LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha falenderon donatorët/ Ultimatum Ramës: Të nisë menjëherë puna

17 Shkurt 2020, 18:01, Politikë CNA
Basha falenderon donatorët/ Ultimatum Ramës: Të nisë

Kreu i opozitës ka falenderuar donatorët që dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha thotë se të gjitha donacionet janë të bekuara dhe të mirëpritura.

?Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë?, shkruan lideri i demokratëve.

Më tej, Basha i bën thirrje qeverisë Rama, që të nisë menjëherë puna dhe të mos abuzohet me fondet.

?Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to?, thekson ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga