Connect with Us

Eksplozivi poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë/ Policia jep detajet

Kronika

Eksplozivi poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm një pako, në të cilën dyshohet se ka lëndë eksplozive është gjetur poshtë makinës së administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Liçi.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë ka ardhur edhe reagimi zyrtar I Policisë së Shkodrës.

“Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas kalimtaren

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e një 60-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit – Divjakë’.

Mësohet se e plagosur rëndë ka mbetur një 60-vjeçare e cila ndërsa po kalonte rrugën, është përplasur nga fuoristradë me targa AA 473 JC.

E plagosura është Liri Ndoni e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Eksploziv makinës së administratorit të Vllaznisë/ Pritet mbërritja e forcave xheniere

Publikuar

-

Nga

Një pako, në të cilën dyshohet se ka lëndë shpërthyese, është gjetur mëngjesin e sotëm poshtë makinës së Suad Licit, administrator i ekipit të Vllaznisë.

Sasia e dyshuar si tritol fatmirësisht nuk ka shpërthyer, ndërkohë forca të shumta policie ndodhen tek mjeti.

Makina ka qenë e parkuar poshtë banesës së tij në lagjen “Ahmet Haxhija” pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’ në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 08:56 minuta në momentin që Lici ka dalë nga shtëpia dhe është drejtuar për të hipur në makinë ka pikasur një pako të dyshimtë poshtë ‘Benz’-it të tij të mbështjellë me natriban duke njoftuar policinë.

Ndërkohë, pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako, që dyshohet se është tritol, por ende e pakonfirmuar.

LEXO EDHE:  FOTO-Video/Policia italiane prezanton makinat e reja

LEXO EDHE:  FOTO-Video/Policia italiane prezanton makinat e reja

Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autoreve të vendosjes se kësaj pakoje të dyshimtë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Vjedhje, armë dhe dhunë/ Prangoset “tmerri” i qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të një Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Drejtoria e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi, A. Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durres, i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë.

Po ashtu, uniformat blu bëjnë të ditur se janë dokumentuar me prova shkencore 8 raste vjedhjesh, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Policia bën të ditur se akuzohet për vjedhje me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe së fundi në Elbasan.

Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh.

-Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë.

-Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.

LEXO EDHE:  Falsifikonin monedha/ Arrestohen në flagrancë dy persona

LEXO EDHE:  Krimi në Shkodër/ Artan Hoxha zbulon detajet tronditëse

Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike.

-Me datë 12.02.2020, në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Me datë 13.02.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Më datë 15.02.2020, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën  kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish.

Ne momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme:

-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Tiranë dhe Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

LEXO TE PLOTE