Connect with Us

“Mos shih veten 24 orë non stop në pasqyrë”/ Qytetarët i hakërrehen Ramës: Kush doktor të bëri operim?

Politikë

“Mos shih veten 24 orë non stop në pasqyrë”/ Qytetarët i hakërrehen Ramës: Kush doktor të bëri operim?

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë, sa i takon njohjes së lejeve të drejtimit të automjetit në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndërsa citon Ministrin Federal të Transporteve në Gjermani, bën të ditur se ky i fundit do t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv, sa i takon kësaj çështje.
Mirëpo ajo që bie në sy janë edhe komentet e qytetarëve të cilët nuk ngurojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre nga qeveria.

Ata shprehen se Rama nuk është i aftë të drejtojë shqiptarët.

“O Ramë mos shif veten 24 orë non stop në pasqyrë boll pe veten qe 23 vjet 24 ore non stop ne pasqyre o rame se shqiprin e shkaterrove e vrave duke pa veten 24 ore ne pasqyre ik nga politika se nuk je mire te ka lene doktori me gabimin e tij te ka lene te paafte si njeri jo me te drejtosh 3 milion shqiptar ti sdrejto dot 1 makine jo re drejtosh 3 milion shqiptarë”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon si e shpëtoi Edi Ramën nga arrestimi në 21 janar/ Tani e shpëton Luli

“Kush eshte ai doktor qe te boni operim ty se te ka lene te pa afte te ka shkaterru jeten ,ca bo gabimi doktorit ecen dhe behet kryeminister dhe merr ne qafe nje komb ,faji I doktorit eshte qe te ka shku keq operimi dhe sje mire dhe gabimi I doktorit po na kushto jeten ne dhe ty ,o rame jep dorheqje nuk ke faj ti fajet I ka doktori mos e le gabimin e doktorit te na udheheq ne”, thuhet në një nga komentet e shumta të qytetarëve në adresë të Ramës.

Një tjetër komentues i kërkon llogari kryeministrit për ndërtimin e shtëpive të shembura ga tërmeti I 26 nëntorit.

“O njerezit presin ndertimet e shtepiave te demtuara Nga termeti ,jan me mijera njerez ne laç qe po mjekohen ne kushte te veshtira,premtimi yt ishte qe ne muajin maj do jet gati spitali I ri .njerezit Duan pune ekonomi, ti nxjerr patentat”, shkruan komentuesi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi publikon videon/ Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi teksa publikon një video, thotë se këmbëngulja e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogance por është frikë!

Sipas Bardhit, është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit.

“Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.
Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prona 500 milionë e Ben Blushit/ Berisha: I lëpihet Ramës 24 orë, shërbëtori i krimit shtetëror

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas zbulimit nga CNA.al të pronës me vlerë 500 milionë të Ben Blushit.

Sipas Berishës, tashmë del qartë psë Blushi i lëpihet 24 orë në 7 ditë të javës Edi Ramës.

Më tej Berisha shkruan se “Arben Malavita ka vendosur nën urdhëra për shërbime ndaj Edvin Hajdutit treshen tjetër Karlo Malavita, Ymer Çorapja apo Gellboqja dhe Tualetin Masturbiv të Kol Ballës”.

“Gazetari investigativ sjell cdo ditë dokumenta të reja që damkosin Arben Malavitën si një kocke të rrezikshme të mafies shqiptare, shërbëtor të krimit shtetëror, shushunjë që fryhet çdo orë me paratë e takspaguesve shqiptar”, shkruan Berisha.

CNA.al zbuloi sot se bëhet fjalë për një objekt në në Bulevardin “Republika”, përballë lulishtes së Themistokli Germenit. Dikur shtëpia e piktorit Guri Madhi, më pas ky objekt historik u shemb, për t’u ndërtuar një pallat gjigant nga një investitor, me mbështetjen e deputetit socialist të Qarkut Ben Blushi, në atë kohë kreu i listës.

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi/ Të hetohet Armando Subashi, shkeli ligjin dhe punon për firmat e betonit në Fier

Publikuar

-

Nga

Kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi, akuzoi kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi se është vënë në shërbim të firmave private të lidhura me të për të vjedhur bashkë fondet e bashkisë.

Sipas Baçit, Subashi urdhëron që betoni të blihet tek firmat brenda Bashkisë së Fierit, duke shkelur hapur ligjin për prokurimin publik.

Baçi kërkon hetim për shpërdorim detyre dhe përfitime të paligjshme.

“Bashkia e Subashit dhe Subashi i Bashkise janë gjithmonë në pararojë të vjedhjes. Nuk ndalen në shpikjet e tyre, që çdo qindarkë të përfundojë në xhepat e Subashajve.
Ja një nga kriteret që ka vendosur, për tenderat ” Blerje Betoni ”

Per çdo ndertim, pune, tender, që firmat do të bëjnë me Bashkinë e Subashajve, është vendosur kriter të veçantë: Blerjen e betonit janë të detyruar ta bëjnë brenda territorit të bashkisë, në mënyrë që ta blejnë aty ku duan Subashajt. Pavarësisht se çdo tender është i paracaktuar, duan që të mos humbasin asnjë qindarkë.

Vartësit e tij të bindur, përcaktojnë kritere, në shkelje të hapur, me ligjin e prokurimit public.

Parimet e përzgjedhjes
Neni 2

Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme:

LEXO EDHE:  Debati në PS, deputetët ngrenë zërin: Po na shkarkohen drejtorët tanë, Rama largohet

LEXO EDHE:  Analisti amerikan tallet keqazi me Ramën

a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve;
b) transparencë në procedurat e prokurimit;
c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.

Lexoni kriterin e vendosur nga vartesit e Subashit me urdher te ketij te fundit dhe presion deri ne largim nga puna, siç pohojne dhe e dergojne vete informacionin, “sklleverit” e Subashit:

“2.3.4 Operatori ekonomik duhet te deshmoje qe ushtron aktivitetin e tij ne Bashkine e Fierit ose
kontrate te perkohshme bashkepunimi me nje subjekt qe operon ne Bashkine e Fierit per
prodhimin e betonit. Ne rastin e qeramarrjes, kontrata te jete e noterizuar dhe me afat
vlefshmerie te pakten sa kohezgjatja e marreveshjes kuader, objekt i ketij prokurimi”

A do te jete objekt kontrolli dhe hetimi kjo shkelje e hapur e ligjit ne menyre te ndergjegjshme per perfitime te paligjshme ?

Bashkia e Fierit është privatizuar. Ajo është kthyer në një paçavure ku vetëm vidhet dhe plotësohen tekat e familjarëve. Qytetarët e Fierit, nëpërkëmben çdo ditë dhe mashtrohen me propaganden bajate të betonimit dhe llambave të kuqe në qender të qytetit, duke vjedhur 70 % të shumës të investuar|, shkruan Baçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE