LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet në mënyrë të frikshme numri i viktimave nga Koronavirusi/ 2009 raste të reja vetëm në fundjavë

16 Shkurt 2020, 08:39, Kosova & Bota CNA
Rritet në mënyrë të frikshme numri i viktimave nga

Numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë nga koronavirusi, po rritet në mënyrë të frikshme.

Mediat raportojnë se deri tani numri I viktimave ka arritur në 1665, ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë konfirmon se vetëm gjatë fundjavës janë konfirmuar 2009 raste të reja të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Shumica e viktimave janë regjistruar në provincën Hubei dhe kryeqytetin e saj, Ëuhan, të cilët ndodhen në karantinë pothuajse të plotë që nga 23 janari.

Shkollat, fabrikat dhe zyrat janë mbyllur dhe shumica e linjave të udhëtimit janë ndërprerë.

Ndërkohë, ?Reuters? shkruan se jashtë Kinës, deri më tani janë regjistruar rreth 500 raste në dhjetëra shtete dhe territore, ndërsa katër persona kanë vdekur.

Aktualisht koronavirusi ka prekur disa shtete të botës, përveç Kinës.

Po ashtu një turiste kineze humbi jetën nga virusi një ditë më parë në Paris.

Lajmet e fundit nga