Faktet-Ligji për Arsimin e Lartë/ Mashtrimi dhe hipokrizia e Bashës ndaj studentëve
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha na ka surprizuar s...
Një vit më parë në mesditë, Lulzim Basha, pas një vendimi të pakonsultuar, totalisht i nxituar dhe me pasoja katastrofike për opozitën dhe Shqipërinë, shkoi si një kalama i llastuar dhe i inatosur dhe dogji mandatet e deputetëve.
Hyri në kryesinë e Kuvedit, si triumfator. Dorëzoi letrat dhe tha se kishte djegur mandatet. Me këtë rast mbajti dhe një fjalim përpara Partisë Demokratike, në selinë e Republikës së re tek ish-godina e SHQUP.
Lulzim Basha tha se Edi Rama kishte rënë, qeveria ishte rrëzuar, kryeministër vendi nuk kishte, fitorja ishte e sigurtë. Atë e kishin bërë demokratët me protestën e tyre dhe deputetët e Republikës së re të Lulit, me djegien e mandateve.
Sot jemi një vit më pas. Basha është më qesharak se kurrë. Ende nuk ka dalë të kërkojë të falur për atë jo gabim, por veprim skandaloz politik. Por, publikon foto për të dielë të mbarë me bashkëshorten e tij, a thua se në një vit nuk ka ndodhur asgjë dhe Lulzim Basha nuk ka asnjë përgjegjësi.
Përgjegjës për situatën e krimit, ekonominë dhe korrupsionin në vend, pa dyshim është kryeministri dhe qeveria e tij. Por, përgjegjës për vrasjen e shpresës dhe gjendjen ku ndodhet opozita është edhe Lulzim Basha.
Pra, kreu i Republikës së re, i cili një vit më parë me djegien e mandateve i fali Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese. Luli kishte luftuar që Reforma në Drejtësi të kishte votat për t?u ndryshuar, vetëm nga një shumicë kushtetuese.
Dhe kështu ndodhi. Por, me djegien e mandateve, Luli i dha në dorë Ramës Reformën në Drejtësi. Ky i fundit po ndryshon ligjet kushtetuese me deputetët që hynë në parlament nga lista e Bashës, të cilët na zbuluan një skandal tjetër në lidhje me kryetarin e Republikës së re. Cilësinë e listave, ku nuk mungonin lloj e soj injorantësh dhe të paaftësh, të cilët ishin kandiduar për deputetë.
Por, le të kthehemi tek 16 shkurti, atje ku filloi.
Lista e PD-së nuk i dorëzoi e gjitha mandatet, ashtu si edhe ajo e LSI-së. Disa deputetë qëndruan. Lefter Koka, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, dhe gati pesëdhjetë të tjerë u futën në parlament. Pra, nga lista vazhduese e Republikës së re dhe LSI-së.
Parlamenti është i cunguar, nuk ka 140 deputetë. Por, ka një mazhoranë kushtetuese që Luli ia dorëzoi Edi Ramës, që ky i fundit të bënte çfarë të donte.
Më pas filloi protestat. Dhunë, gaz lotsjellës, molotov mbi institucione dhe një përplasje e ashpër me ndërkombëtarët. Lulzim Basha u ?tregoi dhëmbët? amerikanëve dhe Bashkimit Europian. Tha se nuk do t?i njihte ata. Se ata ishin të korruptuar.
Filluan sulmet ndaj zyrtarëve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ndaj ambasadave dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë.
Për rreth tre apo katër muaj, në të paktën 12 protesta tha se qeveria kishte rënë dhe çdo mbyllje proteste këndonte himnin në një mënyrë të shëmtuar dhe duke gënjyer. Por, shpejt i dolën të palarat.
Në 30 qershor nuk hyri në zgjedhje, megjithëse ndërkombëtarët i kërkonin të hynte.
Zgjedhjet u zhvilluan të cunguara, por Lulzim Basha sërish i fali Edi Ramës 61 bashki në tavolinë.
Pra, me djegien e mandateve një vit më parë, Rama mori nga Luli mazhorancën kushtetuese dhe 61 bashki dhuratë. Nuk patën fushatë, patën një palë zgjedhje të qeta, pa asnjë problem, ku Rilindja nuk hoqi dot dorë nga kandidatët e inkriminuar, me të shkuar të errët dhe ku Republika e re nuk bëri asnjë garë. Megjithëse Luli premtoi se do të kishte përballje në çdo qendër votimi dhe se Shqipëria do të ishte flakë e zjarr, zgjedhjet ishin si në kohën e diktaturës. ?Sa të lumtur votojmë për partinë?.
Më tej, Lulzim Basha i harroi protestat dhe përplasjet me ndërkombëtarët, duke i gënjyer shqiptarët se do të kishte zgjedhje në tetor, me një ç?dekretim dhe një dekretim të ri nga presidenti Ilir Meta, i cili i hidhte benzinë zjarrit.
Në finale nuk ndodhi asgjë. Në muajin tetor ka pasur një takim diku në Europë mes Ramës dhe Bashës. Ky i fundit na tha se kryeministri kishte rënë, por pas gjashtë muajsh tokhej fshehurazi me të. Gati një marrëveshje e re, e cila pritej të bëhej publike me Reformën Zgjedhore, pas disa negociatave të ardhura nga Gjermania, ku Bundestagu vendosi kushte dhe u kërkoi palëve të uleshin në tryezë. Kryekusht ishin zgjedhjet dhe Reforma Zgjedhore.
Tërmeti i 26 nëntorit tronditi Shqipërinë dhe la një plagë të madhe për vendin. Ndërkohë, Lulzim Bashës disa ditë më parë i ishte anulluar një vizitë në SHBA.
U tha se do të shkonte në fillim të dhjetorit, por kjo nuk ndodhi.
Megjithë fatkeqësinë që shkaktoi, tërmeti i shërbeu klimës politike, uljes së përplasjeve. Luli u kthye në një anëtar të Shtabit të Emergjencave të Edi Ramës, ku shkonte shpi më shpi e derë më derë, rrënoja më rrënoja për të treguar pasojat e tërmetit katastrofik.
Më pas sinjalet po jepeshin. Rama vazhdonte në rrugën e tij, ndërsa Lulzim Basha dorëzohet pa kushte. Shkon dhe ulet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Sërish me një gënjeshtër, duke thënë se parlamenti kishte rënë.
Brenda një viti tha aq shumë gënjeshtra sa askush nuk po e besonte dot më. Nuk ekzistonte më parlamenti, ai kishte rënë sepse Luli ishte ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe gjithçka do të duhej të votohej me konsensusin e opozitës joparlamentare.
Sërish një gënjeshtër e ardhur nga Lulzim Basha, i cili ishte në parlament, dogji mandatet dhe i fali Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese. Ai ishte në parlament dhe mund ta kishte bërë Reformën Zgjedhore atje, si pjesë integrale e Kuvendit. Pavarësisht se ishte në opozitë, ishte për t?u përballur, ishte për t?u përplasur në parlament, por nuk e bëri detyrën që i dhanë qytetarët. Iku nga parlamenti sepse Rama e intimidonte, e tallte. Sepse i tillë ishte ai dhe grupi parlamentar që ai kishte ndërtuar. Një tufë me kllouna dhe të paaftë që nuk i vlenin askujt. Dhe sot ja ku jemi, një vit pas 16 shkurtit të vitit 2019. Një vit dështimesh dhe gënjeshtrash nga kryetari i opozitës. Një Shqipëri me shpresë të vrarë. Askush nuk ka më shpresë as tek opozita.
Shqipëria dhe shqiptarët të vrarë e plagosur nga një qeveri korrupsioni dhe një qeveri e cila është faktuar botërisht për lidhjet e saj me krimin dhe në fund një opozitë që i qëndron përballë, që nuk ngjall asnjë shpresë. Por, shikohet si banda e radhës, palë me qeverinë. Asgjë më shumë sesa kaq. Dhe një kryetar opozite, i cili nuk inspiron askënd. Tani ka ndryshuar thjeshtë dhe vetëm ka ndryshuar stilin.
Ai që nuk pyeste për ndërkombëtarët dhe hidhte benzinë e molotov mbi institucionet, tani është kthyer në Lulin që shkon e bën pazar me plakat e lagjes apo flet në instagram me të rinjtë për Arsimin e Lartë e sërish gënjen e sërish gënjen, e sërish gënjen.
E ndërsa sot jemi pas një viti, ku duhet të japë llogari pse e shpartalloi në këtë gradë opozitën, Luli del e na tregon foto me bashkëshorten e tij në krah dhe iu uron shqiptarëve ditë të mbarë në zymtësinë dhe mjerimin e tyre. Sepse Luli ka dështuar për shqiptarët, por ai nuk ka dështuar për veten e tij. Atij thjeshtë dhe vetëm i shtohet pasuria. A vazhdon të jetë edhe më mirë se dje sepse ortakëria me Edi Ramën vazhdon dhe të dy bashkë po ecin përpara drejt një qeverisje të përbashkët./ CNA.al
Video-Rama një vit që nuk është më kryeministër/ Lëvizja e radhës e Bashës
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha na ka surprizuar s...
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konfer...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike u zgjodh anëtar me të dre...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas një protestë të zhvilluar në 16 shkurt 2019, kryetari i ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë, sa i ta...
Ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i ftuar në Ora new...
Ish kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër përmes një p...
Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të model...
Pas live-t në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha komunik...
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pa...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar sot për vesh...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pranuar fajin e opoz...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi akuzon qeverin...
Austria është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipër...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mundë...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim...
Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot alarmin e kapjes së çdo pu...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...