LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ligji për Arsimin e Lartë shqetësimi kryesor”/ Basha premtim studentëve

15 Shkurt 2020, 18:27, Politikë CNA
“Ligji për Arsimin e Lartë shqetësimi kryesor”/ Basha

Pas live-t në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha komunikoi sot me qytetarët me anë të rubrikës ?Më bëj një pyetje? në Instastory.

Basha ktheu sytë nga arsimi dhe i kërkoi të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen.

Pas kësaj, me anë të një videoje, lideri i demokratëve falenderon studentët dhe i premton se sapo të vijë në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë.

?Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në Instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t?ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë. Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në të  gjitha fushat e arsimit dhe në veçanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të  konkurojnë  si dhe me denjësisht dhe me paga të larta.

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që keni ju?, deklaron Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga