Connect with Us

FMN i “tërheq veshin” qeverisë për rindërtimin pas tërmetit/ Përgjegjshmëri e transparencë me fondet

Ekonomi

FMN i “tërheq veshin” qeverisë për rindërtimin pas tërmetit/ Përgjegjshmëri e transparencë me fondet

Publikuar

-

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes dhe transaparencë me menaxhimin e fondeve të mbledhura për programin e rindërtimit duke përfshirë edhe financimet e donatorëve ndërkombëtarë në 17 shkurt.

Në përgjigjen zyrtare që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë News24 deklaron se është e rëndësishme që edhe strukturat e posaçme të krijuara për projektin e rindërtimit të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri.

Qeveria së bashku me ekspertë të huaj raportuan faturën financiare të dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit që ishte rreth 1 mld euro. Si e konsideroni faturën e deklaruar nga qeveria për tërmetin dhe mendoni se do të arrihet diçka nga konferenca e donatorëve më 17 shkurt?

Jan Kees Martijn, Shef Misionit për Shqipërinë: Raporti i Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësisë i publikuar disa ditë më parë është përgatitur bashkërisht nga autoritetet shqiptare, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore  dhe bazohet në një metodologji të përbashkët që zbatohet për vendet e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Ky vlerësim do të jetë një element i rëndësishëm për Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel. Ai do të orientojë vlerësimin nga donatorët të nevojave për fonde për të ndihmuar financimin e kostove të rimëkëmbjes. Është e rëndësishme që Shqipëria të sigurojë mbështetje ndërkombëtare për të lehtësuar barrën, por do të na duhet të presim konferencën për të mësuar angazhimet që do të ndërmarrin donatorët dhe se në çfarë forme do të jetë mbështetja e tyre. Koha dhe madhësia e disbursimeve faktike do të bëhet e qartë vetëm gradualisht pas konferencës.

Çfarë duhet bërë nga ana e qeverisë për të dalë nga kjo situatë, si duhen menaxhuar këto fonde?
Si fillim më lejoni të them se qeveria mori vendimin e duhur kur amendoi buxhetin e vitit 2020 për të akomoduar shpenzime më të larta për të lehtësuar pasojat e tërmetit. Autoritetet gjithashtu kanë krijuar struktura të posaçme për t’u menaxhuar projektin e rindërtimit. Është e rëndësishme që këto struktura të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë. Një tjetër prioritet do të jetë që ato të zbatojnë standardet e menaxhimit të financave publike në menaxhimin e fondeve si të brendshme apo të financimeve nga donatorët si dhe zbatimi i standardeve të ndërtimit- për të siguruar që rindërtimi do jetë cilësor, pa kosto të tepërta dhe që do t’i japë prioritet njerëzve më në nevojë si dhe që do të marrë në konsideratë çfarë do të bëjë sektori privat për të siguruar rikuperimin më të shpejtë të mundshëm. Së fundmi, ne do të këshillonim kundër dhënies së përjashtimeve të reja apo masave lehtësuese tatimore që e bëjnë sistemin e taksave më të ndërlikuar dhe më të vështirë për tu administruar.

LEXO EDHE:  Kryeministrja Brnabiç kundër koalicionit VV-LDK/ Lista Serbe nuk e përkrah qeverinë e re

Përfaqësuesi i BB raportoi në konferencën e raportit të vlerësimit të dëmeve për një ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike për 2019 dhe 2020, po për FMN cilat janë pritshmëritë duke llogaritur edhe pasojat e tërmetit? (në fakt vlerësimet e FMN ishin mjaft kritike për qeverinë edhe para tërmetit të 26 nëntorit)

Fatkeqësisht, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi humbje jetësh dhe dëme të rënda që shkuan në rreth 7% të PBB-së siç u dokumentua nga raporti i vlerësimit të dëmeve. Tërmeti ndërpreu aktivitetin në një nga zonat më ekonomikisht dinamike të Shqipërisë dhe ne gjithashtu presim që do të ketë një ndikim të përkohshëm në uljen e turizmit. Si rezultat ne mendojmë që tërmeti uli rritjen në fund të vitit 2019 dhe do të ketë ndikim edhe ne 2020. Në jemi tani në procesin e vlerësimi të ndikimit në ulje tek rritja si dhe ndikimit kompensues nga programi i pritshëm i rindërtimit dhe duhet t’i kemi parashikimet tona të rifreskuara në fillim të pranverës. Ne presim që në afatin e mesëm rritja ekonomike do t’i kthehet nivelit të saj potencial prej rreth 3.7%.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Prodhimi kaotik/ Bien çmimet e perimeve, rriten të frutave

Publikuar

-

Nga

Prodhimi bujqësor pa planifikim dhe me hope për disa artikuj bujqësore që konsumohen shumë në tregjet shqiptare ka shkaktuar ndryshime ekstreme ne çmimet e shitjes së tyre me pakicë.

Në janar të vitit 2020 çmimet e zarzavateve ranë me gati 1 për qind në raport me një vit më parë raportoi INSTAT. Ulja erdhi për shkak të bazës së lartë krahasuese me një vit më parë.

Në janar të vitit 2019 çmimet e patateve, qepëve dhe karotës panë një rritje të pazakonte me mbi 30 për qind për shkak të mbjelljeve të kufizuara nga fermerët. Për shkak të superprodhimit në vitin 2018, vit në të cilin ato raportuan humbje për shkak të çmimeve të ulta, fermerët kufizuan prodhimin në vitin 2019.

Situata e u përsërit për të kundërtën, kur çmimet e larta të vitit 2019 nxitën më shumë mbjellje për sezonin dimëror të vitit 2020, duke sjellë furnizim të bollshëm në tregje e për pasojë edhe çmime me te ulta për zarzavatet kryesisht në ketë periudhë.

E kundërta po ndodh me çmimet e frutave. Në muajt e parë të vitit 2020 çmimet e frutave pësuan rritje sistematike, duke shfaqur një sjellje të kundërt me çmimet e perimeve. Prodhimet e frutave tipike të dimrit molla, mandarina dhe portokalli nga vendi ishin të kufizuara ketë vit duke sjellë çmime të larta në tregje.

Çmimet e frutave janë rritur mesatarisht me 18 % në janar 2020 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për frutat më të konsumuara, portokallet dhe mandarinat dhe mollët çmimet janë dyfishuar. Një kilogram mandarina në pikat e shitjes me pakicë kushton nga 150-250 lekë nga 80-120 lekë që kushtonte në janar të vitit 2019.

LEXO EDHE:  Pse studentët hodhën në kosh qeverinë dhe opozitën?!

LEXO EDHE:  Profesori i njohur paralajmëron ndryshime në qeveri/ Kush janë ministrat që rrezikohen

Tregtarët e pakicës e shpjegojnë rritjen e çmimeve të specifikisht për frutat me mungesën e prodhimit vendas, teksa pohojnë se molla dhe portokallet po vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia.

Vitin e kaluar eksportet e frutave, perimeve dhe zarzavateve shënuan rritje vitin që shkoi me mbi 10 për qind.

Sipas të dhënave të INSTAT mbi tregtinë e jashtme mësohet se frutat dhe perimet e prodhuara në vend realizuan rreth 10,4 miliardë lekë ose 84 milionë euro vlerë shitjesh në tregjet jashtë vendit në raport me 9.5 miliardë lekë ose 77 milionë euro të realizuara gjatë vitit 2018. Por megjithë këtë, rritje Shqipëria mbetet e fundit në rajon për volumin e prodhimeve bujqësore dhe se ende është një vend që ende importon fruta dhe prime për nevoja të konsumit të brendshëm.

Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar janë importuar 9.4 miliardë lekë ose rreth 77 milionë euro fruta dhe zarzavate nga jashtë vendit. Kjo vlerë përben 90 për qind të vlerës së eksportit të këtyre produkteve./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Banka e Shqipërisë paralajmëron uljen e normës bazë të interesit

Publikuar

-

Nga

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ulët sërish normën bazë të interesit, në një përpjekje për të nxitur ekonominë, rreziqet për të cilën janë shtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Banka ka rishikuar gjithashtu në ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike për këtë vit.

Aktualisht norma bazë është në nivele minimumi historike prej 1%, pas një periudhe të gjatë të politikës lehtësuese monetare, të nisur që nga gjysma e dytë e vitit 2011, që synon të ulë koston e parasë, duke nxitur investimet në ekonomi.

Në prezantimin e raportit të politikës monetare të tremujorit të katërt, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ekonomia shqiptare do të vijojë të qëndrojë në një trend pozitiv në horizonin afatmesëm. Megjithatë, perspektiva atatshkurtër e zhvillimeve ekonomike dhe financiare do të përcaktohet në një masë të konsiderueshme nga pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor. Rritja ekonomike dhe inflacioni i vitit 2020 priten të ndikohen negativisht nga tërmeti, tha Banka, e cila për rrjedhojë ka rishikuar parashikimet në kahun e poshtëm.

Në afatin e mesëm, ritmet e rritjes ekonomike pritet të përshpejtohen, duke shtuar presionet inflacioniste.

Programi i ri-ndërtimit do të japë një impuls pozitiv per sektorin e ndërtimit, duke mbështetur rritjen më të shpejtë të ekonomisë. Kthimi i saj në ekuilibër pritet të shoqërohet me rritjen e përdorimit te kapaciteteve prodhuese dhe me rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit. Ne përputhje me këto parashikime, inflacioni pritet të kthehet në objektiv, në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Politika monetare duhet të ruajë kursin akomodues në afatin e mesëm. Stimuli monetar është i nevojshëm për të mbështetur rritjen e kërkesës agregate dhe forcimin e presioneve të brendshme inflacioniste, tha banka.

LEXO EDHE:  Profesori i njohur paralajmëron ndryshime në qeveri/ Kush janë ministrat që rrezikohen

LEXO EDHE:  Rama vodhi fondet e rrugës Qafë-Plloçë-Qukës/ Hajduti mbulon surratin në vendin e krimit

Banka shtoi se ambienti i brendshëm financiar paraqitet stimulues, në përgjigje të politikes monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Kursi i këmbimit është stabilizuar. Primet e rrezikut në tregjet financiare janë të kënaqshme dhe normat e interesit të instrumenteve të financimit në lekë qëndrojnë në nivele minimale të ulëta. Kredia është rritur me ritme të kënaqshme në 2019-n.
3 kanalet si tërmeti do ndikojë ekonominë
Sipas Bankës së Shqipërisë, tre kanalet se si tërmeti do të ndikojë negativisht ekonominë janë:
-Së pari, dëmtimi i ambienteve të biznesit, rritja e e pasigurisë dhe riorientimi i shpenzimeve drejt riparimit të dëmeve, pritet të materializohen në ngadalësim të prodhimit në disa sektorë, përfshirë edhe turizmin;
-Së dyti, Rritja e pasigurisë dhe riorientimi i shpenzimeve drejt riparimit të dëmeve, pritet të materializohen në ngadalësim të konsumit.
-Nga ana tjetër, procesi i ri-ndërtimit pritet të japë një efekt pozitiv në rritje, por ky efekt do të jetë më i vonë në kohë krahasuar me goditjet negative dhe as mjaftueshmërisht i fortë, sa të kompensojë efektet e tyre./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Niveli i lartë i kredive me probleme/ Goditja e dyfishtë që i dha huadhënies

Publikuar

-

Nga

Niveli i lartë i kredive me probleme që gati prej një dekade ka dominuar bilancet e bankave e ka ndikuar negativisht kredidhënien kryesisht në dy drejtime sugjeron një studim i ekspertëve të Departamentit të Kërkimeve në Bankën së Shqipërisë.

Niveli i lartë i kredive me probleme ka të paktën dy pasoja të drejtpërdrejta në aftësinë e sistemit bankar për të financuar ekonominë dhe në ekuilibrin makroekonomik.

Përqindja e lartë e Kredive me Probleme nga njëra anë gërryen raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave dhe çon në një zvogëlim të aftësisë kredidhënëse.

Nga ana tjetër niveli i lartë i kredive me probleme mund të jetë një tregues se huamarrësit tashmë janë të zhytur në një nivel të lartë borxhi, duke i mbajtur ata larg bankave.

Kredia me Probleme arriti në 8.4% në fund të dhjetorit 2019, niveli më i ulët në pothuajse 11 vjet tha guvernatori i bankës së Shqipërisë pak ditë më parë. Por duke e krahasuar me mesataren Rajonale Shqipëria vijon të ketë nivelin më të lartë të NPL-ve në rajon.

Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2019 ka një rritje të tendencës për kredi, të cilat do të shkojnë për shlyerje të borxhit. Një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër është treguesi më real i vështirësive që po kalojnë bizneset për likuiditet.

Banka e Shqipërisë gjeti nëpërmjet vrojtimit kredisë raportoi se, nevoja për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit 2019. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018.

LEXO EDHE:  Video-Mesazhi që i thotë të gjitha/ Solidariteti i tragjedisë së shqiptarëve

LEXO EDHE:  Profesori i njohur paralajmëron ndryshime në qeveri/ Kush janë ministrat që rrezikohen

Në tremujorin e fundit të 2019 nevoja për rfinancimin e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej.

Nga ana tjetër zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikimet. Bankat prisnin që kërkesa për kredi i bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës.

Huadhënia për ekonominë ishte rigjallëruar pas disa vitesh në stanjacion. Me bazë vjetore, (nëntor 2019/nëntor 2018), kredia për ekonominë është rritur me 6.3%, e ndikuar si nga leku ashtu dhe nga valuta.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në daljen e fundit për shtyp se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë. Përshpejtimi i ritmit të rritjes i dedikohet si zgjerimit të kërkesës, ashtu dhe përmirësimit të ofertës së kredisë bankare./Monitor

LEXO TE PLOTE