Connect with Us

12 vjetori i Kosovës/ Meta letër Thaçit: Dekada e dytë si shtet u pavarur

Politikë

12 vjetori i Kosovës/ Meta letër Thaçit: Dekada e dytë si shtet u pavarur

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku i përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Meta shprehet se Kosova ka hyrë tashmë në dekadën e dytë të saj si shtet i pavarur dhe sovran, me një demokraci edhe më të gjallë e dinamike.

Më tej Meta thotë se kjo etapë e re e konsolidimit të shtetit të Kosovës do të shoqërohet me një hov të ri edhe në marrëdhëniet vllazërore dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane.

“Uroj që përpara sfidave të tjera aspak të lehta, në Kosovë të mbizotërojë uniteti përreth objektivit strategjik për integrimin europian dhe euro-atlantik si dhe njohjen e mëtejshme në arenën ndërkombëtare. Unë do të vazhdoj të jem përkrah jush në këtë rrugëtim që kërkon përkushtim dhe punë të palodhur të të gjitha institucioneve të Kosovës. Njokësisht, kam besim se përfaqësimi i njëzëshëm i Kosovës dhe koordinimi me partnerët strategjikë do të mundësojnë edhe finalizimin e suksesshëm të dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve përmes një marrëveshjeje që njeh pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e pakthyeshëm territorial të Republikës së Kosovës. Me urimet më të sinqerta për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës, dhe dëshirën e forcimit të marrëdhënieve tona vllazërore në të gjitha rrafshet, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, shkruan Meta në letrën drejtuar Thaçit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrin në listën e zgjedhësve

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare/ Zbulohen datat që ka propozuar opozita dhe mazhoranca

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qëndrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së http://www.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme http://www.mb.gov.al. Në njoftimin e KQZ thuhet se në rast se “konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative”.

Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.

LEXO EDHE:  Live-Kriza politike/ Meta “godet” Ramën dhe Bashën

LEXO EDHE:  “Lojrat djallëzore të Metës e vonuan”/ Balla ‘kërcënon’ Presidentin: Të enjten rimiratojmë buxhetin

“Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektroniki zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim. Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, qendrën tuaj të votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të identifikimit”, thuhet më tej në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta takim me Ambasadorin e Norvegjisë/ Të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim pune Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë,  Jens Erik Grondahl.

Kreu i Shtetit, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe politikën e saj inkurajuese ndaj afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në planin politik, veçanërisht konkretizimi i tyre i suksesshëm në planin ekonomik, mbeten model dhe nxitje për të shtuar përpjekjet tona në shfrytëzimin e mundësive dypalëshe edhe në fusha të tjera, si bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregëti dhe arsim”, – nënvizoi Presidenti Meta.

LEXO EDHE:  “Lojrat djallëzore të Metës e vonuan”/ Balla ‘kërcënon’ Presidentin: Të enjten rimiratojmë buxhetin

LEXO EDHE:  Meta në Gjermani/ Steimeier vlerëson rolin e Shqipërisë në Ballkan

Kreu i Shtetit e falënderoi Ambasadorin e Norvegjisë për ndihmën vyer të vendit të tij për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A i përmbushi pritshmëritë OFL?/ Felaj tregon rezultatet

Publikuar

-

Nga

A i përmbushi pritshmëritë OFL?/ Felaj tregon rezultatet

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj e konsideruar si të arsyeshëm aktin normativ të qeverisë për t’i kaluar SPAK dhe Gjykatës së Posaçme shqyrtimin e dosjeve, pas përfundimit të misionit të Operacionit Forca e Ligjit.

Sipas Felajt, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar do të vazhdojë sipas ligjit antimafia.

“Ajo që desha të nënvizoj është që OFL e përfundoi misionin e vet dhe çështjet e referuara në gjykatën dhe prokurorinë e posaçme do të përfundojnë aty dhe nuk do shpërndahet në prokurori të tjera, ndërkohë që lufta do të vazhdojë sipas ligjit antimafia”, tha Felaj për “A2”.

Pavarësisht situatës së vështirë për shkak të pandemisë dhe boshllëkut  të organeve të reja të drejtësisë në arritjet e OFL-së, Felaj thekson se u krijua modeli dhe një praktikë pune që do të shërbejë sesi duhet të veprojë policia.

“Numrat tregojnë se pavarësisht vështirësie që patëm vitin e kaluar akti normativ filloi te jepte efektet e tij n 2020 dhe në mars ne u karantinuam. Këto kanë qenë rrethana të paparashikueshme që kanë ndikuar në punën e e OFL dhe prokurorisë e gjykatave që nuk është proceduar. Deri në fund janë goditur 1500 pasuri dhe janë mbi 200 subjekte që i kanë në emër të tyre. Pavarësisht kësaj janë çështje  që ende nuk janë mbyllur me vendim përfundimtar.

Në momentin që filloi veprimi ne kishim një boshllëk në organet e reja dhe të gjitha këto pengesa dhe shumë çështje të hetimit pasuror ishin të arkivuara në sirtarët e prokurorisë dhe ky u pa si mekanizëm efikas kundër pasurive të paligjshme. U krijua një model e praktikë punë që do të shërbejë sesi duhet të veprojë policia”, tha kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

LEXO EDHE:  Skandal/ Meta shpall “armike”, SHBA-në dhe Italinë

LEXO EDHE:  Live-Kriza politike/ Meta “godet” Ramën dhe Bashën

E pyetur nëse këto do të quhen sukses i punës së OFL-së Felaj shprehet se ky operacion ka dhënë rezultatet e veta, pasi ka krijuar frymën që kushdo që vë pasuri përmes krimit e korrupsionit ndëshkohet. Sipas saj OFL-ja ishte e domosdoshme për t’i dhënë goditje pasurive të paligjshme.

“Ky operacion i ka dhënë rezultatet e tij se ka krijuar bindjen që kushdo që vë pasuri përmes krimit e korrupsionit ndëshkohet. Nuk do të doja që të zëvendësonte prokurorinë e gjykatën. Policia kishte detyrë të posaçme dhe i referonte në gjykatë. Është detyrë e prokurorisë e gjykatës të shihnin sa e bazuar ishte kjo kërkesë dhe për të vijuar me konfiskimin.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është një luftë e pandërprerë dhe i takon ligjvënësit për ta bërë sa më efikase këtë luftë. Ishte e domosdoshme për t’i dhënë një goditje pasurive të paligjshme”, u shpreh Felaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE