Connect with Us

Përplasjet e para mes Kurtit dhe Vuçiçit

Kosova & Rajoni

Përplasjet e para mes Kurtit dhe Vuçiçit

Publikuar

-

Në Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë u zhvillua të premten një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. Paneli i diskutimit ka qenë me dyer të mbyllura, por DW ka mësuar disa detaje nga burimet e saj.

Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor, siç merret vesh nga burime të informuara mirë. Debati i organizuar të premten në mbrëmje në Mynih ka zgjuar një interesim jashtëzakonisht të madh. Në tubim ishin organizatori i Konferencës së Mynihut Wolgang Ischinger, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera. Megjithatë me shumë interes në këtë takim është pritur edhe paraqitja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ishte për herë të parë pjesë e këtyre takimeve.

Takimi me dyer të mbyllura

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Megjithatë në rrjetet  sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Minishengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë. I pari – s’ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s’ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave”. Në këtë mënyrë ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiç, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijëve të Kosovës dhe Serbisë.

Atmosfera e nxehtë

Nga burime të DW-s është mësuar, se presidenti i Serbisë Vuçiç ishte më së shumti i shqetësuar pas pohimeve të Kurtit se “bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”, sepse ajo paraqet vetëm ngarkesë për Serbinë.

Nga burime të informuara mirë po ashtu mësohet, se Vuçiç i ka kundërshtuar këto pohime me fjalët se “Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore”.

Kurti ishte në këtë takim i vetmi, i cili ka kërkuar që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian njëkohësisht. “Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme”, tha Kurti i cili ka kundërshtuar idenë e Minishengenit dhe shtoi se vendeve të Ballkanit i duhet tani një ‘Mini-Marshall Plan’.

LEXO EDHE:  Vucic sfide Rames ne Twitter: Nuk do ju sjellim drone ne Tirane

Mbrojtësit e Minishengenit

Vendet, të cilat kanë nisur iniciativën për Minishengen e kanë mbrojtur këtë ide, me fjalët se ajo ofron lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë pohuar se kjo ide rrjedh edhe nga Procesi i Berlinit. Mësohet se njëri prej tyre ka hedhur poshtë edhe të gjitha pohimet se ai mbron ndonjë ide për krijimin e ndonjë Jugosllavie të tretë dhe ka përdorur madje edhe fjalë si ato  – boll më këtë “bullshit”.

Një ndër temat më të trajtuara ka qenë domosdoshmëria e hapjes së një perspektive më të qartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Ka pasur dallime mes folësve për procedurat që duhen ndjekur deri në anëtarësim dhe mënyrën e anëtarësimit. Por të gjithë folësit ishin të mendimit se perspektiva e vendeve të BP për anëtarësim në BE duhet të mbahet e hapur.

Një prej folësve ka kritikuar edhe tendencat jo evropiane në Ballkan, duke sugjeruar se në Ballkan ka vende dhe shtete të cilat frenojnë dhe pengojnë këtë rrugë. Ai nuk ka emërtuar qartë se cilat vende janë këto, po megjithatë mendohet se fjala është për vendet më të afërta me Rusinë.

Nga burime të mirëinformuara marrim vesh se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një angazhim më të fuqishëm të BE në zgjidhjen e problemeve, në radhë të parë për liberalizimin e vizave për kosovarët. BE është kritikuar për mosveprim dhe neglizhencë, ndërsa kosovarët ndjehen të mashtruar nga BE, sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Nga BE kërkohet më shumë unitet në zgjidhjen e problemeve të ngjashme, por edhe në procesin e zgjerimit. Disa herë është përmendur edhe domosdoshmëria e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo do të jetë edhe një prej temave që do të trajtohen në takimet e ardhshme të BE në Bruksel dhe në veçanti në samitin e Zagrebit në maj./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Video – Avokati dhunon lypësin në mes të qytetit

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Mësohet se avokati i njohur Tomë Gashi ka përbuzur një lypësin dhe i ka gjuajtur me shqelm parave që ai kishte mbledhur nga qytetarët.

Ky moment është filmuar nga qytetarët, të cilët tregojnë se avokati Gashi e ka poshtëruar lypësin me fjalë të ndyra.

LEXO EDHE:  Rama takim me Soros në SHBA/Altin Goxhaj i publikon foton

LEXO EDHE:  Beogradi e cileson sulmin ndaj Vucic, tentative per vrasje

Nuk dihet se çfarë e ka nxitur përplasjen me avokatin, por pritet një reagim nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pas këtij veprimi aspak qytetar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Abuzon seksualisht me mbesën/ Shokon 56-vjeçari: Kishte vetë dëshirë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 56-vjeçar mësohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij.

Kjo ngjarje bëhet edhe më e rëndë, për faktin se 18 vjeçarja rezulton të jetë person me probleme të shëndetit mendor.

“Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56-vjeçar”, ka deklaruar për mediat kosovare, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Podrimaj-Beqiraj.

LEXO EDHE:  Beogradi e cileson sulmin ndaj Vucic, tentative per vrasje

LEXO EDHE:  Përfundon pas 3 orësh takimi Rama-Basha

Avokati i 56-vjeçarit Nexhmedin Gashi, thotë se klienti i tij nuk e mohon veprën, por se ajo ka ndodhur me dëshirën e 18 vjeçares.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Firmosën dy marrëveshje me Serbinë/ Nxehet keq Albin Kurti: Nuk kam dhënë autorizim

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën nuk është autorizuar nga qeveria e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai bën me dije se dy zyrtarët që ishin autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj firmosën marrëveshjet dhe nuk negociuan fare me qeverinë e re.

Akuza e kryeministrit Kosovar bëhet më e rëndë pasi ai thotë se “as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë”.

“Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

LEXO EDHE:  Rama takim me Soros në SHBA/Altin Goxhaj i publikon foton

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Berishës jep mesazhin e fortë pas takimit në Durrës

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.” shkruan Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE