Connect with Us

Zbulohet “misteri” për avionin që i dhuroi Turqia Shqipërisë/ Ofrohet për fluturimet charter

Lajme

Zbulohet “misteri” për avionin që i dhuroi Turqia Shqipërisë/ Ofrohet për fluturimet charter

Publikuar

-

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Qeveria shqiptare ka marrë një avion të dhuruar nga Turqia. Burime për gazetën “TemA” bëjnë me dije se qeveria e Shqipërisë nuk është bërë pronare e asnjë avioni.

Mësohet se avioni në fjalë i përket kompanisë “Air Albania” dhe u ofrohet palëve të interesuara për fluturimet charter .

Gjithashtu bëhet me dije se Kryeministri do mund të përdorë këtë avion me një kosto më të lartë se sa kostoja e futurimeve të zakonshme të punës.

Burime për këtë gazetë tha se: “Qeveria e Shqiperise nuk eshte bere pronare e asnje avioni. Ne dijenine tone, avioni ne fjale i perket kompanise “Air Albania” dhe u ofrohet paleve te interesuara per fluturime charter. Nderkohe qe kryeministria do te mund ta perdore ate me nje kosto jo me te larte se sa kostoja e fluturimeve te zakonshme te punes. Fillimisht “Air Albania” ka ofruar disa fluturime falas per te perballuar intensitetin e vecante te udhetimeve te ketij muaji qofte per kontaktet me donatoret, qofte per nevojat e kryesise se OSBE”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Publikuar

-

Nga

Gjithçka fillon në vitin 2010. Në atë kohë pati një betejë të fortë politike në Korçë, PD në opozitë në bashki dhe socialistët në pushtet. Një betejë lokale që shkoi deri në qendër. Një përplasje për një investim që do të bëhej në qendër të qytetit. Është një objekt në në Bulevardin “Republika”, përballë lulishtes së Themistokli Germenit.  Ata që shkojnë fundjavave në Korçë ndoshta e njohin nga “Republika Pub” që ndodhet në atë godinë.

Dikur shtëpia e piktorit Guri Madhi, më pas ky objekt historik u shemb, për t’u ndërtuar një pallat gjigant nga një investitor, me mbështetjen e deputetit socialist të Qarkut Ben Blushi, në atë kohë kreu i listës.

Përplasja politike filloi për shkak se LSI-ja kishte kaluar në krah të PD-së dhe socialistët kishim humbur shumicën e Këshillit Bashkiak dhe nuk miratohej leja për këtë objekt as në KRRT, kjo pasi opozita ishte hapur kundër.

Më pas, me një manipulim në KRRT-në e qytetit, më lojën e fortë të Ben Blushit dhe cirkun e Niko Peleshit, leja u dha. Një leje skandaloze e cila erdhi pas dy shkresave, nga më të turpshmet në historinë e shtetit shqiptar. Të dyja nga ministria e Kulturës dhe nga Instituti i Monumenteve. Në të parën, Ferdinand Xhaferri, ministër Kulture, shkruante se vendi ku do ndërtohej ishte zonë muzeale dhe nuk duhej ndërtuar pallate.

Por, pas një jave erdhi një shkresë tjetër, e cila tha se e gjithë zona mund të ishte muzeale, por një pikë brenda saj nuk ishte e tillë dhe mund të ndërtohej një pallat në lartësinë e ish-shtëpisë të oficerave. Ky është objekti që shihni në fotot e mëposhtme, ku një pronësi të mirë e ka edhe Ben Blushi, i cili për influencën e tij politike morri dhe “shpërblimin”.

Politikani Blushi në atë kohë ishte përfaqësues i socialistëve në Korçë. Ishte njeriu më influent në Bashkinë e këtij qyteti dhe së bashku me ndërtuesin u bë palë, për ta ndihmuar që të merrte këtë leje. Më pas Blushi bëhet pronar në këtë objekt të shumë debatuar.

Gjithësesi objekti u ndërtua. Mori të gjitha lejet e rregullta dhe zbatoi ligjin në çdo aspekt dhe lojërat politike u harruan.

Vetëm më pas u zbulua, se Ben Blushi kishte siguruar një pronë të konsiderueshme në këtë objekt. Ai kishte marrë 140 metër katëror në katin e parë të kësaj godine. Në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes 140 metër katëror, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrësesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake.

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror.  Të cilat janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit, por gjithësesi lokali është një biznes me qera që vazhdon aktivitetin e tij.

Ndërsa e gjithë pikëpyetja dhe të gjitha faktet na tregojnë pronësinë e këtij objekti, në emër të vajzës së mitur të Ben Blushit, N. Blushi.

Në atë kohë kur u ndërtua ky objekt dhe më pas kur Ben Blushi e vendosi në emër të saj, ajo ishte e mitur. Një objekt i cili ndoshta me vlerën e sotme shkon mbi gjysëm milioni euro.

LEXO EDHE:  Aktivistja shqiptare shpërthen kundër Fatma Haxhialiut:”Ti nuk mund të fillosh Shqipërinë vitin 0″

LEXO EDHE:  E rëndë/ Vëllezërit përleshen me thika në varrimin e babait

Blushi në atë kohë, pas përfundimit të ndërtimit, pra rreth pesë apo gjashtë vite më parë, e ka regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive në emër të vajzës së tij dhe me një kontratë shit-blerje, me një vlerë qesharake.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm evazioni fiskal. Por, fakti që duhet hetuar nga SPAK është si ka përfituar Blushi me influencën e tij si politikan, me influencën e tij si deputet i Korçës, për të bërë të mundur nxjerrjen e lejes së ndërtimit të objektit apo për të shantazhuar dhe bërë presion mbi ndërtuesin, që gjithçka do blinte më pas nëë emër të vajzës ta përfitonte me çmim të ulët.

CNA.al sot po publikon fotot e mëposhtme për të kuptuar çfarë është ky objekt, sa është vlera e tij dhe ku ndodhet.

Kontratën do ta publikojmë më vonë, së bashku me vlerën reale, të cilën Blushi do të duhet ta tregojë përpara SPAK-ut. Aty ku duhet të shkojë dhe të hetohet, jo vetëm për këtë pronë që vlen qindra-mijëra euro në qendër të qytetit të Korçës, por edhe për pasuri të tjera, aksione në kompani private, apo pallate të ndërtuara në emër të të afërmve të tij.

Këto duhet të jenë pjesë e një hetimi të SPAK, prokurorët e të cilit për herë të parë duhet të na tregojnë se një ish-ministër, ish-politikan, ish-kryetar partie, sot drejtor i një televizioni kombëtar privat. do të hetohet ndershmërisht dhe asnjë nuk do të ketë frikë nga shantazhi dhe presioni i tij, i cili është kthyer në një armë të fuqishme për të luftuar këdo që i del përballë.

SPAK duhet ta hetojë pasurinë e Ben Blushit.

Nga nesër do të publikojmë të plota deklaratat e tij të pasurisë. Do të japim detaje për të gjitha pronat, për çdo qindarkë që ai ka siguruar për shkak të pushtetit të tij. Dhe këtu duhet të fillojë hetimi i SPAK, i cili duhet të shohë jo vetëm ish-politikanin Blushi, por edhe rrethin e tij.

Prona në emër të fëmijëve të tij, të familjarëve dhe të rrethit të tij. Të shikojë brezin e parë dhe të dytë, ku pasuri që sot kapin vlera marramendëse janë në emër të të afërmve të Ben Blushit. Të fëmijëve të Blushit, që nga vilat në Dardhë, duke zbritur në ambientet luksoze në qendër të Korçës, duke shkuar në pallate në Tiranë, e kështu me radhë.

Gjithçka duhet të hetohet nga SPAK, dhe ne do t’ia tregojmë opinionit publik ditë pas dite, deri ditën kur në Shqipëri do të ketë një prokuror kuraioz dhe institucione të vërteta drejtësie, që do të hetojnë dhe do të zbardhin dosjen korruptive “Ben Blushi”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dëshmia për aksidentin/ Reagon sërish Ilda Bejleri: Varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar  në rrjetet sociale pas dëshmisë në komisariat të një prej dëshmitarëve të ngjarjes së dy ditëve më parë, ku pretendohet se moderatoja ka aksidentuar një të moshuar.

Bejleri shkruan se paska ende njerëz të mirë në këtë vend teksa thekson se ndoshta njerëzit dalin nga vetja prej varfërisë dhe për të përfituar në cdo rrethanë.

Po ashtu ajo thotë se si një vajzë që është rritur nga gjyshja nuk mund të linte dikë në të shtrirë në rrugë të përplasur.

“Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend. E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.

LEXO EDHE:  Mbi fitoren e shtetit civil në Turqi/Nga Olsi Yazeji

LEXO EDHE:  E rëndë/ Vëllezërit përleshen me thika në varrimin e babait

E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha”, shkruan Ilda Bejleri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Publikuar

-

Nga

Në dy ditë rradhazi, CNA.al ka sjellë një investigim të plotë në lidhje me një transaksion shit-blerjesh në Shqipëri, të një kompanie në pronësi të pronarëve të Top Channel, Valtelina sh.p.k. e cila ka shitur 51% të kuotave tek një kompani blullgare, e quajtur EM Capital Group AD, një shumë prej rreth 2.2 milion dollarë.

Ben Blushi, Eva Blushi

Me dokumenta ekskluzive, CNA.al ( kliko këtu), tregoi se kompania bullgare kishte për pronarë tre persona, Klodian Zoton, Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi, dhe Mirel (Klodian) Mërtirin.

Kjo kompani e krijuar në Bullgari është rasti që tregon qartë sesi drejtori i një televizioni, i quajtur Ben Blushi, një ish-politikan, lidhet direkt me pronarët e një kompanie të shumë akuzuar në Shqipëri, por edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha e cila ka shitur aksionet tek kjo firmë.

Një konçesion, i cili është quajtur një aferë korruptive e qeverisë, kjo jo vetëm nga opozita, por edhe nga mediat. Raportimet e gazetarëve flasin për të paktën 47 milionë euro të paguara nga qeveria për kompaninë e inceneratroreve, ITS. Kjo kompani në Shqipëri është një subjekt, e cila përfaqësohet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ky i fundit perdor dhe emrin Klodian.

Skandali i Top Channel

Top Channel në gati dy vite, menjëherë sapo ka shkuar Ben Blushi drejtor ka marrë “shpatën” në mbrojtje të inceneratorëve dhe gjoja në emër të kauzave sociale dhe në mbrojtje të qytetarëve, ka përgatitur dhjetëra kronika në Porto Romano të Durrësit, të cilat në fakt kanë pasur një tjetër qëllim. Pra jo për qytetarët por për firmën që më pas do blinte jo pak por 2.2 milionë dollarë aksione nga pronarja e Top Channel në një tjetër kompani të saj.

Faktet flasin vetë. Kompania në Bullgari, EM Kapital Grup AD, në datën 25 nëntor ka ardhur në Tiranë nëpërmjet drejtorit të saj David Ujait dhe nëpërmjet një shumë prej 2.2 milion dollarësh ka blerë kompaninë Valtelina, një nga kompanitë lider në tregun e kafesë, e cila është edhe mbajtësja e emrit tregtar dhe Brandit Lori Kafe. E cila ka pasur për pronar të ndjerin Dritan Hoxha dhe më pas trashëgimtarët e tij.

   Vjollca Hoxha

Sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës së shitjes të siguruar nga CNA.al ( kliko këtu) del se kompania bullgare me tre pronarë, dy ata të inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit, kanë blerë Lori Kafenë dhe në dokumentat e QKR-së, kontrata e shitjes paraqet të gjitha të dhënat për palën shitëse e cila është Vjollca Hoxha, Lorena Hoxha, Redia Hoxha dhe Sara Hoxha, në emër të të cilëve ka firmosur Vjollca Hoxha.

Ndërsa për kompaninë EM Capital Grup AD ka firmosur drejtori David Ujait.

Gjithçka është bërë në prani edhe të noteres Majlinda Demollari.

LEXO EDHE:  Po tentonin të hynin ilegalisht në Shqipëri/ Kapen 20 emigrantë

LEXO EDHE:  Berisha: Ligji i luftë, një atavizëm i turpshëm i qeverisë së Greqisë

Pra, pronarët e inceneratorëve krijojnë një kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit. Kompania vjen në Tiranë dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina SHPK, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët janë të njëjtët pronarë të Top Channel dhe të disa kompanive të tjera të trashëguara nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Skema është e qartë. Nga kompania e inceneratorëve, nga Shqipëria shkohet në Bullgari. Në Bullgari kemi një kompani ku futet dhe gruaja e Ben Blushit, ky i fundit drejtor i Top Channel. Më pas gruaja e Ben Blushit, bashkë me dy pronarët e inceneratorëve, të koncesionit të aq akuzuar nga opozita dhe mediat, blejnë kompaninë që ka të njëjtët pronarë me Top Channel. Simbolin e Top Channel. Simbolin e kafesë, Lori Kafe.

Kjo është një skemë e qartë të cilën më sipër ua treguam me dokumenta dhe më poshtë po sjellim një foto, ku kemi ndërtuar në radhë personazhet e përfshira në të gjithë këtë histori. E cila duket se mban erë shumë të keqe.

Është rasti më flagrant, ku pronarët e një kompanie të shumë akuzuar, e cila merr para nga qeveria, dhe është quajtur një korrupsion i qeverisë, shkojnë dhe paguajnë pronarët e Top Channel. Jo direkt në televizion, por nëpërmjet një kompanie të dytë, që ata kanë në pronësi. Dhe është rasti kur Vjollca Hoxha, edhe pse ka firmosur shitjen e 51% të askioneve tek EM Capital Group AD, ka qëndruar vetë administratore e Valtelina shpk. Pra, kompanisë që ka Lori Kafe.

Megjithëse ka shitur shumicën e aksioneve, pra aksionet kontrolluese, Zonja Hoxha ka qëndruar vetë administratore.

Ky është një rast ku qartazi shteti shqiptar jep një koncesion inceneratorësh disa qindra milion euro. Më pas këta pronarë shkojnë dhe hapin një kompani me gruan e drejtorit të një televizioni dhe më pas gruaja e drejtorit të televizionit megjithë pronarët e inceneratorëve, nga Bullgaria vjen në Shqipëri, dhe blen një kompani e cila është në pronësi të të njëjtëve pronarë, që kanë Top Channel, ku është drejtor Ben Blushi.

Televizioni kombëtar Top Channel e ka “shpërblyer” gjithçka me propagandë ndaj qerverisë dhe bashkisë Tiranë. Një televizion, i cili në dy vite nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka mbrojtur koncesionin e inceneratorëve, aq shumë i akuzuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga opozita.

Iso edhe ndaj qeverisë që ka dhënë konçesionin, iso ndaj bashkisë Tiranë, që ka marrëdhënien zyrtare me firmën për inceneratorin dhe landfillin e Sharrës./ CNA.al

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

LEXO TE PLOTE