Connect with Us

Lajm i hidhur/ Gjendet e pajetë në banesë prezantuesja 40-vjeçare

Bota

Lajm i hidhur/ Gjendet e pajetë në banesë prezantuesja 40-vjeçare

Publikuar

-

Prezantuesja britanike Caroline Flack është gjetur e pajetë ditën e sotme në apartamentin e saj në Londër.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj, të cilët kërkuan që mediat të respektojnë dhimbjen e tyre dhe privatësinë.

“Ne do kërkojmë që shtypi të respektojë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë dhe kërkojmë që ata të mos bëjnë asnjë përpjekje të na kontaktojnë ose të na fotografojnë”, thuhet në deklaratën e familjarëve.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së mistershme të 40-vjeçares, e cila ishte një ndër femrat më të komentuara të showbizzit.

Caroline Flack ishte në process gjyqësor dhe do të dilte para trupës gjykuese më 4 mars për të dhënë dëshminë, lidhur me akuzën se ka sulmuar partnerin Lewis Burton në dhjetor.

Caroline bëri bujë me pjesëmarrjen në realityshown “Love Island”, ndërsa njihet si prezantuesja e shfaqjeve më të mëdha, duke përfshirë këtu edhe “X Factor”. Ajo ishte një nga personat më të kërkuar dhe më të dashur në televizionet britanike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Përplasje me armë në kazino/ Vritet 22 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një përplasje në një kazino në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:47 të mëngjesi, ku katër persona të armatosur kanë hynë në kazino dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve.

Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme në Shkup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Afrika konfirmon rastin e parë me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, ndërsa ka mbërritur edhe në Afrikë.

Kështu, mësohet se Egjipti ka konfirmuar  rastin e parë të prekur nga koronavirusi.

Sipas mediave ndërkombëtare, i prekuri është një i huaj i cili u konstatua nga programet të implementuara për udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit.

Vetëm Amerika e Jugut ka mbetur e paprekur por ka dyshime edhe aty prej 1 muaji në Brazil. I pastër ngelet edhe Ballkani në Europë ku bën pjesë Shqipëria.

Koronavirusi ndëkohë vijon me rritjen e bilancit ku 67 mijë 191 persona numërohen të prekur dhe 1 mijë e 527 viktima.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nuk ishte vetëm”/ Vuçiç zbulon bashkëpunimin e Haradinajt me ndërkombëtarët për taksën 100%

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për shtyp nga kisha ortodokse serbe, foli për taksën 100 % që i ka vendosur Kosova për mallrat.

Vuçiç deklaroi se gjatë vizitës së tij në Gjermani, ka kuptuar se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajt është mbështetur nga disa shtete të tjera për vendosjen e kësaj takse.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, tha ai, por nuk preferoi të tregojë emra shtetesh apo personash konkretë.

Mediat kosovare shkruajnë se sipas tij, pas vendimit të taksës qëndron edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, paralajmëroi Vuçiç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE