LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po ia mbajti, sigurisht”/ Ish-ministri i Ramës sfidon publikisht ambasadorin Soreca

15 Shkurt 2020, 13:56, Politikë CNA
“Po ia mbajti, sigurisht”/ Ish-ministri i Ramës sfidon

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ndërsa komenton të ashtuquajturën pakëta Anti-KÇK, e cilëson këtë të fundit në kundërshtim me direktivat e BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka shigjetuar edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa shkruan se ?Direktiva e BE “Follow the money”, pra ndiq paranë, ka krejt tjetër kuptim nga ligji i Anti KÇK që mbështet edhe Soreca, i deleguari i BE. Po komplet tjetër kuptim.?.

Sipas Manajanit, direktiva “follow the money” parakupton një punë të mirëfillte investigative, ku duke ndjekur fillin e transaksioneve financiare të cilat të çojnë tek personat e vërtetë që i kryejnë ato.

Pra ideja është që nga paraja të shkohet tek personi, me shumë gjasë krimineli.

Kurse anti-KÇK, sipas ish-ministrit, fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij.

?Kurse anti-KÇK, fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij. Pa asnjë punë hetimore, thjesht shihet kush ka qenë apo është në burg i çon OFeLi-ja letrën. Në disa raste OFL ndërhyn edhe në proçese të çelura nga drejtësia.

Krejt e kundërta e Direktivës. BE thotë Follow the money, Rama e Soreca thonë Folloë the person.

Nëse direktiva e BE kërkon shtet, procedurë dhe inteligjencë, anti-KÇK kërkon thjesht policë që të veprojnë me llogjikën e të fortit për të Kapur ç’a të Ketë mbetur. Njësoj si banditët kur plaçkisin viktimat e tyre.

Direktiva e BE kërkon proces të rregullt gjyqësor, që do të thotë që është drejtësia ajo që e udhëheq luftën kundër krimit. Anti-KÇK është drejtësi paralele, që funksionion sipas rregullave të bosit dhe jo kushtetutës e ligjit. Vini re, akti normativ nxjerr komplet jashtë funksioni rendin juridik e kushtetues. Prandaj policisë, fjala vjen, nuk i bën përshtypje parimi i gjësë së gjykuar.

Direktiva e BE parakupton që policia është nën drejtësinë. Kurse anti-KÇK policia e tërheq për hunde atë pak drejtësi që ka ngelur.

Ndaj të quash anti-KÇK si zbatim të direktivës së BE, duhet të jesh i ligë ose i paaftë për të kuptuar ç’po ndodh.?-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri sfidon publikisht Sorecën ta propozojë një ligj të tillë në Itali, nëse mundet sigurisht, nënvizon Manjani.

?I sugjeroj Sorecës ta prezantojë në Itali këtë ligjin e KÇK që mbështet këtu..! Po ja mbajti, sigurisht. As në profesionin e tij të policit nuk e pranojnë, me këto lloj idesh…

As në Maqedoni e Kosovë, BE nuk pranoi të bëhej kjo katrahura jonë, që e mbështetën të deleguarit e saj!!!?-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga