LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria nuk ka asnjë karantinë ndaj virusit kinez/ Masat e deritanishme janë propagandë”

16 Shkurt 2020, 15:26, Politikë CNA
“Shqipëria nuk ka asnjë karantinë ndaj virusit kinez/ Masat

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Shqipëria deri tani nuk ka asnjë karantinë për koronavirusin.

Sipas Shehut, karantina nuk mund të jetë një dhomë me disa shtretër por, një strukturë komplekse në projekt, organizim e funksionim. Demokrati i bën apel shtetit të ketë një prezencë trë ngushtë bashkë me strukturat përkatëse në vendet fqinje të Italisë dhe Greqisë të cilat janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri.

?Shqipëria nuk ka asnjë ?Karantinë? ndaj virusit ?kinez?.
Heshtja e plotë e Shtetit, me gjithë insistimin, për të shpjeguar ku ndodhet kjo ?Karantinë? që flasin, si është organizuar ajo e ?zinxhiri? i domosdoshëm në funksion të saj e të mbrojtjes nga ajo epidemi e mundeshme, flasin për mos egzistencën e saj, apo për ndonjë të tillë vetëm në 3D.
Një ?karantinë? mbrojtese në këtë rast nuk mund të jetë ndonjë ?dhomë? me disa shtretër, por një strukturë shumë komplekse në projekt, organizim e funksionim.
Masat e deritanishme tek ne janë shumë superficiale e në nivel propagande, qe nuk japin asnjë siguri, duke filluar që nga disa ?maska? të ekspozuara për të hequr vemendjen, kur në fakt dhe ato vetë nuk garantojnë asgjë.
Duhet menjëherë seriozitet, trasparence, bashkëpunim, dislokim fondesh e jo keq përdorim të tyre me disa PPP abuzive e veçanërisht një koordinim, mbështetje e prezencë e ngushte me strukturat përkatëse të Italisë e Greqisë, që janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri.
Teoritë konspirative te ?sekretit shtetëror? janë vetëm ?gjethe fiku? e të denja për rregjimin e Kim Jong-un?, shkruan Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga