Connect with Us

Avokati i Trump bën deklaratën e fortë/ Soros përdor ambasadat e SHBA-së në Europën Lindore për të sulmuar armiqtë e tij

Bota

Avokati i Trump bën deklaratën e fortë/ Soros përdor ambasadat e SHBA-së në Europën Lindore për të sulmuar armiqtë e tij

Publikuar

-

Avokati i Presidentit të SHBA,Donald Trumo, Rudy Giuliani ka bërë një deklaratë të fortë teksa shkruan se Soros po përdor ambasadat amerikane në Europën Lindore për të mbrojtur veten e tij dhe për të sulmuar armiqtë.

Ai thekson se Soros ka themeluar shoqërinë e tij DA për të liruar kriminelë. Më tej Giuliani shprehet se Soros është armiku numër një i Partisë Republikane në SHBA me në krye Trump.

“Soros është armiku numër një i Partisë Republikane. Ai është si një anarkist. Ai financoi DA që po i lënë kriminelët të lirohen. Dhe në Evropën Lindore ai përdor ambasadat tona për të mbrojtur organizatën e tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij”, shkruan Giulian në një postim në Twitter./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lajm i mirë nga Kina/ Bie numri i rasteve të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Kina ka raportuar për të ditën e tretë me radhë se rastet me virusin e ri kanë rënë edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ende nuk dihet se si do të zhvillohet më tej situata lidhur me koronavirusin e ri.

Autoritetet kineze thanë më 16 shkurt se vetëm brenda një dite 142 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e personave të vdekur në Kinë në 1,665.

Masat që ka ndërmarrë Kina për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po japin rezultate, tha Mi Feng, zëdhënës në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë.

Vetëm brenda një dite 2,009 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, duke bërë që në total, 68,500 persona të prekur me virusin, që është emëruar COVID-19.

Numri i rasteve të reja është më i vogël, nëse krahasohet me tre ditë më parë, ku ishin raportuar 15,000 raste të reja. Kina ka nisur të zbatojë masa të reja për të diagnostifikuar të prekurit në provincën Hubei, që konsiderohet si epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të ri.

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj publikon dokumentin/ Tregon problemin që kanë njerëzit e Sorosit

LEXO EDHE:  Flackenstein i përgjigjet akuzave të Berishës: Nuk e di çfarë ke në mendje, por…

Po ashtu, 9,419 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitali, thanë autoritetet kineze.

Në nivel botëror, numri i të prekurve me virus është 69,000 dhe vetëm katër vdekje janë shënuar jashtë Kinës, një në Hong Kong, Japoni, Filipine dhe Francë.

Pavarësisht se numri i rasteve të reja ka rënë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se “është shumë herët” të bëhen parashikime se si do të rrjedhë e gjithë situata lidhur me virusin./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dy marrëveshjet me Serbinë në Mynih/ Kurti: Kam rezervat e mia, nuk isha negociator

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha se ka rezerva sa i përket nënshkrimit të dy letrave të shprehjes së interesit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për autostrada dhe hekurudha.

Marrëveshja për autostrada dhe hekurudha u nënshkrua në Mynih më 14 shkurt dhe u ndërmjetësua nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Kurti thotë se për këto marrëveshje ka rezerva, pasi që nuk ka qenë pjesëmarrës në negociata.

“Unë vetëm po tregoj rezerva, për shkak se nuk kam qenë pjesëmarrës në negociata për këto letra të interesit. Natyrisht se ne na duhet lidhje, infrastrukturë më e mirë, autostrada dhe hekurudha. Por, sërish, punëtorët civilë që nënshkruan këto marrëveshje nisën negociatat gjatë qeverisë së kaluar dhe faktikisht i përmbyllën ato pa pjesëmarrjen tonë dhe ne jemi në qeveri për më pas se dy javë”, tha Kurti në një prononcim për REL.

Për palën kosovare, marrëveshjet për autostradën dhe hekurudhat i kanë nënshkruar Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Kurse nga pala serbe, të dy marrëveshjet i ka nënshkruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, përveç ambasadorit Grenell, ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes letrave të shprehjes së interesit për autostrada dhe hekurudha, të dy vendet shprehën gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj publikon dokumentin/ Tregon problemin që kanë njerëzit e Sorosit

LEXO EDHE:  Basha kërkoi takim me njeriun e Soros që sulmoi Trump

I pyetur se nëse kritikat e shprehura nga ai lidhur me marrëveshjet për autostrada dhe hekurudha kanë bërë që ambasadori Grenell të mos e takojë atë në Mynih, kryeministri Kurti thotë se komunikimi me amerikanët është i mirë dhe se gjatë qëndrimit në Mynih nuk ka qenë në plan që të takohet me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë.

“Më herët jam takuar me ambasadorin (Richard) Grenell dy herë, por jo kësaj here. Këtë herë kam qenë duke marrë pjesë në panel, në tryezë të rrumbullakët dhe ne nuk kemi pasur plane që të takohemi”.

“Po, për vete mund të konfirmoj për komunikimin tonë dhe gjithçka duket në rregull”, shtoi kryeministri Kurti.
Ambasadori Grenell më herët ka ndërmjetësuar po ashtu edhe marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kurti ishte takuar me ambasadorin Grenell dy herë, gjatë vizitave të këtij të fundit në Kosovës. Këto takime kanë ndodhur para se Kurti të merrte postin e kryeministrit.
Së fundmi, ambasadori Grenell ka kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti që të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, pasi kjo masë shihet si pengesa kryesore për rinisjen e dialogut me Serbinë.
Kurti është zotuar se taksën do ta zëvendësojë me reciprocitet, por Grenell ka kërkuar që taksa të hiqet pa u vendosur reciprociteti./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania, me Francёn pёr BE, me SHBA pёr armёt atomike?

Publikuar

-

Nga

Pёr bashkёpunimin europian, Gjermania beson tek Franca, kurse nё çёshtjet e sigurisё bazohet nё mburojёn atomike tё SHBA. Nё Konferencёn e Sigurisё nё Mynih, Macron kishte njё rekomandim pёr gjermanёt.

Janё rehatuar mirё gjermanёt nёn mburojёn mbrojtёse tё SHBA? Nё Konferencёn e Sigurisё nё Mynih (14-16.02), presidenti francez, Macron la kёtё pёrshtypje. Ai kёrkoi njё debat nuklear nё Gjermani, edhe pse ky diskutim “nuk ka pёr tё qenё i lehtё”. Franca, sipas Macron, nuk ka frikё, nёse Gjermania dhe BE shkёputen nga mburoja mbrojtёse amerikane.

Rikthim i historisё?

Tё qenit tё hapur-ka njё traditё tek pala franceze. Qё nё vitin 1957, Parisi ishte i gatshёm pёr lёshime tё mёdha nё drejtim tё Gjermanisё. Atёherё ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Strauß dhe homologu francez, Jacques Chaban-Delmas ranё nё ujdi pёr njё bashkёpunim nё teknikёn nukleare e tё raketave. Nё njё dokument tё fshehtё u fiksuan detajet e bashkёpunimit. Pёr Parisin ishte pёrfitim, qё Republika Federale e fortё ekonomikisht merrte pjesё nё zhvillimin e armёve atomare tё kushtueshme. Edhe presidenti amerikan, Dwight D. Eisenhower ishte pro armatimit atomike tё gjermanёve.

Por popullsia gjermane e refuzoi kёtё pak vite pas luftёs me njё shumicё tё madhe. E mund tё bazohej nё tё drejtёn, qё qeveria gjermane para anёtarёsimit nё NATO ishte shprehur qartё kundёr njё armatimi nukelar. Atёherё pёr Francёn kjo nuk ishte pengesё, sepse prodhimi i armёve do duhej tё bёhej nё Francё. Por projekti ambicioz gjerman, dёshtoi, kur gjenerali francez, Charles de Gaulle nё vitin 1958 erdhi nё pushtet. Ai zgjeroi pa mbёshtetje tё huaj programin nuclear francez, tё njohur si “Force de Frappe”.

Fuqia e tretё atomike

Pёr pёrdorimin e armёve vendos komandanti i forcave tё armatosura, pra vetёm presidenti i vendit nё Francё, e nё kёtё pikё nuk ka ndryshuar asgjё. Rreth 300 koka shpёrthyese ka “Force de Frappe”, siç ka bёrё tё ditur sё fundmi Macron. Nёn fuqitё zyrtare atomike, Franca zё vendin e tretё. Pёr 35 miliardё dollarё duhet tё modernizohen nё vitet e ardhshme kokat shpёrthyese tё nёndetёseve dhe bombarduesve. Nё Francё ka njё konsensus partiak qё modernizimi ёshtё i nevojshёm, pёr tё ruajtur sovranitetin francez, por pёr njё vend me 100% borxhe tё prodhimit tё brendshёm bruto ky investim ёshtё shumё i vёshtirё.

LEXO EDHE:  A e di Mirush Kabashi që Besian Pesha është një super hajdut?

LEXO EDHE:  Prapaskenat/Ja si Soros i kërkoi Klintonit të ndërhynte në politikën e brendshme shqiptare

Macron nuk i bёri qeverisё gjermane nё Konferencёn e Sigurisё nё Mynih njё ofertё financimi. Por deklarata e tij pёr njё debat gjerman pёr armёt nukleare, tё le tё kuptosh, se Macron, qё e kupton veten si ripёrtёritёs dhe katalizator tё Europёs, kёrkon qё Gjermania tё mos qёndrojё gjithmonё nё njё vend nё kёtё pikё. Ministri i Jashtёm gjerman, Heiko Maas tha pёr Deutsche Wellen, se „ne do tё pranojmё ftesёn pёr njё dialog strategjik.” Por ai theksoi, se fillimisht Europa duhet tё sqarojё, se si duhet tё pёrmbushen kёrkesat e pёrbashkёta. Maas tha po ashtu se ai ёshtё kundёr kthimit tё kurrizit SHBA-sё.

Macron viziton nёndetёsen franceze me koka atomike shpёrthyese, korrik 2017

Bundeswehri gjerman nё njё sulm atomar do tё ishte i pёrfshirё. Nё Büchel, nё landin Renani-Pfalc nёn mbikqyrjen amerikanё janё stacionuar raketa atomike amerikane, qё nё rast konflikti mund tё transportohen nga tornadot gjermanё nё zonёn e konfliktit. Por kёta tornado duket se janё fund tё jetёgjatёsisё sё tyre e duhet qё tё zёvendёsohen nё pak vite. Nё Mynih, prandaj Macron u shpreh pёr njё projekt tё madh ushtarak, nё tё cilin, Franca, Gjermania e Spanja tё zhvillojnё deri nё vitin 2040 njё gjeneratё tё re avionёsh luftarakё. Kёtё javё komisioni pёr buxhetin nё Bundestag dha dritё tё gjelbёr pёr njё etapё tё re financimi. Kjo gjeneratё e re avionёsh mund tё aftёsohej edhe pёr armёt atomike franceze. Por nё fund nё tё gjitha kёto çёshtje janё paratё ato qё do tё luajnё njё rol vendimtar./ DW

LEXO TE PLOTE