LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po të dëgjoj”/ Basha komunikim me qytetarët në Instastory, e nis me arsimin

15 Shkurt 2020, 13:58, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mundësinë që të rinjtë t?i bëjnë pyetje të drejtpërdrejta në Instastory.

Basha ka publikuar një story, ku i kërkon të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

?Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri??, është pyetja që ka drejtuar lideri i opozitës dhe më pas i ka lënë mundësinë të rinjve të shprehin mendimet.

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga