Connect with Us

Heqja e taksës së mallrave serbë/ Ngjela tregon zgjidhjen e Serbisë

Lajme

Heqja e taksës së mallrave serbë/ Ngjela tregon zgjidhjen e Serbisë

Publikuar

-

Avokati, Spartak Ngjela, thotë se nëse taksa prej 100% për të gjitha mallrat serbe që hyjnë në Kosovë s’do të hiqet, Serbia ka vetëm këtë zgjidhje: ose të pushtojë ushtarakisht sërish Kosovën, ose ta njohë atë.

Sipas Ngjelës, e para nuk ka mundësi të ndodhë, ndërsa e dyta po.

“A ka mundësi e para? Jo. Sepse, a është në gjendje Serbia t’i shpallë luftë NATO-s? Madje, edhe armatës së Kosovës që po ngrihet.
Kjo është pamundësi absolute. Po e dyta? Kjo e dyta, njohja e Kosovës, është mundësia, sepse taksa Haradinaj e dëmton dhe po e çon drejt degradimit serioz ekonomik Serbinë.
Pse?
l. Serbia shkon drejt një humbjeje degraduese ekonomike, nëse taksa Haradinaj zgjat dhe dy apo tre vjet të tjerë. Humbja e serbeve do të jetë e madhe, sepse nuk janë vetëm mallrat serbe që nuk po kanë treg shitjeje, por, zgjatja në kohë do t’u sjellë humbje të madhe fabrikave dhe prodhuesëve të tregut serb. Serbia do ta ndiejë shumë këtë edhe në rritjen e papunësisë”, shkruan Ngjela.

Sipas Ngjelës, vendet perëndimore po kërkojnë heqjene taksës sepse kuptohet që politikisht nuk e pranojnë dot falimentimin apo degradimin ekonomik të Serbisë.

“Ka investime të mëdha perëndimore në Serbi, dhe kuptohet që, shumica janë kredi të dhëna nga bankat dhe investime të kapitalit perëndimor”, shkruan Ngjela.

LEXO EDHE:  Mustafa takohet me shefin e misionit të FMN-së për Kosovën

Më tej ai shprehet: Të gjitha këto rrezikohen nga degradimi ekonomik progresiv në rritje i Serbisë si shtet. Ka edhe diçka: nga duhet të shkojë Serbia, nga BE apo drejt Rusisë? Edhe kjo pyetje ngrihet politikisht në Perëndim, bashkë me degradimin ekonomik të Serbisë
Atëherë?
lll.
Janë dy interesa në përplasje te taksa Haradinaj: interesi i Perëndimit që Serbia të mos dëmtohet deri në një degradim ekonomik që do të kërkojë rimëkëmbje; dhe interesi i shqiptarëve që Serbia të zgjedhë: ose njohje të Kosovës ose degradim ekonomik.
Kjo është loja politike. Të gjitha palët në këtë lojë politike janë të prekura, vetëm Kosova dhe shqiptarët janë në fitim.
Po politika shqiptare e Shqipërisë? Ku është në gjendje ta kuptojë politika shqiptare në Tiranë këtë, ajo ka një shekull që nuk luan për interesin shqiptar.
Por, koha ka ndryshuar.
Politika e Kosovës po i ndihmon thekshëm çështjes shqiptare dhe shqiptarizmit.
Ka njëzet vjet tashmë që koha historike është me Shqiptarët. Por ne shqiptarët duhet ta shfrytëzojmë deri në fund këtë shans që na erdhi pas 140 vjetësh.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Taulant Muka nuk ndalet/ I nxjerr “të palarat” dekanëve dhe rektorëve: Analfabetë në akademi!

Publikuar

-

Nga

taulant muka

Ish zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka i ka nxjerrë “të palarat” rektorëve dhe dekanëve të cilët i quan “analfabetë”.

Sipas, Mukës: po t’i bësh bashkë 11 rektorë, dekanë të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë, nuk bëjnë as gjysmën e punës së tij kerkimore të arritur në 7 vjet.

Muka shprehet se është tragjike kur shikon këto numra dhe kur mendon se kush i drejton universitetet shqiptare dhe arsimimin e të rinjve.

“Rektore/dekane analfabetë në akademi!
T’i bësh bashke 11 rektorët/dekanet e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë, edhe pse secili mbi 15 vjet në funksione akademike, nuk bëjnë as gjysmën e punës time kërkimore të arritur në 7 vjet. Të 11 rektorët/dekanët në total kanë mbi 165 vite akademike (11×15 vite secili) dhe, e pse kanë qarkulluar miliona euro, kanë arritur të publikojnë në total 35 publikime, me një H-index 9, ndërsa personalisht në vetëm 7 vite kam mbi 80 publikime dhe një H-index mbi 20. Është tragjike kur shikon këto numra dhe kur mendon se kush i drejton universitetet shqiptare dhe arsimin e të rinjve. Si mund të flasësh për shkencë dhe cilësi në universitete kur të 11 rektoret/dekanët e UT/UMT të marrë së bashku nuk kanë as nivelin e një kërkuesi postdoktoratur në fushën e mjekësisë?! Këto numra janë një arsye më shumë pse beteja për një arsim të lartë cilësor duhet të vazhdoj dhe të mos ndalet në asnjë moment”, shkruan Muka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

VOA: Korruspsioni në Shqipëri në rritje, zyrtarët njoftojnë masa të reja

Publikuar

-

Nga

Korrupsioni në Shqipëri, sipas organizatës “Transparency International, Bankës Botërore dhe disa organizatave monitoruese shqiptare, është përkeqësuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit llogarit disa miliarda euro dëme në buxhetin e shtetit gjatë 8 viteve të fundit, prej keqmenaxhimit të fondeve publike, abuzimit me tenderat, konçensionet dhe administrimin e pronës publike. Ministria e drejtësisë, si koordinatore kombëtare në luftën kundër korrupsionit, thotë se situata politike në vend, vonesat në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin. Zyrtarët pohuan se për të luftuar korrupsonin janë bërë ndërhyrje ligjore në disa sektorë problematikë, si në atë të prokurimeve publike, janë rritur shërbimet online ndaj qytetarëve, janë intensifikuar përpjekjet në luftën kundër pastrimit të parave përmes kompanive të regjistruara në parajsa fiskale etj.
Shqipëria humbi 7 vende, në renditjen globale të “Trancparency International” përsa i përket korrupsionit për vitin 2019, duke u renditur në vendin e 106-të. Kjo rënie vazhdoi për të tretin vit, pas një trendi pozitiv që pati 5 vjet më parë. Korrupsioni është evidentuar si dukuri në rritje dhe mjaft i përhapur edhe në disa raporte të tjera si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Bankës Botërore, që nënvizoi së fundi se mbi 36 % të bizneseve shqiptare iu është kërkuar të paktën një herë rryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe gati dy herë më e lartë se mesatarja botërore. Zyrtarët thonë se kanë reflektuar mbi raportin e “Transparency International” duke nënvizuar se edhe ngjarjet politike, si zgjedhjet vendore që u bojkotuan nga opozita, apo dhe vonesat në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, ndikojnë në perceptimin e qytetarëve.

“Patjetër që ne jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet e qeverisjes vendore mund të kenë ndikuar në matësin e “Transparency International”. Gjithashtu dhe raporti i Bankës Botërore është një element që ka ndikuar, por edhe reforma në drejtësi, pasi fakti që ne po bëjmë një reformë nga fillimi, ndikon dhe kjo në perceptim”, – thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.

Zonja Caka thotë se me ngritjen e Strukturës së Posaçme për Krimin e organizuar dhe korrupsionin, lufta ndaj korrupsionit pritet të ketë rezultate pozitive.

Qendra për Kërkime Ekonomike, sipas një studimi, nxjerr në pah se 1 në 2 qytetarë ndodhen në kushtet e presionit për korrupsion në marrjen e shërbimeve publike. Drejtori ekzekutiv i kësaj Qendre Zef Preçi shprehet se korrupsioni, nga forma e mitmarrjes në vitet 90, tani është sofistikuar. Ai veçon përdorimin e ligjit për përfitime personale, dhe kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale.

“Në të njëjtën kohë fakti që më shumë se gjysma e kompanive të huaja që operojnë në tregun shqiptar në shfrytëzimin e pasurive të rëndësishme natyrore të vendit janë kompani offshore, pa identitet të pronarëve, aksionerëve me transaksione të ligjshme por tejet të dyshimta sa i takon fshehjes së fitimeve të tyre, ka bërë që të cënohen interesat e ekonomisë publike. Dhe njëkohësisht ka dhe një dyshim në rritje për përfshirje të vendim-marrësve të rëndësishëm në përfitime të kësaj natyre”, – shprehet Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Ekspertët thonë se ka dyshime që kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale përdoren jo vetëm për përfitime personale por edhe për pastrim parash. Zv Ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, pohon se janë shtuar përpjekjet për të luftuar dukurinë e pastrimit të parave përmes këtyre kompanive dhe nënvizon se Shqipëria po bashkëpunon me mjaft vende në këtë drejtim.

“Është një luftë që bën çdo shtet dhe strukturë ndërkombëtare. Pas atyre që konsiderohen hedhja publike e të dhënave, është zbuluar që shumë zyrtarë i pastrojnë paratë e tyre në ato që konsiderohen ishuj offshore. Shqipëria si pjesë e një sërë konventash ndërkombëtare, konkretisht do të​ përmend “Manival”, ka parashikuar një plan veprimi me masa konkrete për pastrimin e parave në Shqipëri”, – thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.

LEXO EDHE:  “Furtunë” në radhët e policisë/24 të larguar nga detyra për ryshfet

LEXO EDHE:  Kroacia firmos mos ekstradimin e Ismail Morinës, në Serbi

Sipas të dhënave të KLSH, buxheti i shtetit ka pësuar 8 vitet e fundit një dëm afro 6 miliard euro si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike, abuzimit me tenderat dhe prokurimet, si dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qera të pasurisë shtetërore. Kjo shifër është e barabartë me buxhetin e shtetit për një vit e gjysmë. Dëmi ka pësuar rritje të konsiderueshme krahasuar me atë në harkun kohor 2002 – 2011.

Kritikët thonë se 1/3 e prokurimeve janë kryer me një ofertues, ose ¼ e fondeve janë dhënë në këto kushte, duke rritur kështu premisat për favorizime klienteliste.

“Fakti që përdorimi i prokurimeve on line në mjaft raste i afrohen fondit limit, pra 100%, tregon se njësitë e prokurimit u japin informacion paraprakisht konkuruesve, tregon që mes konkurentëve ka marrëveshje të fshehta dhe ka paracktim të fituesve, kryesisht të motivuar për interesa politike. Dhe kjo tregohet tek rasti i kontratave me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje publike”, – thotë Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Zyrtarët e pranojnë se ka patur shkelje në fushën e prokurimeve sa i takon kontratave me negocim dhe pa shpallje. Sipas Zv- Ministres së Drejtësisë këto praktika aktualisht janë ulur ndjeshëm.

“Në vitin 2019 numri i kontratave që janë bërë me negocim është vetëm 3 %. Agjensia e Prokurimit Publik jo vetëm që ka ndryshuar numrin e kontratave me prokurim publik, por ka bërë dhe një ndërhyrje në ligjin për prokurimet publike, ku thuhet që​, nëse ti do të​ përdorësh një prokurim me negocim dhe pa shpallje si autoritet kontraktues duhet arsyetosh se pse ke zgjedhur këtë prokurim me negocim dhe jo një të hapur”, – sqaron Fjoralba Caka, Zv/Ministre e Drejtësisë.

Një sektor tjetër ku korrupsioni është i përhapur është dhe sistemi arsimor. “Qëndresa qytetare” në një sondazh për korrupsionin në arsim konstaton se 73% e studentëve e peceptojnë prezent atë përmes formave të ndryshme, në këmbim të notës apo detyrimit për shitje-blerje të librave të pedagogëve nga studentët.

“E kemi nisur me arsimin për shkak se e konsiderojmë si burimin e korrupsionit në shoqëri. Nëse një student edukohet duke dhënë para për një provim, merr një diplomë me para, ai është i prirur të jetë një zyrtar i korruptuar në të ardhmen, pra të blejë pozicionin publik dhe të ofrojë shërbimin në këmbim të rryshfetit”, – thotë Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”.

Në vitin 2019, sipas ministrisë së drejtësisë, janë referuar në Prokurori nga policia mbi 2 mijë e 330 çështje që lidhen me veprat penale të korrupsionit, dhe më shumë se 30% e tyre janë dërguar në gjykatë, ndërkohë 500 persona janë dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit.

Por edhe pse korrupsioni në Shqipëri ka një përhapje të gjerë, ndëshkimi kryesisht i zyrtarëve të lartë vazhdon të jetë problem, një shqetësim që nënvizohet edhe në raportin e DASH ku thuhet se dënimi i zyrtarëve ka qenë i rastësishëm dhe i paqëndrueshëm dhe se zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi shpesh i kanë shpëtuar hetimit./VOA

LEXO TE PLOTE

Lajme

Zbulohet “misteri” për avionin që i dhuroi Turqia Shqipërisë/ Ofrohet për fluturimet charter

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Qeveria shqiptare ka marrë një avion të dhuruar nga Turqia. Burime për gazetën “TemA” bëjnë me dije se qeveria e Shqipërisë nuk është bërë pronare e asnjë avioni.

Mësohet se avioni në fjalë i përket kompanisë “Air Albania” dhe u ofrohet palëve të interesuara për fluturimet charter .

Gjithashtu bëhet me dije se Kryeministri do mund të përdorë këtë avion me një kosto më të lartë se sa kostoja e futurimeve të zakonshme të punës.

Burime për këtë gazetë tha se: “Qeveria e Shqiperise nuk eshte bere pronare e asnje avioni. Ne dijenine tone, avioni ne fjale i perket kompanise “Air Albania” dhe u ofrohet paleve te interesuara per fluturime charter. Nderkohe qe kryeministria do te mund ta perdore ate me nje kosto jo me te larte se sa kostoja e fluturimeve te zakonshme te punes. Fillimisht “Air Albania” ka ofruar disa fluturime falas per te perballuar intensitetin e vecante te udhetimeve te ketij muaji qofte per kontaktet me donatoret, qofte per nevojat e kryesise se OSBE”.

LEXO TE PLOTE