LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritoli poshtë makinës/ "Mrekullia" që shpëtoi makinën e Suad Licit

16 Shkurt 2020, 12:16, Kronika CNA
Tritoli poshtë makinës/ "Mrekullia" që shpëtoi

Një pako me lëndë eksplovive është gjetur mëngjesin e sotëm poshtë makinës së administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Lici.

Mësohet se fatmirësisht lënda e vendosur në pjesën poshtë makinës nuk ka shpërthyer, pasi është fikur fitili.

Grupi hetimor bën të ditur se fitili përcjellës është ndezur në momentin që e kanë vendosur autorët, por është djegur vetëm një pjesë e tij dhe është fikur duke bërë që zjarri të mos të depërtojë deri tek natribani ku ishte e mbështjellë lënda plasëse.

Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, ndërsa administratori e konstatoi pakon vetëm në mëngjes kur doli nga shtëpia për të hipur në ‘Benz’. Ekspertët e xhenios rreth orës 12:00 mbërritën në vendin e ngjarjes në Shkodër për të kontrolluar pakon. Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja theksoi se nuk u krye në vendin e ngjarjes shpërthimi i kontrolluar i pakos nga ekspertët e xhenios, pasi do të analizohet në laborator, ndërsa po hetohet për gjurmët e mundshme të gishtave të autorëve.

Lajmet e fundit nga