Connect with Us

1.15 miliardë euro për Shqipërinë/ Meta mirënjohje Konferencës së Donatorëve

Politikë

1.15 miliardë euro për Shqipërinë/ Meta mirënjohje Konferencës së Donatorëve

Publikuar

-

presidenti, ilir meta

Konferenca e Donatorëve dhuroi sot 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pas kësaj ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili përshëndet të gjithë mbështetësit e Shqipërisë dhe i shpreh atyre mirënjohje.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese”, shkruan Kreu i Shtetit në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfundon Konferenca e Donatorëve/ Mblidhen 1.15 miliard euro

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliard euro donacione, grante dhe hua në Konferencën e Donatorëve, duke i kaluar kështu të gjitha pritshmëritë.

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju. “, tha komisioneri për zgjerimin.

Ndërkaq, kryeministri Rama, është shprehur se kjo shifër shkon përtej imagjinatës.

“Kjo është një ëoë, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim nevoja ishte kaq e madhe. Nëqoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, pot ë arrijmë 50% mund të ndihemi të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave/ Një tjetër trup i pajetë nxirret nga rrënojat

LEXO EDHE:  Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di cc’të them por më lejoni të jem mistik se në cc’mënyrë tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të citoj diccka nga Bibla “Korinthët ku thuhet ‘’Në një frumë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjestar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, edhe Papa Francesku e ka pagëzuar por nuk mund të rrij pa cituar edhe Kuranin. ‘’Njerëzimi është një komb i vetëm”,  tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emiratet e Bashkuara Arabe befasojnë Shqipërinë/ Zbulohet shuma e majme që dhurojnë për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

Emiratet e Bashkuara Arabe do ti japin Shqipërisë një shumë të konsiderueshme për procesin e rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Në Konferencën e Donatorëve, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara kanë deklaruar se do të dhurojnë një shumë prej 70 milionë eurosh, me të cilët vetë ky vend do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi.

Ndërkaq, një shumë të konsiderueshme prej 9 milionë eurosh ka vendosur të dhurojë edhe Zvicra.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Banka Botërore i jep Shqipërisë 160 milionë euro hua

Publikuar

-

Nga

Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë një hua prej 160 milion eurosh për rindërtimin.

Nga këto, 6 milion euro projektet e spitaleve apo dhe 6 milion të tjera nga BERZH mobiljet e spitaleve.

Ndërsa Banka Europiane e Investimeve EIB ka dhënë një grant 2.5 milion euro kurse huaja thotë se mund të shkojë deri në 100 milion euro për rindërtimin, bizneset e dëmtuara si dhe për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Flet sizmiologu/ Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

LEXO EDHE:  Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

Por EIB bën me dije se kjo hua të jepet vetëm atëhere kur të parashihen projektet dhe të jenë të pranueshme për një hua nga Banka Europiane e Investimeve.

LEXO TE PLOTE