Connect with Us

Sulmohen me tre raketa bazat ushtarake afër Ambasadës Amerikane

Bota

Sulmohen me tre raketa bazat ushtarake afër Ambasadës Amerikane

Publikuar

-

Baza ushtarake amerikane në Baghdad të Irakut është sulmuar me 3 raketa.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk ka asnjë të lënduar nga baza që ndodhet afër me Ambasadën Amerikane.
Raportohet se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa ky është sulmi i fundit nga shumë të tillë që kanë patur objektiv trupat e koalicionit SHBA-Irak.

Në fillim të këtij viti SHBA vrau me një sulm ajror me anë të një droni gjeneralin iranian Qassem Solemaini, ndërsa Irani u përgjigj me dy raketa balistike afër bazës ushtarake amerikane në Irak, ku mbetën disa të plagosur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Avokati i Trump bën deklaratën e fortë/ Soros përdor ambasadat e SHBA-së për të sulmuar armiqtë e tij

Publikuar

-

Nga

Avokati i Presidentit të SHBA,Donald Trumo, Rudy Giuliani ka bërë një deklaratë të fortë teksa shkruan se Soros po përdor ambasadat amerikane në Europën Lindore për të mbrojtur veten e tij dhe për të sulmuar armiqtë.

Ai thekson se Soros ka themeluar shoqërinë e tij DA për të liruar kriminelë. Më tej Giuliani shprehet se Soros është armiku numër një i Partisë Republikane në SHBA me në krye Trump.

“Soros është armiku numër një i Partisë Republikane. Ai është si një anarkist. Ai financoi DA që po i lënë kriminelët të lirohen. Dhe në Evropën Lindore ai përdor ambasadat tona për të mbrojtur organizatën e tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij”, shkruan Giulian në një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Lajm i mirë nga Kina/ Bie numri i rasteve të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Kina ka raportuar për të ditën e tretë me radhë se rastet me virusin e ri kanë rënë edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ende nuk dihet se si do të zhvillohet më tej situata lidhur me koronavirusin e ri.

Autoritetet kineze thanë më 16 shkurt se vetëm brenda një dite 142 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e personave të vdekur në Kinë në 1,665.

Masat që ka ndërmarrë Kina për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po japin rezultate, tha Mi Feng, zëdhënës në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë.

Vetëm brenda një dite 2,009 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, duke bërë që në total, 68,500 persona të prekur me virusin, që është emëruar COVID-19.

Numri i rasteve të reja është më i vogël, nëse krahasohet me tre ditë më parë, ku ishin raportuar 15,000 raste të reja. Kina ka nisur të zbatojë masa të reja për të diagnostifikuar të prekurit në provincën Hubei, që konsiderohet si epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të ri.

LEXO EDHE:  Noizy flet për herë të parë pas sulmit në koncert në New York

LEXO EDHE:  Anëtari i PD sulmon deputetin e Bashës/Lutet për përçarje, por më parë duhet të ...!

Po ashtu, 9,419 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitali, thanë autoritetet kineze.

Në nivel botëror, numri i të prekurve me virus është 69,000 dhe vetëm katër vdekje janë shënuar jashtë Kinës, një në Hong Kong, Japoni, Filipine dhe Francë.

Pavarësisht se numri i rasteve të reja ka rënë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se “është shumë herët” të bëhen parashikime se si do të rrjedhë e gjithë situata lidhur me virusin./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dy marrëveshjet me Serbinë në Mynih/ Kurti: Kam rezervat e mia, nuk isha negociator

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha se ka rezerva sa i përket nënshkrimit të dy letrave të shprehjes së interesit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për autostrada dhe hekurudha.

Marrëveshja për autostrada dhe hekurudha u nënshkrua në Mynih më 14 shkurt dhe u ndërmjetësua nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Kurti thotë se për këto marrëveshje ka rezerva, pasi që nuk ka qenë pjesëmarrës në negociata.

“Unë vetëm po tregoj rezerva, për shkak se nuk kam qenë pjesëmarrës në negociata për këto letra të interesit. Natyrisht se ne na duhet lidhje, infrastrukturë më e mirë, autostrada dhe hekurudha. Por, sërish, punëtorët civilë që nënshkruan këto marrëveshje nisën negociatat gjatë qeverisë së kaluar dhe faktikisht i përmbyllën ato pa pjesëmarrjen tonë dhe ne jemi në qeveri për më pas se dy javë”, tha Kurti në një prononcim për REL.

Për palën kosovare, marrëveshjet për autostradën dhe hekurudhat i kanë nënshkruar Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Kurse nga pala serbe, të dy marrëveshjet i ka nënshkruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, përveç ambasadorit Grenell, ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes letrave të shprehjes së interesit për autostrada dhe hekurudha, të dy vendet shprehën gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

LEXO EDHE:  Video-horror/Sulmohet deputeti dhe gruaja e tij gjatë takimit elektoral (Emri)

LEXO EDHE:  Reagimi i Qeverisë për sulmin ndaj konsullatës në Strasburg

I pyetur se nëse kritikat e shprehura nga ai lidhur me marrëveshjet për autostrada dhe hekurudha kanë bërë që ambasadori Grenell të mos e takojë atë në Mynih, kryeministri Kurti thotë se komunikimi me amerikanët është i mirë dhe se gjatë qëndrimit në Mynih nuk ka qenë në plan që të takohet me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë.

“Më herët jam takuar me ambasadorin (Richard) Grenell dy herë, por jo kësaj here. Këtë herë kam qenë duke marrë pjesë në panel, në tryezë të rrumbullakët dhe ne nuk kemi pasur plane që të takohemi”.

“Po, për vete mund të konfirmoj për komunikimin tonë dhe gjithçka duket në rregull”, shtoi kryeministri Kurti.
Ambasadori Grenell më herët ka ndërmjetësuar po ashtu edhe marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kurti ishte takuar me ambasadorin Grenell dy herë, gjatë vizitave të këtij të fundit në Kosovës. Këto takime kanë ndodhur para se Kurti të merrte postin e kryeministrit.
Së fundmi, ambasadori Grenell ka kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti që të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, pasi kjo masë shihet si pengesa kryesore për rinisjen e dialogut me Serbinë.
Kurti është zotuar se taksën do ta zëvendësojë me reciprocitet, por Grenell ka kërkuar që taksa të hiqet pa u vendosur reciprociteti./REL

LEXO TE PLOTE