Connect with Us

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Kronika

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë poshtë nga traktori.

Raportohet se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa traktori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës.

Autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i shumëfishtë në autostradë/ Përplasen 5 makina

Publikuar

-

Nga

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës , në zonën e Sukthit

Mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit ku raportohet të jenë përfshirë 5 makina.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Prrenjas/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Përmbyset një autobus/ 12 persona humbin jetën

Paraprakisht dyshohet se një frenim i papritur dhe mosrespektimi i distancës nga mjeti në mjet ka sjellë përplasjen zinxhir në autostradë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kalonte personat me probleme në doganë pa kontroll/ Pranga 37 vjeçarit në Kakavijë

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas i cili kundrejt fitimit ndihmonte shtetasit që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave të dërguar nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin për rritjen e forcës goditëse ndaj krimeve ndërkufitare me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– P. M. vjeç 37, banues në Kakavijë, Gjirokastër, i cili kundrejt fitimit ka ndihmuar një shtetase shqiptare të kalojë kufirin drejt Greqisë. Ky shtetas do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro me qëllim që ta kalonte pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke.

Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës.
Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Aksident në punë/ Një shqiptar humb jetën në doganën greke (Fotot)

LEXO EDHE:  Aksidenti në Prrenjas/ Zbardhen detaje të reja

Veprimet e mëtejshme u kryen nga Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Misteri i vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve në Bulqizë/ Gjendet në banesë një shishe me pesticide

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike në Ostren të Bulqizës, ku në rrethana ende të paqarta nëna dhe dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë në banesë, ndërsa mundi të shpëtonte vetëm vajza e vogël.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, duke u zbardhur e premtja. Ndonëse u përfol se shkak i vdekjes së Rajmonda Tolajt, Rudinës dhe Fajtonit mund të ishte rrjedhja e gazit, duket se ky version është hedhur poshtë. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje të reja nga ngjarja në fjalë.

Sipas tij, në njërën nga dhomat e familjes Tolaj, përveç një pjate me supë që ishte në tavolinë, e cila është çuar në laborator, është gjetur dhe një shishe rreth 50 gramshe, e mbështjellë me letër. Kjo shishe, përmbajtja e të cilës nuk dihet se çfarë ka pasur brenda, mbante një aromë të keqe.

Nga interesimet e Doçit pranë familjarëve, thuhet se ky pesticid përdorej për patatet, të cilat spërkateshin pasi i shkulnin, nderkohe qe ajo eshte çuar ne laborator.

LEXO EDHE:  U vra në atentat/ OFL bllokon makinat e blinduara të Edison Harizajt

LEXO EDHE:  Vlorë, arrestohen dy persona për vjedhje

Nëna me fëmijët jetonin të vetëm në banesë, pasi bashkëshorti i saj kishte emigruar për punë në Greqi, ndërkohë që kishin dhe një vajzë të martuar.

LEXO TE PLOTE