën e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk duan që anëtarët të kalojnë nga Presidenti dhe të hyjnë nga dera e Gjykatës Kushtetuese por duan me këtë ligj duan t’i fusin nga oxhaku i Gjykatës Kushtetuese që ta nxijnë dhe më keq dhe Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi. Kush hyn nga oxhaku i nxirë del. Këta thirrën Venecian dhe një ditë para se Venecia të vinte këtu duke e ditur që Venecia nuk është çmendur që të hedhë poshtë Venecian, iu lutën mos ta përfshinin në opinion atë që kishin pyetur para dy muajve Venecian se e kaluan në Kuvend”, deklaroi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kollare me njolla, këmishë e zbërthyer e flokë të pakrehur/ Kujtim Gjuzi lë “pas dore” veten

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi bëhet gjithmonë shpesh e lajmeve lidhur me pamjen e tij pas daljeve të tij në Kuvend.

Gjatë seancës së sotme Parlamentare është parë me një look, aspak të rregullt.
Ajo që ka rënë në sy teksa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit, ka qenë fakti se është paraqitur me një kollare të pahekurosur me njolla si dhe me flokë të pakrehur.

Gjithashtu nuk mund të mos të bjerë në sy edhe këmisha e tij e zbethyer ku duket kanatjerja e tij e bardhë./CNA.al

LEXO TE PLOTE