Connect with Us

Rama shënon “autogol”/ Hedh poshtë paketën Anti-KÇK?

Politikë

Rama shënon “autogol”/ Hedh poshtë paketën Anti-KÇK?

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ndërsa komenton të ashtuquajturën paketa Anti-KÇK, thekson se qeveria po cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Paketa Anti-KÇK e Qeverise Rama po cenon ne menyre te drejteperdrejte lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Dhe justifikimi eshte “se ne gjendje te jashtezakonshme, merren masa te jashtezakonshme”!”.-shkruan Kulluri.

Por sipas Kullurit, Rama me deklaratat e tij për “suksese” të mëdha që pretendon se ka arritur tregon se nuk ka situatë të jashtëzakonshme, gjë që sipas tij tregon se vetë Rama po e hedh poshtë këtë arsyetim.

“Por sa here pyetet per punen e qeverise, Rama rreshton suksese, qe do te thote se nuk jemi ne “situate te jashtezakonshme”!
Pra arsyetimi per pakten Anti-KÇK bie po prej fjaleve te vete Kryeministrit!”-thekson Kulluri.

Më tej, ai shprehet se në fakt e vetmja “situate e jashtezakonshme” eshte mos funksionimi i Kuvendit te Shqiperise, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte e me keq dobesimi prej 2013 i kompetencave te Presidentit te Republikes.

Po ashtu, Kulluri bën përgjegjëse edhe opozitën për situatën e krijuar, po aq sa edhe qeverinë. Pasi, sipas tij është opozita ajo që i ka lënë hapësirë Ramës të kapë çdo gjë.

LEXO EDHE:  Ermal Mamaqi si kamerdarja e fundit e Edi Ramës

“Jemi perballe nje Ekzekutivi qe nuk e kontrollon asnje mekanizem demokratik! Dhe me keq akoma kete “vrull autokratik” te Rames e kane “certifikuar” veprimet dhe mosveprimet e opozites.

Pergjegjesia per kaosin e krijuar kushtetues dhe institucional eshte e te dy paleve.

Rama qe ka marre cdo pushtet dhe opozita qe permes bojkoteve dhe mospjesemarrjes ne zgjedhje apo institucionet e drejtesise KED, KLGj dhe KLP i ka lene dore te lire qeverise. Ata qe e paguajne cmimin jane qytetaret qe u preken te drejta dhe lirite themelore. Ndaj, zgjidhja nuk mund te vije nga ata qe e krijuan kete autokraci.”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kjo është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme”/ Arian Çani i nxjerr “bojën” Ramës, ja si reagon Spiropali  

Publikuar

-

Nga

Moderatori dhe gazetari Arian Çani mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij, “Zonë e Lirë”, ka pasur një debat me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte e ftuar në studio.

Arian Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama është pjesë e një strukture shumë më të lartë seç mendojnë qytetarët dhe ka kapur çdo gjë në Shqipëri.

Po ashtu, Çani tha se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një ndër gjërat më të turpshme që është bërë.

Por, pas kësaj deklarate të Çanit, ka ardhur përgjigja e ministres Spiropali, e cila tha se ky është konspiracion pasi qeveria sipas saj nuk ka lidhje me sistemin e drejtësisë.

Debati: 

Arian Çani: Po pse je dakord me KLP dhe KLGJ?

Arjan Çani: Po se e kanë këta mo.

Elisa Spiropali: Pse e kemi ne mo Çani?

Arian Çani: Mua nuk më bind dot. Unë them që Rama është treguar aq i zoti… ti nuk i pranon që i ka të gjitha Elisa.

Elisa Spiropali: Ore zotëri me sistemin e drejtësisë nuk kemi lidhje. Është monitoruar nga fillimi me partnerët tanë. Ju e dini që futëm në Kushtetutë ne një operacion monitorimi të ndërkombëtarëve?

LEXO EDHE:  Foto/ Përfundon takimi Rama-Palmer

LEXO EDHE:  Rama hakmerret me Shkodrën/ Përgjysmon fondet e Bashkisë, dëmet nga tërmeti ende pa vlerësim

Arian Çani: Që është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme që kemi bërë.

Elisa Spiropali: Mendoni ju?

Arian Çani: Jo unë jam i bindur për këtë. Ca ky vend është pa brekë…

Elisa Spiropali: Pra ti thua që i ka Rama, nga ana tjetër thua i paskan ndërkombëtarët. Tani kush i paska, Rama apo ndërkombëtarët?

Arian Çani: Rama ça është… Ne e kemi thënë në këtë studio. Ti kujton se tallem. Po flet seriozisht tani. Mos të duket Rama lojtar lokal.

Elisa Spiropali: Rama është lojtar kombëtar ndërkombëtar. Si ta dojë puna është.

Arian Çani: Rama është pjesë e një strukture shumë më lart seç mendojnë disa. Që do të thotë kur thua ONM nuk më ke thënë asgjë, Rama me të vetët.

Elisa Spiropali: Mungon Kastriot Myftaraj këtu.

Arian Çani: Nuk është konspiracion fare.

Elisa Spiropali: Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj?

Arian Çani: Në vende si Shqipëria, kur themi Amerika kemi thënë Sorosi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  “Humbëm një betejë, por jo luftën”/ Kreu i KSSH: Status i minatorit do realizohet

LEXO EDHE:  “Humbëm një betejë, por jo luftën”/ Kreu i KSSH: Status i minatorit do realizohet

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE