Connect with Us

Grabitet argjendaria në mes të ditës/ Ngjarja pranë Drejtorisë së Policisë

Kronika

Grabitet argjendaria në mes të ditës/ Ngjarja pranë Drejtorisë së Policisë

Publikuar

-

Një argjendari në Elbasan ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, rreth 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Burimet bëjnë të ditur se një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen. Sipas të dhënave të para autori ka marrë një sasi bizhuterish, vlera e të cilave ende nuk dihet.

LEXO EDHE:  Ushtria në Rinas/ Mustafaj: Manovër për të larguar vëmendjen nga 10 milionë euro

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

SPAK shpall moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës/ Rrëzon akuzën për grup të strukturuar kriminal

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës, që dyshohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gazetarja e BW, Klodiana Lala bën të ditur se SPAK ka rrëzuar akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsht. Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën dhënë nga Shkalla e Parë duke lënë në burg disa nga të arrestuarit.

Operacioni antikanabis u realizua në muajin maj, ndërsa në pranga ranë 19 persona, në Kukës, Pukë, Krujë dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Mes tyre ishte edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

LEXO EDHE:  Aksident/ Makina përplas rëndë këmbësorin

LEXO EDHE:  Ushtria në Rinas/ Mustafaj: Manovër për të larguar vëmendjen nga 10 milionë euro

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike.

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “troket” në Lushnje dhe Kavajë/ Kush janë shënjestra e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “troket” në Lushnje dhe Kavajë/ Kush janë shënjestra e radhës

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë tre shtetasve, përkatësisht një banues në Lushnje dhe dy të tjerë në Kavajë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

M. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;

LEXO EDHE:  Grabiti 4 banesa/ Arrestohet 21 vjeçari

LEXO EDHE:  Ushtria në Rinas/ Mustafaj: Manovër për të larguar vëmendjen nga 10 milionë euro

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE