Connect with Us

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Kush është autori i dyshuar

Kronika

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Kush është autori i dyshuar

Publikuar

-

Një argjendari ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme në Elbasan, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë.

Autori i kësaj grabitje, dyshohet të jetë Astrit Thaçi. Kujtojmë se Astrit Thaçi, është 27-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të kryefamiljarin e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë.

Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike raporton ABC neës.

LEXO EDHE:  Incidenti me makinën e policisë/ Disa të arrestuar në Elbasan

Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së një pikë dhënie kredie, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përcillen në banesën e fundit nëna me dy fëmijët/ Të afërmit mohojnë helmimin nga gazi

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit 3 pjesëtarët e familjes Tola, që humbën jetën dje në Ostren të Bulqizës.

Rajmonda, 45 vjeçe, vajza Rudina, 22 vjeçe dhe djali Fatjoni, 14 vjeç u përcollën nga familjarët e të afërmit me dhimbje e lot

Një nga të afërmit e viktimave kërkoi zbardhjen e ngjarjes, pasi pretendon se ata nuk kanë humbur jetën për shkak të rrjedhjes së gazit, siç u raportua në media.

“Asgjë nuk ka pasur. Të gjithë kanë qenë në të njëjtën dhomë. Çfarë do thotë ekspertiza, ne presim atë. Të zbardhet. Nuk ka pasur asgjë, as sobë asgjë”, deklaroi ai për Abc News.

LEXO EDHE:  Ngjarja që tronditi Elbasanin/ Zbutet akuza për atentatorin e Çapjave

LEXO EDHE:  Si ra në “kurth” pedagogu i Elbasanit/ Zbardhen detajet e video-skandalit

Ai ka mohuar që familja tola të ketë pasur konflikte të mëparshme, ndërsa theksoi se po pret përgjigjen e ekspertizës.

Kujtojmë se ditën e djeshme 3 anëtarët e familjes Tola u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza 16-vjeçare Merita, u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lajmet për vdekjen e Kacifas/ Prokuroria e Gjirokastrës: Nuk i kemi mbyllur ende hetimet

Publikuar

-

Nga

Në media u publikua sot lajmi se minoritari grek Kostandin Kacifas, që mbeti viktimë më 28 tetor të 2018-ës, nuk është vrarë nga forcat RENEA, por ka kryer vetëvrasje.

Pas kësaj, ka reaguar Prokuroria e Gjirokastrës, e cila nënvizon se ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar lidhur me ngjarjen.

“Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar procedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky procedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Përplasje me armë zjarri në Elbasan/ Raportohet për të plagosur

LEXO EDHE:  Ngjarja që tronditi Elbasanin/ Zbutet akuza për atentatorin e Çapjave

Më tej, Prokuroria thekson se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për trafikim heroine/ Ekstradohet në Francë “Escobari” turk

Publikuar

-

Nga

Faruk Baybesin, i njohur si “Eskobari” turk, është eskstraduar pak ditë më parë nga Shqipëria në Francë.

Mësohet se më 2 shkurt, gjyqtari Gerd Hoxha ka marrë vendimin e ekstradimit të të akuzuarit për trafik heroine.

Kujtojmë se gjykata e Loire Atlantique e ka shpallur Baybesin fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroine dhe e ka dënuar me 30 vite burgim.

Drejtësia franceze, përmes dokumenteve që përcolli me urgjencë, i kërkonte disa ditë më parë autoriteteve shqiptare dorëzimin e Baybesin, me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 ai ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë, si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

LEXO EDHE:  Ngjarja në Elbasan/ Reagon për herë të parë Qazim Sejdini

LEXO EDHE:  Policia sulmohet me antitank/Ngjarja mbahet e fshehtë

Faruk Baybesin ka pranuar që është djali i trafikantit të dënuar Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar. Madje ky grup mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Husein Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE