Connect with Us

Pse dashurojmë?/ Origjina dhe evolucioni i ndjenjës kryesore në këtë botë

Blog

Pse dashurojmë?/ Origjina dhe evolucioni i ndjenjës kryesore në këtë botë

Publikuar

-

Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bekim, në rastin më të keq një mallkim. Ajo i bën njerëzit e zgjuar të veprojnë si budallenj; shkakton dhimbje dhe pikëllim në zemër.

Të dashurit na thyejnë zemrat, familja ndonjëherë na çmendin, ndërsa miqtë mund të na dëshpërojnë.

Por ne jemi të prirur për të qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo sugjeron se evolucioni i aftësisë për të dashur evoluoi, dhe se përzgjedhja natyrore favorizoi përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit. Fosilet na tregojnë se dashuria evoluoi qindra miliona vjet më parë, duke ndihmuar paraardhësit tanë gjitarë të mbijetojnë në epokën e dinosaurëve.

Por njerëzit kanë një jetë emocionale të ndërlikuar. Dashuria romantike, lidhja afatgjatë midis meshkujve dhe femrave, është e pazakontë tek gjitarët e tjerë. Ne njerëzit jemi gjithashtu të pazakontë në formimin e marrëdhënieve afatgjata, me individë me të cilët nuk kemi lidhje gjaku por miqësi.

Por njerëzit dhe të gjithë gjitarët e tjerë ndajnë një lloj dashurie, lidhjen midis një nëne dhe pasardhësve të saj. Universaliteti i kësaj ndjenje, sugjeron që është forma origjinale, ajo stërgjyshore e lidhjes lloji i parë i dashurisë, nga e cila evoluan të gjitha të tjerat.

Provat e lidhjes prindër-pasardhës shfaqet rreth 200 milion vjet më parë, në fund të epokës Triasike dhe në fillim të asaj Jurasike. Fosilet e Kajentaterium një proto-gjitar i epokës Jurasik gjetur në Arizona, SHBA, tregojnë një nënë që vdiq duke mbrojtur 38 bebet e saj të vogla.

Që kjo sjellje të ekzistonte, instinktet e nënës dhe të pasardhësve duhej që të evoluonin.

Tek kafshët primitive si hardhucat, prindërit nuk janë saktësisht prindër. Një dragua nënë  llojit Komodo braktis vezët e saj, duke i lënë të vegjëlit të kujdesen vetë për veten e tyre. Nëse do të takohet ndonjëherë me të vegjlit, ajo ka të ngjarë që të përpiqet t’i hajë ata:dragonjtë Komodo janë kanibalë. Të rinjtë do të vraponin instinktivisht për të shpëtuar kokën.

LEXO EDHE:  Pas Brexit, Britania duhet të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me BE-në

Ndërkohë, gjitarët evoluan në aftësinë e tyre për të krijuar marrëdhënie. Ata mund të krijojnë marrëdhënie si familje dhe miq në grupe të sofistikuara shoqërore:tek tufat e elefantëve, majmunëve, balenave vrasëse, qenve apo fiseve njerëzore.

Ndërkohë dashuria romantike midis burrave dhe grave, është një zhvillim evolucionar i kohëve të fundit, i lidhur me meshkujt që i ndihmojnë femrat të kujdesen për fëmijët. Në shumicën e gjitarëve, meshkujt janë baballarët e munguar, që kontribojnë vetëm me gjenet gjenet dhe asgjë tjetër për pasardhësit e tyre.

Tek të afërmit tanë më të afërt, shimpanzetë, kujdesi atëror është minimal. Lidhja në çift evoluoi diku pasi paraardhësit tanë u ndanë nga shimpanzetë, 6-7 milionë vjet më parë, sndoshta para ndarjes midis njerëzve dhe Neandertalëve. Ne mund të hamendësojmë se Neandertalët formuan marrëdhënie afatgjata, pasi ADN-ja e tyre është e trashëguar tek ne.

Sot, ekosistemi dominohet nga kafshët me kujdes prindëror. Gjitarët dhe zogjtë, dhe insektet si milingonat apo bletët, kujdesen për të vegjlit e tyre. Njerëzit janë specia mbizotëruese në Tokë. Kujdesi prindëror është adaptiv në vetvete, por duke i mësuar kafshët të krijojnë marrëdhënie, ai i hapi ndërkohë rrugë evolucionit të shoqërisë dhe bashkëpunimit në një shkallë më të madhe. Kujdesi na ndihmon të bashkëpunojmë, dhe bashkëpunimi na ndihmon të konkurrojmë.

Njerëzit mund të jenë egoistë dhe shkatërrues. Por ne e kemi dominuar planetin, vetëm sepse një aftësi e pashembullt për t’u kujdesur për njëri-tjetrin – për partnerët, fëmijët, familjet, miqtë, njerëzit e tjerë – mundësoi bashkëpunimin në një shkallë të tillë, që nuk ishte parë kurrë më parë në historinë e jetës./ Theconversation-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si të parandaloni rënien e flokëve?/ 10 recetat që jep shkenca

Publikuar

-

Nga

Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies së flokëve, para se të mbushin 35-vjeç. Ekspertët thonë se ekzistojnë mbi 50 forma të rënies së flokëve, ku 10 prej tyre janë mëse të zakonshme, por jo të njohura për shumicën e pacientëve. Por lajmi i mirë është se pavarësisht shkaqeve thelbësore, ka disa hapa që mund të ndërmerren për t’i mbajtur flokët të shëndetshme.

1. Mbani një dietë ushqimore të shëndetshme

Ashtu si me çdo gjë tjetër që lidhet me plakjen, pasja e një diete të shëndetshme ushqimore, mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit në formë. Dhe një trup i shëndetshëm, mund të rrisë flokë të shëndetshme. Pra duke u siguruar që dieta juaj të jetë plot me të gjitha vitaminat dhe lëndët e duhura ushqyese, ju mund të parandaloni rënien e flokëve.

2. Pini shumë ujë

Rritja e flokëve është shumë e lidhur me nivelet e hidratimit të trupit tuaj. Floku përbëhet nga 25 për qind ujë, thotë Greçen Friling, dermatopatologe. “Ruajtja e hidratimit të trupit, inkurajon rritjen e shëndetshme të flokëve. Që kjo të ndodhë, Friling rekomandon pirjen e 8 gotave ujë në ditë.

3. Kufizoni konsumimin e alkoolit

“Pirja me tepri e alkoolit, zvogëlon rritjen e flokëve”-paralajmëron Friling. Në një studim të vitit 2013 mbi binjakët meshkuj, studiuesit zbuluan se konsumimi i më shumë se 4 gotave me pije alkoolike në javë, shoqërohej me rënien e flokëve.

4. Mos i lyeni flokët me bojë

Kini shumë kujdes me lyerjen e flokëve. “Produkte që zbardhin ngjyrën e flokëve, i heqin shtresën mbrojtëse fibrave të flokëve. Kjo e bën boshtin e tyre më të hollë dhe më të dobët, gjë që i bën më të ndjeshëm ndaj dëmtimit”- shpjegon dermatologia Melisa Piliang.

5. Mos i krihni flokët e lagura

Mundohuni të mos i krihni flokët, sapo dilni nga dushi. “Flokët e lagura, janë në gjendjen e tyre më të dobët, ndaj rritet shansi për rënien e tyre”- shprehet Friling.

6. Shmangni stilimin e flokëve në një mënyrë, që i tendos shumë ato

Shani Francis, ekperte në “Ashira Industries” në SHBA, vëren se është shumë e rëndësishme që sidomos femrat të minimizojnë praktikat traumatike, kur flokët kapen shpesh pas kokës, apo edhe zgjatimet e tyre artificiale, që mund të shkaktojnë dëme.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi hap thesin e gënjeshtrave/ Jam kursimtare me fëmijët, u jap 200 lekë

LEXO EDHE:  Studimi/ Ushtrimet fizike me tepri, e lodhin trurin dhe na bëjnë më impulsivë

7. Mos përdorni çdo ditë të njëjtin stilim flokësh

Në vijim të këshillës së mësipërme, ekspertët këshillojnë shmangien e përdorimit të përditshëm të një stilimi ku flokët tërhiqen fort. Kjo praktikë, do t’i jepte flokëve mundësinë që të përtëriheshin.

8. Mos e gradoni në maksimum tharësen e flokëve

Friling thotë se duhet t’i lejoni flokët të thahen vetë, sidomos gjatë verës. Ndërsa kur jeni të detyruar t’i thani, sidomos në dimër mos e gradoni tharësen tuaj në temperaturën më të lartë të mundshme. Studiuesit koreanë, zbuluan në vitin 2011, se sipërfaqja e fijeve të flokut ka tendencë të dëmtohen kur temperatura e tharëses është e lartë.

9. Kufizoni përdorimin e mjeteve të tjera të stilimit të flokëve

Ashtu si tharësja e flokëve, edhe mjetet e stilimit të tyre, duhet të gradohen në minimumin e temperatures, për të shmangur rënien e mundshme të flokëve. Dhe kur përdorni pjastër për drejtimin e flokëve, duhet të përdorni spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë, për të kufizuar sado pak dëmet që shkaktohen.

10. Menaxhoni nivelin e stresit

Sipas Freling, ekzistojnë disa lloje të rënies së flokëve, që lidhen direkt me nivele të larta të stresit, duke përfshirë telogen effluvium, alopecia areata dhe trichotillomania. Edhe pse mënyrat përmes të cilave stresi ndikon në flokët tuaj, ndryshojnë sipas rrethanave, ato trajtohen që të gjitha me të njëjtën mënyrë:duke mos u stresuar./Bestlifeonline.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Liqeni i Ohrit/ Një oaz paqeje në Ballkanin e shkatërruar nga lufta

Publikuar

-

Nga

Nga Hugh Thomson “Spectator”

* Libri i mëhershëm mbi udhëtimet e Kapka Kasabovës “Kufiri”, u vlerësua me të drejtë me disa çmime. Autorja udhëtoi në skajet e Evropës, nëpër Greqi, Bullgari dhe Turqi, dhe u prek nga ”aty ku fillon diçka si Evropa dhe përfundon diçka tjetër, që nuk është aspak Azi”.

Libri më i ri është një vazhdim i të parit. Tani ajo udhëton në një kufi tjetër, atë midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë, ku liqeni i madh dhe i bukur i Ohrit, mbetet një nga pikat përbashkuese të harmonisë fetare që ekziston në Ballkan, pavarësisht presionit të konsiderueshëm nacionalist. Aty ka lindur nëna e saj, ndaj udhëtimi i saj është pjesërisht një rizbulim i rrënjëve të saj familjare.

Kasabova ndjehet sikur vjen nga një model familjar i burrave të munguar dhe i grave që kanë lënë pas – “ne jemi epigjenetikisht të dënuar të endemi”. Ajo vetë ka ndërmarrë një rrugëtim shumë të pazakontë, duke emigruar me prindërit e saj nga Bullgaria në Zelandën e Re, por më pas duke e lënë atë vend në moshë madhore për të jetuar në malësitë e Skocisë.

Ajo është e magjepsur dhe ndonjëherë e shqetësuar, nga mënyra sesi modelet e familjes përsërisin vetveten, dhe se si ne mund të jemi të destinuar të jetojmë sipas modeleve të vetëpërmbajtjes dhe të vetë-mohimit.

Kur ajo rikthehet në liqen, është përballur me refrenin e vazhdueshëm dhe emocionalisht të ngarkuar “E kuja je?” – ose nga cila familje vjen? – dhe ajo është e vëmendshme në njohjen e ndjesisë së klaustrofobisë që prodhon një rikthim në shtëpi, por edhe për njohjen e kënaqësisë së tij.

Ajo citon tregimin e mrekullueshëm të Jorge Luis Borgesit “Jugu”, ku një burrë nga Buenos Airesi, që fantazonte gjithmonë mbi joshjen romantike që ndjell jugu i vendit, përballet më pas realitetet e tij kaotike, dhe në fund gjen vdekjen në një duel me thika.

Ndërkohë Kasabova është shumë e ndërgjegjshme për dëshirën e saj romantike për liqenin e Ohrit – “ai duket sikur rrjedh në venat e mia, gjakut i ëmbël del nga zemra ime” – por që është një vend i mbushur me shtypje dhe një potencial të paplotësuar: pse kaq shumë mendimtarë dhe revolucionarë ballkanas, panë nga Perëndimi plot shpresë, para se të vdisnin që moshë të re.

Kjo është pjesërisht një elegji për shumë poetë, që shkruajtën një kohë kur “botimi në një gjuhë ose identitet tjetër përveç asaj të përshkruar, shkaktonte internimin ose dënimin e tij me vdekje”. Dhe cilido që e merr si një shaka regjimin komunist shqiptar, duhet të lexojë intervistën që Kasabova ka realizuar me Thanas Spasen, që sot punon si varkëtar në liqen.

LEXO EDHE:  Fëmijët dhe obeziteti

LEXO EDHE:  Rikthimi i politikës së fuqive të mëdha

Familja e tij u nda, dhe ai vetë u mbyll në një seri kampesh, ku fëmijët detyroheshin të hanin krimba. Në një kamp të burgosurit organizuan një revoltë, dhe secilit iu dha një dënim i mëtejshëm prej 1.700 vjetësh. Kasabova e përsërit këtë në tekst, vetëm për të treguar se nuk është një gabim:një mijë e shtatëqind vjet secili.

Ajo tregon gjithashtu historinë e Shën Petkas, shenjtores mbrojtëse të njërit prej shumë manastireve të ngritura mbi shkëmbinjtë përreth liqenit. Një shenjt, që ashtu si Xhorxhi ynë në Angli, ishte importuar nga Lindja e Mesme, ku pati një jetë askete përballë ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën përreth saj.

Në një farë mënyre, ajo është emblematike e asaj që Kasabova përpiqet të transmetojë përmes këtij libri:jetën e qetë që na fshihet nga historia. Dhe siç na kujton ajo, Çërçilli është shprehur dikur se Ballkani prodhon shumë më tepër histori, sesa mund të konsumojë.

Por libri nuk është plotësisht i suksesshëm. Duket se ka humbur diçka nga emergjenca dhe energjia e paraardhësit të saj. Në të njëjtën mënyrë kujtimet të mund të humbasin ritmin, nëse fillojnë me përshkrimin e pemëve të gjata gjeneaologjike. Për këtë arsye, shkrimtarët e udhëtimeve nuk duhet të harxhojnë shumë kohë duke na thënë se pse po mendojnë të shkojnë në një udhëtim, para se ta fillojnë atë.

Ky libër rrezikon të bjerë në të dy kurthe. Ndërsa “Kufiri”, na zhyste në mënyrë të papritur në eksitimin që të falin malet e Thrakisë, libri i fundi duket sikur nuk ka të mbaruar. Ne nuk takojmë më ndonjë nga moria e madhe e personazheve, të gjallë apo të vdekur qofshin. Dhe ndonëse cilësohet një udhëtim personal, Kasabova është shumë e rezervuar për të zbuluar shumë për veten e saj.

Por ajo është një shkrimtare mjaftueshëm e mirë, për të mos na lejuar të na humbin shumë kënaqësi individuale gjatë rrugës. Dhe nuk ka frikë të spekulojë mbi psikologjinë e vendit. Ajo na kujton se uji është një simbol i pavetëdijës. Prandaj është e natyrshme që liqeni i Ohrit të jetë për të plot me ëndrra. Dhe çdo shkrimtar që përdor fjalën e mrekullueshme “lacustrine” – “e liqenit” – meriton të vlerësohet./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush janë 10 shkencëtarët më të “çmendur” në histori

Publikuar

-

Nga

Stereotipi i shkencëtarit të “çmendur”, ka frymëzuar shumë letërsinë dhe kinematografinë. Nga ana tjetër, në historinë e shkencës, shumë shkencëtarë kanë kryer eksperimente të çuditshme, të rrezikshme, dhe realisht të çmendura në emër të kërkimit shkencor. Ja cilët janë 10 rastet më ekstreme.

1. Stabins Firth

Ai ishte i bindur që sëmundja e etheve të verdha nuk ishte ngjitëse. Për ta vërtetuar këtë gjë, mjeku amerikan nisi të eksperimentonte mbi veten në vitin 1793, duke prerë veten me thikë
në disa vende, dhe derdhur aty lëngje të trupave të infektuar me këtë sëmundje.
Çuditërisht, ai vetë nuk u sëmur në asnjë rast. Arsyeja u zbulua shumë vite më vonë:me kalimin e kohës virusi zhduket, edhe nëse mbeten simptomat tek të sëmurët. Në fakt, mostrat e lëngjeve trupore, që përdorte Firth në eksperimentet e tij, vinin nga pacientë me sëmundje në një gradë të avancuar, prandaj nuk ishin më ngjitëse.

2. Sergei Brjuçonenko

Ai zhvilloi një nga makinat e para të qarkullimit jashtë-trupor të gjakut. Gjatë provave të tij me këtë makineri, shkencëtari sovjetik (1890-1960), arriti të mbante për disa orë gjallë kokat e qenve të shkëputura nga trupat e tyre.

3. Ilia Ivanov

Biologu rus u përpoq të krijonte një hibrid midis specieve njerëzore dhe majmunit. Ishin vitet 1920, dhe diktatori sovjetik Josif Stalin donte “një individ të pathyeshëm, të pandjeshëm ndaj dhimbjes, dhe rezistent ndaj gjithçkaje”. Në fund dështoi.

4. Lendis Karnej

Në vitin 1924, shkencëtari amerikan fotografoi gjestet e fytyrës së vullnetarëve të tij në eksperimente. Ata nuhasnin erën e amoniakut, dhe mbanin njërën dorë në një kovë me bretkosa të gjalla. Synimi? Të ilustronte mënyrat e ndryshme të shprehjes së neverisë nga njerëzit.

LEXO EDHE:  Rikthimi i politikës së fuqive të mëdha

LEXO EDHE:  Kujdesi për fëmijët/ Meta takon drejtorët e Programit Botëror të Ushqimit dhe të UNICEF

5. Klarens Leuba

Psikologu amerikan, pretendonte në vitet1930, se reagimi ndaj gudulisjes është i mësuar dhe jo i lindur. Për ta vërtetuar këtë, ai e detyroi gruan e tij dhe fëmijët të mos qeshin kur ai i guduliste, por askush nuk e dëgjoi…

6. Robert Kornish

Në vitet 1930, biologu amerikan ndërtoi një lisharëse të veçantë për të rikthyer në jetë kafshët e ngordhura, duke iu injektuar atyre adrenalinë dhe anti-koagulantë, për të mundësuar ri-qarkullimin e gjakut. Ai arriti të rigjallë disa qenër, pasi i kishte mbytur më parë ata.

7. Lorenc Leshan

Psikologu amerikanu mbyll në vitin 1942 në një dhomë me një grup djemsh që flinin, duke përsëritur një lloj formule për të kuruar onikofaginë (ngrënien e thonjve) e tyre. Në fundin e verës, 40 për qind e djemve nuk i hanin më thonjtë e tyre.

8. Jan Osvald

Për të treguar se ka nga ata njerëz që arrijnë të flenë në çdo situatë, shkencëtari britanik përdori në vitin 1960 çdo lloj mënyre për të shqetësuar 3 vullnetarë që po përpiqeshin të flinin. Pavarësisht shqetësimeve që të tre ranë në gjumë brenda 12 minutash.

9. Uorren Tomas

Në 1962 drejtori i një kopshti zoologjik në Oklahoma, i injktoi një elefanti një dozë droge LSD, duke e llogaritur në bazë të injeksioneve të mëhershme tek eksperimentet me macet. Elefanti u shemb përtokë brenda 5 minutash, dhe ngrodhi pas 1 ore e 40 minutash.

10. Martin Shein dhe Edgar Helj

Në vitin 1965, dy shkencëtarët hoqën pjesë të ndryshme nga figura e një pule deti, derisa i lanë vetëm kokën të ngulur në një shkop. Në këtë mënyrë ata e kuptuan se gjelat meshkuj, përpiqeshin të çiftoheshin edhe me shkopin./ Fucus.it-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE