Connect with Us

Thaçi mesazh të fortë/ “Nëse nuk ruhet partneriteti me SHBA dhe BE, rrezikohet liberalizimi i vizave”

Kosova & Rajoni

Thaçi mesazh të fortë/ “Nëse nuk ruhet partneriteti me SHBA dhe BE, rrezikohet liberalizimi i vizave”

Publikuar

-

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një mesazh shumë të fortë përsa i përket liberalizimit të vizave.

Teksa ka folur rreth diskutimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, Thaçi deklaroi se e vetmja mënyrë që vendi të ketë një të ardhme të ndritur euro-atlantike është koordinimi i plotë me partnerët, SHBA dhe BE.

“Të gjitha mesazhet që i dëgjuam prej të gjithë liderëve botërorë që ishin prezent në Munih në raport me Kosovën është që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE-në, me NATO-n, e në veçanti me SHBA-të. Ky partneritet ruhet dhe kultivohet vetëm duke u sjell në mënyrë të përgjegjshme si institucione të vendit, të ndërtojmë demokracinë qytetare, të thellojmë reformat dhe të sillemi në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme edhe me të gjithë fqinjët, prandaj jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga ajo që dëgjuam për Kosovën këtu në takimet që kam zhvilluar”, tha Kreu i Shtetit në televizionin publik të Kosovës.

Sipas tij, nëse nuk ruhen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, rrezikohet liberalizmi i vizave.

LEXO EDHE:  BE mbështet me miliona bashkëpunimin rajonal në Ballkan

“Rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me partnerët tanë me SHBA dhe BE që të ndodh liberalizmi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në Interpol apo në UNESCO. Pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol”, nënvizoi Thaçi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Përplasje me armë në kazino/ Vritet 22 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një përplasje në një kazino në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:47 të mëngjesi, ku katër persona të armatosur kanë hynë në kazino dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve.

Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme në Shkup.

LEXO EDHE:  BE mbështet me miliona bashkëpunimin rajonal në Ballkan

LEXO EDHE:  Siguri e pamjaftueshme/ SHBA paralajmëron Anglinë për rrjetin 5GB

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nuk ishte vetëm”/ Vuçiç zbulon bashkëpunimin e Haradinajt me ndërkombëtarët për taksën 100%

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për shtyp nga kisha ortodokse serbe, foli për taksën 100 % që i ka vendosur Kosova për mallrat.

Vuçiç deklaroi se gjatë vizitës së tij në Gjermani, ka kuptuar se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajt është mbështetur nga disa shtete të tjera për vendosjen e kësaj takse.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, tha ai, por nuk preferoi të tregojë emra shtetesh apo personash konkretë.

Mediat kosovare shkruajnë se sipas tij, pas vendimit të taksës qëndron edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  BE mbështet me miliona bashkëpunimin rajonal në Ballkan

LEXO EDHE:  Kosovë/Konfirmohet kthimi i 80 azilkërkuesve

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, paralajmëroi Vuçiç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Kërcënojnë” studentët/ “Merrni masa ose do publikojmë emrat e pedagogëve që na ngacmojnë seksualisht”

Publikuar

-

Nga

Të shumta janë rastet e regjistruara kur studentët ngacmohen seksualisht nga pedagogët.

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë paralajmëruar se do të publikojnë emrat e profesorëve që ngacmojnë seksualisht, nëse nuk merret asnjë masë nga universiteti, nga Prokuroria dhe policia.

“Të vetëdijshëm/me për shtrirjen e kësaj forme të abuzimit të pushtetit dhe kërcënim të të drejtave fundamentale të studenteve dhe studentëve, ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës të ndërmarrë masa, përndryshe do të detyrohemi t’i publikojmë emrat e secilit profesor, asistent dhe punëtor administrativ, ngacmues seksual. Ne kërkojmë ambient të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë studentet/ët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në reagimin e tyre.

Studentët aktivistë në 50-vjetorin e Universitetit të Prishtinës, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale nga ky institucion.

Në një komunikatë të lëshuar për mediat, studentët deklarojnë se ngacmimi seksual është fenomen i njohur në historinë e Universitetit të Prishtinës dhe emrat e këtyre pedagogëve janë të njohur.

LEXO EDHE:  Siguri e pamjaftueshme/ SHBA paralajmëron Anglinë për rrjetin 5GB

LEXO EDHE:  BE mbështet me miliona bashkëpunimin rajonal në Ballkan

“Ngacmimet seksuale vazhdojnë të mos sanksionohen brenda Universitetit të Prishtinës duke krijuar kështu një ambient të pasigurt për studentet dhe studentët e UP-së, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke e shndërruar Universitetin në një shtëpi e cila strehon dhe ushqen ngacmues seksual. Përkundër raportimeve dhe skandaleve publike, Universiteti i Prishtinës edhe sot vazhdon të mos ketë rregullore kundër ngacmimeve seksuale që me Kodin Penal të Kosovës konsi derohen vepra penale, e gjithë kjo si pasojë e rezistencave të vazhdueshme nga ngacmues seksual brenda UP-së”, thuhet më tej në reagim.

Bazuar në Kodin Penal, ngacmimi seksual dënohet me 6 muaj deri në 5 vite me burgim./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE