Connect with Us

“Po shkojmë për të festuar Shën Valentinin në Greqi”/ Kontrolli në makinë “fundos” çiftin shqiptar

Kronika

“Po shkojmë për të festuar Shën Valentinin në Greqi”/ Kontrolli në makinë “fundos” çiftin shqiptar

Publikuar

-

Dy shtetas shqiptar, burrë dhe grua, janë vënë në pranga ditën e djeshme, nga policia në Igumenicë.

Mësohet se ndalimi i tyre u bë në në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi prej 15 kg marijuanë.

Autoritetet greke ndaluan automjetin me të cilin ata po udhëtonin në momentin kur po tentonte të hynte në tokën greke.

Lënda narkotike ishte futur në bagazhin e makinës, ku kishin disa vende të improvizuara enkas, u gjetën 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë dhe dy celularë.

LEXO EDHE:  Ashtu siç e do zakoni, pas martesës Princi Harry dhe Dukesha Meghan duan të bëhen me fëmijë

Në momentin e ndalimit çifti ka deklaruar se vinte nga Shqipëria në Greqi për të festuar ditën e të dashuruarve, por pas kontrollit nga policia është konstatuar edhe lënda narkotike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthim eksplozivi në një dyqan

Publikuar

-

Nga

Një sasi lëndë eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në një dyqan në fshatin Gocaj të Lezhës.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Shpejtësi skëterrë në aksin Tiranë-Durrës/ Policia nuk fal as për Shën Valentin, ndëshkon shoferët “rebelë”

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbrëmjes të së premtes, policia rrugore ka ushtruar kontrolle për zbatimin e rregullave të qarkullimit në aksin Tiranë-Durrës.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e policisë, mbrëmjen e djeshme janë hequr 16 leje drejtimi për shpejtësi jashtë normave të lejimit në aksin Tiranë-Durrës.

Gjithashtu në kuadër të këtyre operacioneve u evidentuan shumë drejtues duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.

Fundjava gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga policia Rrugore për parandalimin e rasteve që abuzojnë me shpejtësinë, ku gjatë natës së djeshme ata u fokusuan ne aksin Tiranë-Durrës.

“Shpejtësi&lagështi në rrugë, destinacioni. Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit. Fundjava dhe festa janë për tu festuar,jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar në , apo më keq akoma. Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge. 16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim. 14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

LEXO EDHE:  Morën peng një person dhe kërkuan 10.000 euro/ Arrestohen pesë shqiptarë

LEXO EDHE:  Itali/ Xhenova aprovon legalizimin e hashashit, mocion drejtuar parlamentit

KUJDES! Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat e policit, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve. Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore. Foto  dhe gjobe  ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia e trefishtë në Bulqizë/ Mbërrijnë në morg trupat e familjes Tola, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Publikuar

-

Nga

Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Ekspertët mjeko-ligjorë, qëndruan në banesën e tyre për sa kohë grupi hetimor kreu veprimet paraprake, ndërsa janë dashur disa orë udhëtim deri në Peshkopi për shkak se fshati Ostren i Madh ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut në zonën e Gollobordës.

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, nëna 40 vjeçe, vajza e madhe 20 vjeçe dhe djali 15 vjeç dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e rrjedhjes së gazit, por ekziston mundësia që asfiksimi i tyre të ketë ardhur nga mangalli apo të jenë helmuar nga ushqimi.

LEXO EDHE:  Ashtu siç e do zakoni, pas martesës Princi Harry dhe Dukesha Meghan duan të bëhen me fëmijë

LEXO EDHE:  12 mendimet që tregojnë se jeni gati për të bashkëjetuar

Mësohet se drejt Peshkopisë është nisur një ekip i ekspertizës mjekoligjore që do të asistojë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE