Connect with Us

Dokumentet e panjohura/ 500 nazistët që luftuan në Shqipëri përkrah partizanëve të Enver Hoxhës

Histori

Dokumentet e panjohura/ 500 nazistët që luftuan në Shqipëri përkrah partizanëve të Enver Hoxhës

Publikuar

-

Publikohet historia e panjohur të njësisë ushtarake naziste hitleriane me emrin “Divizioni 999”, të njohur ndryshe si “Njerzit me shënjën blu”, apo “Llumi i Gjermanisë”, pasi ajo njësi përbëhej nga një konglomerat njerzish të shtresave shoqërore nga më të ndryshmet, si: vjedhës ordinerë, komunistë, antifashistë, pacifist, anarkistë, sindikalistë, social-demokratë etj., të cilët pasi ishin mbajtur për vite me rradhë në një kamp përqëndrimi në Heiberg të Gjermanisë (afër Alpeve të Shvabesë), me fillimin e Luftës, më 3 shtator 1939, pak ditë para sulmit ndaj Polonisë, me sugjerimin e Shefit të Shërbimeve Sekrete të Policisë gjermane, Heydrich, Hitleri i mobilizoi ata në armatat naziste, duke i dërguar në frontet e luftës në disa shtete të Europës, si në Francë, Itali, Poloni, Bashkimin Sovjetik, Rumani, Bullgari, Greqi, Shqipëri, e deri në Afrikën e Veriut.

Dezertimi i tyre nga frontet e luftës në të gjitha shtetet ku shkuan, duke u bashkuar me partizanët vëndas dhe duke luftuar kundra ish-bashkatdhetarëve të tyre nazistë hitlerianë, siç bënë edhe në Shqipëri që në fillimin e vjeshtës së vitit 1944, duke ardhur nga Greqia ku ata kishin luftuar përkrah forcave partizane të ELAS-it që në korrikun e vitit 1943.  Ndër oficerët kryesorë që kaluan me partizanët shqiptarë, ishte komandanti i baterisë artiliere, Sepp Moritz nga Graci i Austrisë, Herman Heurich, komandant i baterisë së 8-të, Walter Brehdow e Paul Ludvik, (komandant e zv / komandant të Baterisë së 9-të) Otto Koch dhe Cuke Will. Shembullin e tyre e ndoqën më pas edhe Ernest Oschmann, Willi Perletberg, Hans Ressmann, Mikael Schifer etj.

Si hynë ata në lidhje me krerët kryesorë të formacioneve partizane që vepronin në jug të Shqipërisë, si: nënkolonelët Hulusi Spahiu e Irfan Peshtani, kapiten Abdurrahman Guri, nëntoger Aleks Duro, etj., duke u bërë efektiva të atyre njësive partizane që vepronin në zonën e Konispolit, Sarandës, Delvinës, etj., ku luftuan kundër ish-bashkëatdhetarëve të tyre, nazistëve hitlerianë, duke dhënë një kontribut të madh në çlirimin e Delvinës, Sarandës, Elbasanit, Tiranës, Shkodrës, etj., e deri në krahinat e Veriut të Shqipërisë ku ata ishin në përbërje të Divizionit të Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të komanduar nga Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu!

Në verën e vitit 1944, ata dezertuan nga rradhët e forcave të ushtrisë gjermane të Adolf Hitlerit dhe kaluan në anën e partizanëve shqiptarë, duke u bërë efektiva të brigadave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Enver Hoxhës, të cilat ishin përqëndruara në zonën e Delvinës, Sarandës e Gjirokastrës, etj. Pjesa më e madhe e atij kontigjenti të inkuadruar në “Divizionin 999”, ose siç njiheshin ndryshe në Gjermani me nofkën “Njerzit me shenjën blu”, mori pjesë aktive në disa beteja, duke luftuar me armë në dorë kundër bashkëatdhetarëve të tyre nazistë.

Madje duke dhënë një kontribut shumë të çmuar në rradhët e brigadave partizane, siç ishin betejat për çlirimin e Delvinës, Sarandës, Elbasanit, Tiranës apo dhe Shqipërisë së Veriut. Po cila ishte e kaluara e atyre efektivave të ushtrisë naziste hitleriane të cilët në gjysmën e dytë të vitit 1944 pranuan të luftonin përkrah partizanëve shqiptarë kundër ish-shokëve të tyre dhe nga erdhën ata në Shqipëri? Cili ishte kontributi që ata dhanë për partizanët dhe përse historiografia e regjimit komunist nuk e njohu kurrë rolin e tyre ashtu siç bëri me ushtarët italianë që u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Enver Hoxhës?

Lidhur me këto ngjarje, bën fjalë libri i autorit gjerman, Artur Musil, i cili është botuar në Gjermani në vitin 1988 dhe që na e ka dhuruar me bujari, prof. Rexhep Hida, një nga njohësit më të spikatur të gjuhës gjermane në Shqipëri dhe gjithashtu drejtuesi i Shtëpisë Botuese, “Fan Noli”. Musil, është një nga ata dhjetra gjermanë të “Divizionit 999”, që në vitet 1943-‘44 luftuan në Shqipëri përkrah partizanëve të Enver Hoxhës dhe disa vjet para se ai të shkruante librin e tij, historia e “Divizionit 999”, apo siç njiheshin ndryshe “Njerzit me shenjën blu”, kishte grishur fantazinë e regjizorit të njohur, Harold Pihllip, që të realizonte një film artistik (me metrazh të gjatë), i cili në atë kohë bëri bujë të madhe në Gjermaninë Perendimore, për shkak të historisë që ai trajtonte, atë të disidencës naziste.

Si u krijua Divizioni 999?

Që me ardhjen e tij në fuqi në vitin 1932, Hitleri krijoi një kamp përqëndrimi në Heiberg të Gjermanisë, i cili ishte një vënd i largët në Alpet e Shvabesë si shkretëtirë e vërtetë, ku nuk kishte as dhe një fshat rreth e rrotull. Në atë kamp bënin pjesë kontigjente shtresash shoqërore nga më të ndryshmet, si: vjedhës ordinerë, pacifistë, anarkistë, antifashistë, humanistë, sindikalistë, social-demokratë, komunistë etj., të cilët aty i nënshtroheshin një dhune fizike e psiqike të pashembullt.

Në kazermat e atij kampi në fillim u futën rreth 9000 vetë dhe krijimi i tij u konsiderua si një vendim ideal për realizimin e synimeve naziste, pasi kundërshtarët e mundshëm të regjimit në fuqi, pas kësaj “do të pësonin një asgjesim fizik të ngadalëshëm”! Nga fundi i vitit 1941, numri i të izoluarëve në atë kamp si kundërshtarë të regjimit nazist, arriti në rreth 300 mijë vetë, gjë e cila e shtyu Hitlerin që një pjesë të tyre t’i dërgonte nëpër burgje. Më 3 shtator 1939, dy ditë para se Gjermania naziste të sulmonte Poloninë, Hitleri dhe Himleri thirrën shefin e Shërbimeve Sekrete të Policisë së Shtetit, Heydrich, të cilit i thanë të gjente një zgjidhje për atë kontigjent të madh njerzish të atij kampi. Heydrich, me miratimin e Vermahtit i ndau në dy grupe, ku më të rrezikshmit i mbylli nëpër kampe përqëndrimi, dhe pjesën tjetër i mobilizoi në një Divizion të koduar me numrin 999, apo siç u njoh ndryshe: “Njerzit me shenjën blu”.

Duke i mbajtur nën një mbikqyrje të rreptë, më pas atë njësi Hitleri e dërgoi në front, si në Afrikën e Veriut, Francë, Itali, Poloni, Bashkimin Sovjetik, Rumani, Bullgari, Greqi dhe Shqipëri. Edhe pse në rradhët e “Divizionit 999” vepronte policia e fshehtë e Hitlerit, të cilët kishin si detyrë të asgjesonin fizikisht çdo person që nuk u bindej urdhërave të eprorëve, pjesa me e madhe e atij kontigjenti dezertuan nga rradhët e ushtrisë naziste dhe u bashkuan me partizanët vendas kudo që ata shkuan. Për herë të parë efektivat e “Divizionit 999” u vunë nën urdhërat e gjeneralit të famshëm Romel, që vepronte në Afrikë dhe pas thyerjes së tij, ato njësi erdhën në Itali, Francë, Belgjikë e Ballkan, duke vepruar fillimisht në Greqi. Pas hyrjes së trupave naziste në Ballkan, (Greqi e Shqipëri) “Divizioni 999” kontaktet e para i mori me Ushtrinë Çlirimtare Popullore greke të ELAS-it. Kjo ndodhi më 14 korrik 1943, rreth pesë javë pasi ato kishin hyrë në Greqi. Në luftën për çlirimin e territoreve greke, përkrah ELAS-it dhanë jetën 170 efektiva të “Divizionit 999”. Vlen për t’u përmënduar heroizimi që ata treguan në luftimet e ashpra që u zhvilluan në Amalas. Pas kësaj më korrik 1944, në Peleponez u krijua “Lidhja e antifashistëve gjermanë” të cilët u inkuadruan në Divizionin e III të Ushtrisë Greke të ELAS-it.

Gjermanët që çliruan Delvinën nga nazistët

Për herë të parë forcat e “Divizionit 999” hynë në Shqipëri në grupe të vogla në verën e vjeshtën e 1944-ës, pas pushtimit të Greqisë nga trupat britanike. Pas futjes në territorin shqiptar, antifashistët gjermanë u vendosën në zonën e Delvinës e Gjirokastrës, duke bashkëpunuar ngushtë me forcat partizane që operonin në atë zonë. Pjesa më e madhe e tyre, (rreth 500 vetë) luftuan me armë në dorë kundra bashkëatdhetarëve të tyre nazistë, duke marrë pjesë jo vetëm në çlirimin e Delvinës e Sarandës, por edhe në Shqipërinë e Veriut, ku u vendosën më pas brigadat partizane ku ata u inkuadruan.

Në rradhët e partizanëve shqiptarë nuk luftuan vetëm ata gjermanë që kishin bashkëpunuar më parë me ELAS-in në Greqi, por edhe efektivat e ushtrisë naziste që ndodheshin në Delvinë e Sarandë, pasi të gjithë ata ishin nga “Divizioni 999”. Në këtë zonë ata gjetën rastin dhe kaluan menjëherë në anën e partizanëve shqiptarë. Vlen për t’u theksuar mikëpritja që u ofroi atyre popullsia vëndase, e cila i trajtoi shumë mirë ato efektiva, edhe pse e dinte se ishin forca kundërshtare që luftonin kundër bijve të tyre partizanë. Vetë gjermanët u habitën nga mikpritja e popullsisë vëndase në Jugun e Shqipërisë, pasi propaganda zyrtare e Berlinit, i kishte paraqitur ata, sikur i prisnin me pushkë dhe pushkatonin menjëherë çdo gjerman që gjenin. Pas kësaj, frika u thye dhe dezertimi i efektivave të “Divizionit 999” u bë në masë.

Dhe megjithë përpjekjet e kujdesin e Komandës së Përgjithshme Gjermane në Berlin, dezertoi edhe Bateria e 8-të e njësisë së tretë të Regjimentit të Artilerisë të “Divizionit 999”. Kështu mjaft efektiva të këtij Divizioni që drejtonin automjete me ushqime dhe municione, devijuan nga destinacioni i tyre dhe i dërguan ato tek forcat partizane që vepronin nga Janina në Delvinë. Ndër oficerët kryesorë që kaluan me partizanët, ishte komandanti i baterisë artiliere, Sepp Moritz nga Graci i Austrisë, Herman Heurich, komandant i baterisë së 8-të, Ëalter Brehdoë e Paul Ludvik, (komandant e zv/komandant të Baterisë së 9-të) Otto Koch dhe Cuke Ëill. Shembullin e tyre e ndoqën më pas edhe Ernest Oschmann, Ëilli Perletberg, Hans Ressmann, Mikael Schifer etj., të cilët braktisën njësitë naziste ku ishin inkuadruar dhe u bashkuan me partizanët shqiptarë, duke luftuar përkrah tyre në çlirimin e Sarandës e Delvinës.

Gjermani Musil: Si e shpëtuam Delvinën

Lidhur me këto ngjarje të ndodhura në 1944-ën në Jugun e Shqipërisë, gjermani Artur Musil, efektiv i “Divizionit 999”, në librin e tij mes të tjerash ka shkruar: “Sipas planit të komandaturës sonë (naziste gjermane), deri në mbrëmjen e 10 tetorit, Delvina duhej të sulmohej dhe të rrënohej plotësisht. Unë si komandant i njësisë së tretë, së bashku me një mikun tim, majorin Haring, u dhamë urdhër ushtarëve tanë që të kalonin menjëherë përpara fillimit të sulmit te partizanët shqiptarë. Kurse unë me majorin gjetëm një palë rrobe fshatari shqiptar, të cilat ata na i dhanë me bujari. Pas kësaj hipëm mbi gomarë dhe duke kaluar mbi një qafë mali, dolëm për te zona që kontrollohej nga partizanët. Mikut tim majorit, i qëlloi që të ecte më shumë në këmbë dhe njësitë gjermane që e pikasën veprimin tonë, filluan të na qëllonin me mortaja duke plagosur një nga kafshët që kishim hipur ne. Kjo gjë bëri që të ngadalsohej lëvizja jonë dhe mezi arritëm në buzëmbrëmje për aty ku ishim nisur. Ndërsa ecnim, qielli ndërkohë filloi të mbushej me re të zeza dhe të gjëmonte. Miku im më mbante përkrahu dhe më qetësonte: Më mirë në shi se në plumbat e gjermanëve. Duke ecur, mendonim që të ktheheshim në ndonjë shtëpi fshatari. Ndërkohë kur hodha sytë nga Delvina, pashë se njësia ime ishte larguar plotësisht. Aty m’u kujtua se si nga nxitimi kisha harruar në kazermë një çantë me disa sende të mija personale. Të nesërmen mundëm të hynim në kontakt me shtabin partizan që vepronte në atë zonë ku dolëm ne. Ne ju dhamë atyre detajet e planit që mendohej të sulmohej Delvina (plani i shtabit nazist) dhe atëhere brenda një kohe shumë të shkurtër, njësitë shqiptare bashkë me ne, bëmë një riorganizim dhe sulmuam të parët. Kjo bëri që njësitë gjermane të shpartalloheshin krejtësisht dhe sulmi mbi Delvinë të shmangej. Më pas vijuan ditë të tëra miqësie dhe lufte me partizanët shqiptarë në zona të tjera kundër të njëjtit armik e për të njëjtin qëllim”.

LEXO EDHE:  A e shiti Enveri Kosovën? Nexhmije Hoxha u përgjigjet akuzave

Alfred Kluëe: Korçari më shpëtoi jetën nga oficeri SS

Një tjetër gjerman efektiv i “Divizionit 999” që ka qenë në Shqipëri dhe që dezertoi më pas e u bashkua me partizanët në luftë kundër bashkatdhetarëve të tij nazistë, ka qenë edhe komandanti i Batalionit të Alfred Kluëe. Lidhur me ngjarjet e asaj kohe, në kujtimet e tij të botuara në librin e Artur Musil, mes të tjerash ai ka shkruar: “Kur njësia jonë po ecte në drejtim të Korçës, ne gjetëm rastin dhe dezertuam. Ndërkohë që isha me mikun tim nga Berlini, Paul Baleëski, përshëndetëm një fshatar i cili na u përgjigj me përzemërsi. Me anë të përkthyesit tonë i shpjeguam fshatarit qëllimin tonë që ai të mos trembej. Atij i kërkuam të na tregonte se ku ishin çetat partizane. Ai pasi na besoi plotësisht, na tha gjithashtu se aty pranë ishte një depo me ushqime dhe municione për të cilat kishte aq shumë nevojë populli dhe çlirimtarët shqiptarë. Dhashë urdhër që të gjithë ushtarët tanë të qëndronin dhe bashkë me fshatarët të shkonin te vëndi ku ndodhej depua. Kur arritëm përpara saj, vura re se ajo ruhej nga dy ushtarë SS. Pasi u përshendeta me ta, i thashë njerit prej tyre se njësia ime kishte nevojë për ushqime. Ai më besoi dhe unë bashkë me fshatarin hymë brenda për të parë e marrë diçka. Por befas njëri nga oficerët SS (i dyti tashmë i vetëm) dyshoi dhe nxorri revolverin të më qëllonte. Në atë moment fshatari që ishte me mua, menjëherë nxorri një thikë që e kishte pasur me vete, dhe e eliminoi fizikisht oficerin, duke më shpëtuar për mrekulli jetën mua. Kur dolëm nga depua, oficerin e dytë SS, e arrestuam menjëherë pa ndonjë problem, e pastaj u kthyem te njësia jonë. Pas kësaj shkuam përsëri tek depoja bashkë me njësinë dhe morëm sasi të konsiderueshme ushqimesh, veshmbathjesh e municioni, duke ndihmuar kështu popullsinë e asaj zone dhe partizanët. Që prej asaj dite, ne, së bashku me njësitë partizane të asaj zone, kemi marrë pjesë në mjaft luftime si në zonën e Shpatit të Elbasanit, ashtu dhe në atë Elbasan-Tiranë”

Po kështu pjestarë të tjerë të “Divizionit 999”, kanë shërbyer pranë partizanëve shqiptarë si specialistë në fusha të ndryshme, si radio-ndërlidhje, shoferë, apo dhe gazetarë. Kështu, është për t’u përmëndur rasti i Oskar Fuselbach (anëtar i PSD Gjermane) i cili ka ndihmuar në Prefekturën e Vlorës, pranë gazetës së asaj prefekture. Ai në atë kohë banonte pranë një familje shqiptare dhe u ka dhënë një ndihmë të madhe kolegëve shqiptarë, të cilët ishin të rinj dhe pa përvojë në fushën e gazetarisë. Numri i ushtarëve gjermanë efektiva të “Divizionit 999” që dezertoi nga armata e Fyherit dhe u bashkua me çlirimtarët shqiptarë, ka qenë mbi 500 veta. Kontributi i tyre në këtë luftë ka qenë tepër i ndjeshëm dhe ata kanë luftuar deri në çlirimin e Shqipërisë në qytetin e fundit të saj, Shkodrës, duke ardhur deri aty me luftime nga rruga Durrës-Tiranë-Shkodër.

Dokumentet partizane: Gjermanët luftuan krah nesh

Ndonëse gjatë 45 vjetëve të regjimit komunist të Enver Hoxhës në librin e Historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (1939-1944) nuk është shkruar kurrë mbi kontributin e këtyre ushtarëve gjermanë, duke e injoruar tërsisht atë fakt, shumë nga ata ish-ushtarë dhe oficerë gjermanë kanë ruajtur e disponojnë mjaft dokumente që e vërtetojnë më së mirë pjesmarrjen e tyre në luftë përkrah partizanëve shqiptarë. Ata kanë rujatur deri në ditët e sotme mjaft nga dëshmitë, deklaratat dhe vërtetimet që ish-komandanët dhe komisarët e njësive të ndryshme të ushtrisë partizane, ua patën lëshuar atyre në atë kohë.

Kështu në disa prej atyre dëshmive thuhet:

 “Ushtria Nacional-Çlirimtare

Komanda e Përgjithshme e Artilerisë

 Vdekje e Fashizmit Liri Popullit                                                                     Tiranë më 13.2.1945

                                                                         Deklaratë

 Vërtetohet se i quajturi Max Zaspel, ka qenë në rreshtat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare dhe prej datës 25.1.1945 efektiv i kësaj komande si artilier.

Komandanti i Artilerisë

 Nënkolonel Hulusi Spahiu (firma)

 Po kështu në një tjetër dokument të lëshuar nga Hulusi Spahiu, (pas lufte gjeneral-major dhe Drejtor i Artilerisë në Ministrinë e Mbrojtjes) shkruhet:

                                                                    Letër-udhëtimi

 Autorizohen partizanët e poshtëshënuar me nënshtetësi gjermane, me udhëtuar deri në Elbasan, të cilët vazhdojnë udhëtimin për në frontin e Lindjes, duke mos pasur asnjë pengim prej kësaj komande.

  1.  Partizan Max Zaspel.
  2.  Paul Ludwig.
  3.  Albin Tomaschek.
  4.  Hans Bauer
  5.  Max Wolf
  6. Walter Bredoë
  7.  Robert Kraus
  8. Joseff Gennoch
  9. Alex Kauffman

Krahas këtyre dokumenteve të firmosura nga ish-komandanti partizan i Artilerisë, nënkolonel Spahiu, (në vitet ’50-të u burgos nga Enver Hoxha), në librin e autorit gjerman, Artur Musil, janë dhënë me faksimile edhe mjaft dokumente të tjera të firmosura nga komandantë e komisarë të tjerë partizanë mjaft të njohur si në atë kohë e më pas, si: Irfan Peshtani, Abdurrahman Guri, Aleks Spiro etj. Por edhe pse këto dokumente hedhin dritë dhe flasin qartë mbi pjesmarrjen e 500 gjermanëve në rradhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare partizane të Enver Hoxhës, kjo gjë nuk u shkrua kurrë në librat e historisë apo kujtimet e veteranëve të Luftës si para viteve ’90-të, ashtu dhe në këto tre dekada pas shëmbjes së regjimit komunist…?!

Në vitin 1960-të, regjizori Harold Phillipe, realizoi një film për “Divizionin 999”, që bëri bujë në Gjermaninë Perendimore

Gjatë dhe në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, shumë nga ish-efektivët e “Divizionit 999” apo siç njiheshin ndryshe në periudhën e Gjermanisë naziste, si “Njerzit me shenjën blu”, nuk u kthyen më në atdheun e tyre, por preferuan që të qëndronin në mërgim, ku krijuan dhe bërthamën e parë të Partisë Komuniste Gjermane, e cila disa vjet më pas do të vinte në fuqi në Gjermaninë Lindore. Shumë të tjerë prej “Divizionit 999”, menjëherë pas Luftës zunë vënde dhe funksione të rëndësishme në qeverinë komuniste gjermano-lindore dhe hierarkinë e udhëheqjes partiake që drejtonte atë. Madje një pjesë e ish-ushtarakëve nazistë të “Divizionit 999” që kishin luftuar dikur në Shqipëri përkrah partizanëve të Enver Hoxhës, në vitet ’50-’60-të u rikthyen këtu si turistë, studentë, apo dhe me delegacionet e ndryshme qeveritare. Historia e divizionit nazist e përbërë nga “Njerzit me shenjën blu”, apo siç njiheshin ndryshe me përçmim nga nazistët hitlerianë, si “Llumi i Gjermanisë”, në vitin 1960 grishi fantazinë e regjizorit të njohur gjerman, Harald Phillipe, i cili realizoi filmin artistik me metrazh të gjatë, të titulluar “Straftbattalion 999”. Ky film ku dy rolet kryesore interpretoheshin nga aktorët Werner Peters dhe Sonja Ziemman, bëri bujë të madhe asokohe në Gjermaninë Perendimore, për shkak se trajtonte një temë dhe histori të panjohur deri në atë kohë, atë të disedencës naziste./Memorie.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

U diplomua në Kembrixh, por u burgos nga komunistët/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Tiranës, që vdiq në mjerim

Publikuar

-

Nga

Publikohet historia e panjohur të Rexhep Jellës, pinjoll i një prej familjeve autoktone më të njohura tiranase, i cili pasi u shkollua në Robert Kolezh të Stambollit dhe më pas në Kembrixh të Anglisë, u kthye në atdhe dhe pasi përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris, shërbeu në disa funksione dhe poste të larta, si:  senator i Parlamentit, deputet i Prefekturës së Durrësit, prefekt në Gjirokastër e Korçë, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, etj.

Tërheqja e tij nga skena politike që në vitin 1939 edhe pse Mbreti Zog e kishte një nga të preferuarit e tij duke e dekoruar me me urdhërin e madh të “Kordonit të Skënderbegut”, për t’u marrë me studime dhe administrimin e pronave të tij në qytetin e Tiranës dhe fermën që kishte në fshatin Kashar dhe Kus.

Refuzimi i tij për të pranuar postin e Kryeministrit të Shqipërisë në periudhën e pushtimit gjerman të vëndit dhe arrestimi nga regjimi komunist që në vitin 1945 së bashku me të birin dhe vëllanë e tij, i cili fillimisht u dënua me vdekje, por iu fal jeta më ndërhyrjen e mikut të tij të ngushtë, Shefqet Bejës.

Kalvari i gjatë i vuajtjeve të Rexhep Jellës në burgje dhe internime deri në vitin 1974, kur ai ndërroi jetë në një barakë të vjetër në periferi të Kavajës, ku banorë të atij qyteti teksa ndiqnin me sy ata pak njerëz që po merrnin pjesë në funeralin e tij, nuk mund ta mendonin kurrë, se për në varreza po përcillej një nga njerzit më të shkolluar të Shqipërisë dhe që kishte përfaqësuar atë në Konferencën e Paqes në Paris.

Askush nga ata banorë të qytetit të vogël të Kavajës, që atë ditë të vërenjtur dhjetori të vitit 1974, shikonin një grup të vogël njerzish që kishin dalë nga një shtëpi buzë moçalishteve dhe ecnin në drejtim të varrezave publike me një arkivol në supe, nuk e dinin se atë ditë po dërgohej për tu prehur në banesën e fundit, një nga njerzit më të shkolluar që kishte Shqipëria e asaj kohe. Ai 80-të vjeçar, që ishte shuar aty në një barake të vjetër në periferi të Kavajës, quhej Rexhep Jella dhe ishte diplomuar në “Robert Kolexh” të Stambollit e Kembrixh të Londrës. Kush ishte ky njeri dhe cila ishte e kaluara e tij që i detyronte ata njerëz të vobegtë që ta përcillnin për në banesën e fundit vetëm me rrethin e ngushtë familjar?

Kush ishte Rexhep Jella?

Familja Jella, ku u lind Rexhepi në vitin 1895, është prej familjeve autoktone tiranase dhe që nga themelimi i qytetit, të parët e sajë janë vendosur me shtëpi diku afër urës së Tabakëve. Si shumë nga njerzit e familjes Jella, që ishin shkolluar në Turqi, u dërgua dhe Rexhepi, i cili studjoi në “Robert Kolexh”, të Stambollit së bashku me moshatarin e tij, Ahmet Zogun nga Burgajeti i Matit. Pasi mbaroi me rezultate të larta, studimet e mesme në atë gjimnaz, Rexhepi u kthye në vendlindjen e tij Tiranë, në vitin 1914-të. Këtu ai nuk qëndroi shumë gjatë, pasi shkolla angleze ku ai u diplomua, i akordoi një të drejtë studimi, për të vazhduar studimet e larta në Shkencat Politike, pranë Univetsitetit të Kembrixhit në Londër. Në këtë universitet, Rexhepi u regjistrua në degën e Jurisprudencës të cilën e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1915-të. Në vitin 1916-të, nisur nga arsimimi i plotë i tij, Rexhep Jella u caktua si jurist, në administrtën austro-hungareze që qeveriste Shqipërinë, e cila asokohe ishte vendosur në qytetin e Shkodrës.

Internohet nga austro-hungarezët

Po në vitin 1916-të, nga ana e autoriteteve të larta austro-hungareze, Rexhepi u internua në Mamola të Austrisë. Ndonëse nuk dihen ende dhe janë krejt të paqarta arsyet e vërteta të këtij internimi, lidhur me këtë ekzistojnë disa versione. Më i pranueshmi prej tyre, është ai, që asokohe austro-hungarezët, me preteksin e internimeve, tërhoqën disa shqiptarë që spikasnin në jetën politiko-ushtarake të Shqipërisë, duke i dërguar në Vjenë, për t’i përgatitur nëpër kolegje e universitete, të cilët një ditë do t’ju duheshin atyre, për t’i emëruar në funksione të larta në Shqipërinë e asaj kohe, ku ata mendonin të qëndronin gjatë. Në këtë kontekst, u muar nga qeveria austriake dhe Ahmet Zogu. Bashkë me Rexhep Jellën u dërguan në Austri dhe disa nga personalitetet e parisë së Shkodrës së asaj kohe, siç ishin Alush Lohja, Rexhep Suma, Himë Loku etj. Kjo dëshmohet dhe sipas disa dokumentave arkivore që hedhin dritë mbi këtë periudhë, ku Rexhep Jella përmendet në një letër-këmbim ndërmjet konsullit austro-hungarez në Shkodër, (Krol) dhe ministrit të tij të jashtëm. Po kështu në një telegram që dërgohej nga Vjena më 21 mars 1916-të, në adresë të konsullit Krol në Shkodër, bëhej e ditur që pas kthimit të Rexhep Jellës nga internimi, të merreshin masa që t’i caktohej si vendbanim i detyrueshëm Tirana, ku banonte dhe e ëma e tij. Po kështu, bëhet e ditur se dhe gjatë periudhës së internimit në Austri, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik, duke pasur mardhënie me përfaqsuesit e fuqive të mëdha të Antantës.

Në Konferencën e Paqes në Paris

Në vitin 1918-të, duke qenë se Rexhepi kishte marrë pjesë aktive në jetën politike shqiptare, që pas diplomimit në 1915-ën, ai u caktua në përbërje të një prej dërgatave shqiptare që shkuan në Konferencën e Paqes në Paris. Lidhur me këtë, ndonëse ekziston një dokumentacion i pasur arkivor në arkivat vjeneze, veprimtaria e Rexhep Jellës në fushën politike, që nga Konferenca e Paqes e deri në vitin 1920-të, është akoma e pandriçuar mirë. Nga burime të ndryshme bëhet e ditur se; që pas kthimit nga Konferenca e Paqes, ku ai ishte përfaqësuesi me moshën më te re nga të gjithë dërgatat shqiptare, Rexhepi u inkuadrua në mënyrë aktive në jetën politike shqiptare, së bashku me shumë patriotë të tjerë tiranas, në mbrojtje të interesave kombëtare nga rreziku i coptimit të fqinjëve të sajë. Pas Konferencës së Parisit, ai u kthye në Tiranë në vitin 1920-të dhe më pas vendoset me punë në Shijak. Gjatë kësaj kohe, Rexhepi së bashku me disa patriotë të tjerë nga qyteti i Durrësit, bëhen iniciatorët e mbajtjes së Kongresit të Lushnjes, ku ai mori pjesë në atë kongres, si delegat i Shijakut. Në vitin 1921, kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare, ai u caktua me detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të atyre zgjedhjeve, për prefekturën e Elbasanit. Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 1921, Rexhep Jella u emërua me detyrën e prefektit në Elbasan dhe më pas në Durrës. Pasi kreu për disa kohë këto detyra, ai u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtëme dhe u ngarkua me detyrën e Drejtorit të përfaqsive konsullore, e atë të shefit të protokollit të asaj ministrie. Pasi punoi për disa kohë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtëme, në zgjedhjet e vitit 1923, Rexhep Jella u zgjodh deputet i Prefekturës së Durrësit e Asamblist (senator) në Parlamentin shqiptar.

 Kryetar i Bashkisë Tiranës

Pasi kreu për afro gjashtë vite funksionet e deputetit të Durrësit dhe Asamblist të Parlamentit, po kështu dhe atë të Prefektit në Korçë e Gjirokastër, nga fillimi i vitit 1930-të, Rexhep Jellës iu ngarkua një nga funksionet më të vështira dhe teper delikate, ajo e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në ato vite para kryeqytetit shqiptar ishin shtruar për zgjidhje, një mori e madhe problemesh, ku më kryesorja ishte rregullimi urbanistik i tij dhe ndërtimi i disa rrugëve e godinave kryesore të administratës qëndrore, të cilat asokohe ishin marrë përsipër nga shoqëritë italiane. Kështu pjesa më e madhe e rrugëve, bulevardeve, godinave të administratës shtetërore dhe atyre publike që u ndërtuan në vitet 1930-35, pa dyshim kanë dhe kontributin Kryetarit të Bashkisë, Rexhep Jellës. Një nga këto ndërtime, që u bënë asokohe është dhe ndërtimi i kompleksit të godinave të Ambasadës Amerikane, ku në përurimin e saj mori pjesë dhe Rexhep Jella.

LEXO EDHE:  Fotot e Enver Hoxhës në Pezë/ Provokim i turpshëm dhe brutal i Edi Ramës

LEXO EDHE:  Rrëfehet ish-ministri Mbrojtjes, Kiço Mustaqi: Letra e oficerëve të lartë që spiunonin për planin tim për asgjësimin e Enver Hoxhës kur të vinte me pushime në Durrës

Fjala në Legatën Amerikane

Në përurimin e atij kompleksi, ku morën pjesë autoritetet më të larta të Mbretërisë Shqiptare, pas fjalës së Kryeministrit Pandeli Evangjeli, e mori fjalën dhe Kryetari i Bashkisë, Rexhep Jella, i cili në mes të tjerash tha: “Çdo popull për të fituar pavarsinë e lirinë e vet, i duhet të bëjë sakrifica, ku më të mëdhaja e ku më të vogla, e duke pasur ndihmën e dikujt. Ne shqiptarët, kemi fituar lirinë e pavarsinë me gjakun tonë, pa i dhënë kujt ndonjë tagër, apo koncension për fitimin e lirisë. Shtetit tonë, ky popull i dha trajtën e Monarkisë, duke vënë në krye një gjeni me vullnet të fortë dhe me dorë të hekurt, me një urti të jashtëzakonëshme e më trimëri të pashembullt. Ai ka vënë vëndin në rrugën e qytetërimit dhe flamuri kombëtar valëvitet mbi të gjitha viset e Shqipërisë. Së dyti, me rastin e përurimit të kësaj ndërtese të Legatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila formon një nga pjesët më të bukura të kryeqytetit dhe është e para legatë e ngritur deri më sot, po përmend sot këtu me simpati e dashuri, popullin amerikan, që e ka parë me preçedencë fitimin e pavarsisë sonë politike, mjafton të përmendim punën e Kryqit të Kuq Amerikan në kohët e para të zhvillimit tonë. Amerikanët deshën të linin ndër ne një kujtim të përhershëm, e kështu me ndihmën e Kryqit të Kuq, të rinjtë ngritën ndërtesën e Shkollës Teknike, për të shëruar plagët e sëmundjet morale e për të luftuar paditurinë. Ne kryeqytetasit, nuk kemi për ta harruar kurrë se ishte Amerikani, ai që ngriti i pari spitalin, ku gjetën shërim mijra njerëz, e që është baza e të gjithë spitaleve që janë ngritur e do të ngrihen në këtë qytet”.

 S’pranon postin e kryeministrit

Në vitin 1937, kur Mbreti Zog dekoroi disa nga personalitetet e jetës politike e shoqërore nga të gjitha Prefekturat e Shqipërisë, u dekorua dhe Rexhep Jella me urdhërin e madh të “Kordonit të Skënderbegut”, për të cilën e kishte propozuar Prefektura e Tiranës. Pas vitit 1935, kur Rexhepi u largua nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ai u emërua si Prefekt i Durrësit, ku ishte njëkohsisht dhe deputet i atij qyteti. Në këtë detyrë, ai qëndroi deri në vitin 1937, ku mori titullin Prefekt i Klasit të Parë. Pas kësaj ai u largua përfundimisht nga funksionet drejtuese të pushtetit lokal, duke qëndruar vetëm si deputet. Në qytetin e Durrësit ai qëndroi deri nga viti 1939, e më pas u kthye përsëri në Tiranë, ku vazhdoi të banonte tek vila e tij pranë Urës së Tabakëve, së bashku me bashkëshorten, Fetie Beshiri dhe tre fëmijët e tyre. Mbas pushtimit të Shqipërisë, Rexhepi u tërhoq krejtësisht nga jeta politike dhe u mbyll brenda vetes në shtëpinë e tij, duke u marrë vetëm me studime. Nisur nga kjo, në vitin 1943 me ardhjen e gjermanëv, Rexhepi refuzoi ftesën që ju bë, për të marrë postin e Kryeministrit të qeverisë shqiptare. Gjatë gjithë atyre viteve që ai u shkëput nga jeta politike, Rexhepi u kujdes për pronat e tija që i kishte afër fshatit Kashar (në Kus) në periferi të Tiranës. Në nëntorin e vitit 1944, Rexhepi duke e ndjerë veten krejt të pastër për atë çka kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij, në dobi të shtetit shqiptar, nuk tentoi fare të largohej nga Shqipëria.

Burgoset nga komunistët, me vëllanë e djalin

Kur nuk kishin kaluar veçse dy muaj nga ardhja e komunistëve në pushtet, më 1 shkurt të vitit 1945, Rexhep u arrestua dhe u dërgua në hetuesinë e Tiranës. Mbas tre muajsh, më 26 maj u arrestua dhe djali i tij Isufi, i cili kryente shërbimin ushtarak në një repart të Korçës. Me tentativën e arratisjes, që në fakt ishte një akuzë e montuar, pasi Isufi nuk kishte tentuar kurrë të arratisej, gjygji ushtarak e dënoi atë me vdekje së bashku me shokun e tij, Muharrem Dashin. Me ndërhyrjen e Shefqet Bejës, mikut të afërt të familjes Jella, Isufit ju fal jeta dhe dënimi ju kthye në 25 vjet burg. Pas dënimit të Isufit, u dënua dhe Rexhepi me dy vjet burg, me akuzën se kishte marrë pjesë në qeveritë e Monarkisë. Sipas dokumenteve arkivore të Gjykatës së Lartë Ushtarake, në akuzën e tij thuhet: “Rexhep Jella, ka pasur lidhje me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, “Rocco”, ku me ndërmjetësinë e tij ka bërë tregti me grosh duke i shitur ato në Korfuz. Ka pasur lidhje me kriminelët e luftës të popullit shqiptar, Irfan Ohri e Abaz Kupi dhe ka pasur edhe xhandar roje. Ka marrë pjesë me grupin e deputetëve tradhtarë”. Afro dy vite më vonë, në vitin 1947, komunistët arrestuan dhe vëllanë e Rexhepit, Ramazan Jellën, i cili nuk ishte marrë kurrë me politikë. Ramazani nuk arriti të dilte në gjygj, sepse ai vdiq pasi e hodhën nga shkallët e hetuesisë dhe pas asaj ju sekuestrua e gjithë pasuria, e familja u persekutua për vite me rrdhë. Pas burgosjes së Rexhepit, vila e tij pranë Urës së Tabakëve, u sekuestrua me të gjitha plaçkat, pasi i pëlqeu një koloneli sovjetik, i cili ja kërkoi atë personalisht Enver Hoxhës. Pas kësaj gruaja e Rexhepit së bashku me dy vajzat, u detyrua të shkonte në qytetin e Durrësit dhe më pas në atë të Kavajës, pranë të afërmëve të tyre.

Burgoset përsëri, e vdes në mjerim

Pasi vuajti për dy vjet dënimin, në vitin 1947, Rexhepi u arrestua përsëri dhe u dënua me pesë vjet burg, i akuzuar sikur kishte pasur lidhje me “Grupin e Deputetëve”, të kryesuar nga miku i ngushtë i tij Shefqet Beja. Një nga arsyet që Rexhepi u dënua vetëm me pesë vjet burg, ishte dhe një peticion që e firmosën një pjesë e madhe e banorëve të lagjes ku jetonte ai pranë Urës së Tabakëve, të cilët dëshmonin se ai nuk ishte marrë asnjëherë me veprimtari që binin ndesh me ligjet e shtetit komunist në fuqi. Rexhepi mundi të dalë nga burgu i Burrelit ku vuajti dënimin, në vitin 1952 dhe u vendos pranë familjes në një barake të rrënuar në periferi të qytetit të Kavajës. Në vitin 1957, doli nga burgu dhe djali Isufi, i cili deri sa vdiq në vitin 1986, punoi në punët më të vështira për të siguruar jetesën. Gjatë gjithë atyre viteve që Rexhepi jetoi në Kavajë, ai nuk dilte fare nga shtëpia, por ju kushtua leximeve. Rexhepi kishte një kulturë të gjerë dhe njihte shumë mirë disa gjuhë të huaja, si arabishten, anglishten, italishten, frengjishten, e turqishten. Ai ishte tepër i pasionuar pas letërsisë, e kryesisht asaj gjermane, ku njihte thellësisht Gëten, për të cilin kishte dobësi të madhe. Rexhep Jella vdiq në mjerim të thellë, në vitin 1974 aty në një shtëpi gjysëm të rrënuar në periferi të qytetit të Kavajës, edhe pse në kryeqytetin e vëndit Tiranë, ku për ndërtimin e tij kishte dhënë kontributin personal, kishte një vilë që ja kishin sekuestruar komunistët./Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Misione sekrete në Shqipëri, Libi dhe në Korenë e Veriut/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit që u arratis në ’44-ën

Publikuar

-

Nga

Publikohet historia e panjohur e grupeve shqiptare antikomuniste që u morën nga anglo-amerikanët dhe u dërguan në bazën sekrete në Maltë. Memorie.al shkruan se ata stërviteshin nga koloneli i shërbimeve sekrete britanike, Harold Adrian Russell, i njohur ndryshe si Kim Philby, agjenti i njohur me detyra të larta në shërbimet e fshehta anglo-amerikane. Russel u vu në shërbim të sovjetikëve, duke i shërbyer me zell të madh KGB-së, ku dhe ndërroi jetë në vitin 1988, pasi për vite me rradhë kishte punuar për rusët duke dekonspiruar mjaft nga operacionet që anglo-amerikanët kishin ndërrmarë me shërbimet e tyre sekrete në disa vende të Lindjes Komuniste, siç ishte dhe Shqipëria.

Dëshmia e rrallë e Arif Xhaferrit, me origjinë nga fshati Sasaj i Sarandës, ish-ballistit që u arratis nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944 dhe u dërgua nga Komiteti “Shqipëria e Lirë” me grupin e shqiptarëve që u stërvitën nga Philby në Maltë dhe zbarkuan disa herë në Shqipërinë komuniste. Kthimi i Xhaferrit për herë të parë në atdhe në vitin 2005, ku dëshmoi për herë të parë edhe mbi aventurën e tij me grupet e diversantëve në Shqipërinë komuniste ku ata kryen tre misione zbarkimi dhe ju mbetën disa shokë të vrarë apo të kapur gjallë, si Sami Bardha nga Kolonja?!

Ishte larguar nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare në nëntorin e vitit 1944 së bashkë me eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe u kthye në atdheun e tij pas gati 50 vitesh emigrimi politik. Një gjysëm shekulli në dhe të huaj me një jetë të trazuar duke mos pasur asnjë lajm për atë pjesë të familjes që kishte lënë në vëndlindjen e tij në fshatin Sasaj të Sarandës. Në vitin 2005 kur ishte në moshën 77-vjeçare, Arif Xhaferri me banim në Çikago të SHBA-së, erdhi për herë të parë për një vizitë tek të afërmit e tij në Shqipëri dhe ne patëm rastin ta takonim dhe ta intervistonim. Pasi ai në atë kohë, ishte një nga tre shqiptarët e vetëm të mbetur gjallë, nga ata që një gjysëm shekulli më parë patën shërbyer nën urdhrat e kolonelit anglez të Intelixhent Servis-it, Kim Philby. Apo më saktë njeriut që u tradhëtoi atdheun e tij dhe për shkak të bindjeve komuniste u vu në shërbim të KGB-së sovjetike duke u bërë një nga agjentët që veç të tjerash dekonspiroi të gjitha operacionet e anglo-amerikanëve në vëndet e Lindjes komuniste, përfshirë dhe Shqipërinë. Arif Xhaferri na dëshmoj asokohe të gjithë aventurën e tij nën urdhrat e Kim Philby prej të cilit u stërvit, instruktua dhe detyra të posaçme në misionet e tija sekrete në Libi, Kore dhe Shqipëri, ku ai zbarkoi tre herë nga deti, toka dhe ajri në vitet 1948-1951. Para se të njihemi me intervistën që i kemi marrë në atë kohë z. Xhaferri, në fillim të këtij shkrimi po publikojmë një histori të shkurtër të jetës së tij dhe familjes Xhaferri nga fshati Sasaj i Sarandës, deri ditën që ai u vu në shërbim të anglo-amerikanëve.

Vijon nga hera e kaluar

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me historinë e jetës së Arif Izet Xhaferrit me origjinë nga fshati Sasaj i Sarandës dhe me banim në Chicago të SHBA-së, i cili është një nga tre shqiptarët e vetëm të mbetur gjallë nga ata që në vitet 1948-1951 u stërvitën nga anglo-amerikanët në ishullin e Maltës për të zbarkuar në Shqipëri me qëllim që të rrëzonin regjimin komunist të Enver Hoxhës. Sipas dëshmive të tij, ekskluzive për Memorie.al, Xhaferri u largua nga Shqipëria në nëntorin e 1944-ës së bashku me eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, të cilët u vendosën në kampet e UNRRA-s në Itali. Në ato kampe ai qëndroi deri në vitin 1948 dhe në atë kohë me ndërhyrjen e Mit’hat Frashërit ai u zgjodh në grupin e emigrantëve shqiptarë që anglo-amerikanët i morën për t’i stërvitur në një bazë të tyre në Maltë. Sipas Xhaferit në atë bazë ushtarake e cila ishte nën komandën e kolonelit të Intelixhent Servis-it englez, Kim Philby, për tre vite u stërvitën gjashtë grupe emigrantësh shqiptarë nga: Gjirokastra, Korça, Kolonja, Mallakastra, Vlora, Skrapari dhe Kurveleshi. Zbarkimi i parë i atyre grupeve në Shqipëri u bë në tetorin e vitit 1948 në grykën e Dukatit në Vlorë, ku dhe u asgjësua “Grupi i Vlorës” nga ana e reparteve të Forcave të Ndjekjes. Po kështu në pjesën e parë të këtij shkrimi u njohëm edhe me një biografi të shkurtër të Kim Philby, oficerit të Intelixhent Servisit anglez, i cili u rekrutua si agjent i sovjetikëve duke spiunuar dhe dekonspiruar të gjitha planet e anglo-amerikanëve që synonin përmbysjen e regjimeve komuniste të vëndeve të Lindjes, midis tyre dhe Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Zoti Xhaferri, kur dhe kush ishte grupi i parë që zbarkoi në Shqipëri?
Grupi i parë i shqiptarëve të Maltës që u nis me mision për në Shqipëri ishte ai i Vlorës, i cili zbarkoi në Grykën e Dukatit në tetorin e vitit 1948. Bashkë me atë grup ishte dhe grupi i Gjirokastrës ku bëja pjesë dhe unë me detyrën e radistit, si dhe ai i Kolonjës. Të gjithë ne bëheshim 18 vetë.

A ju dhanë udhëzime para nisjes?
Para nisjes komandanti i bazës, koloneli Kim Philby, na dha udhëzimet e rastit dhe në fund na tha: “Kur të bini në përpjekje me forcat shqiptare të ndjekjes, mos rrezikoni të vriteni, por dorëzohuni, sepse ne kemi njerëz që hanë bukë natë për natë me Enver Hoxhën”. Nga baza sekrete e Maltës ne udhëtuam me një nëndetëse të vogël angleze ku përveç kapitenit të saj, ishin dhe tre oficerë të tjerë, si dhe dy vajza që na shërbenin. Nga mesnata kur ne mbërritëm dy tre milje afër bregdetit shqiptar, grupi i Vlorës mori urdhër të bëhej gati për zbarkim. Pasi nëndetsja doli në sipërfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj me anë të një varke gome iu drejtuan bregut. Ne të grupit të Gjirokastrës dhe të Kolonjës qëndruam në pritje, e pas 20 minutash nga zbarkimi i tyre, me anë të radios ata na njoftuan se ishin zbuluar nga Forcat e Ndjekjes dhe ishin të rrethuar. Të nesërmen sipas planit do të zbarkonim ne, por pasi mësuam se ata ishin vrarë të gjithë, ne u kthyem andej nga kishim ardhur, në bazën e Maltës.

Pasi u asgjësua grupi i Vlorës, a zbarkuan grupet e tjera në Shqipëri?
Pas një jave nga asgjësimi i Grupit të Vlorës, u përgatit për të zbarkuar në Shqipëri Grupi i Kolonjës dhe ai i Gjirokastrës ku bëja pjesë unë. Udhëtimi ynë nga baza sekrete e Maltës deri në afërsi të bregdetit të Semanit, ku ishte caktuar vëndi i zbarkimit, u bë me një nëndetëse të vogël të marinës angleze. Dy grupet komandoheshin përkatësisht nga Xhemal Ibrahimi dhe Alo Luarasi, ndërsa si radistë isha unë dhe Përparim Aliu. Nëndetësja na la rreth 3 milje larg bregut dhe nga aty me një varkë gome ne zbritëm në tokë rreth orës 2 të natës. Koha ishte e mirë dhe ne u futëm menjëherë në pyllin e dendur ku kaluam atë natë. Të nesërmen disa nga ne hipën nëpër pemë për të vrojtuar vendin rreth e rrotull se mos ishim zbuluar nga Forcat e Ndjekjes. Në mbrëmje pasi u veshëm me uniforma të policisë shqiptare dhe me armë në krah, ne u nisëm për në drejtim të Tepelenës duke përshkuar itinerarin: Seman, Cakran, Mallakastër, Fratar, Kalivaç.

Në çfarë itinerari udhëtonit?
Ne ecnim në zona të pabanuara që të mos zbuloheshim. Kur mbërritëm në Luftinjë të Tepelenës, Grupi i Kolonjës u nda nga ne duke marrë rrugën për në krahinën e tyre, ndërsa ne qëndruam për 6 ditë në një pyll afër shtëpisë së hallës së Xhemal Ibrahimit, e cila na furnizonte me ushqime dhe cigare. Sipas udhëzimeve që kishim për çdo ushqim që merrnim nga fshatarët ne paguanim flori në dorë dhe kjo gjë bëhej me qëllim që në popull të krijohej ideja se ne vërtetë ishim të dërguar nga amerikanët. Asgjë nuk mund të merrnim pa para se përndryshe e paguanim me kokë.

Çfarë bëtë më pas?
Pas 6 ditësh ne u nisëm në drejtim të Gjirokastrës duke u vendosur në malin e Sopotit sipër Lazaratit. Aty takuam vëllanë e Haki Kabës, Rashon, i cili ishte çoban dhe na furnizonte me bukë e informata. Në Sopot ne takuam edhe Jonuz Bocin, kushëririn e Hakiut i cili ishte gjykatës në Gjykatën Ushtarake të Gjirokastrës.

Si mund të takohej një gjykatës ushtarak me diversantë…?!
Jonuzi vinte e na takonte në mal kur errej dhe ikte në 3 të natës në shtëpinë e tij në Lazarat. Pas pak ditësh ai na sugjeroi që të largoheshim që andej pasi kapiten Ahmet Idrizi me 500 policë dhe Forca të Ndjekjes, kishte marrë urdhër të rrethonte zonën tonë. Ai na tha se edhe në popull ishte hapur fjala se kishin ardhur diversantë nga jashtë.

Si vepruat pas asaj informate?
U lidhëm me qëndrën në Maltë duke u thënë se ishte i pamundur qëndrimi ynë i mëtjeshëm në atë vënd, dhe u kërkuam udhëzime se çfarë të bënim. Qëndra na tha: “Bëni çmos të dilni në Greqi duke marrë masa që të mos diktohet asnjë nga bazat ku keni qëndruar”.
Dhe u larguat pas asaj që ju tha qendra?
Po, të nesërmen në mëngjes ne lamë Libohovën në të djathtë dhe sipas udhëzimeve të eprorëve tanë kaluam kufirin në Makrikom pa u kuptuar fare.

Ku shkuat pasi dolët në Greqi?
Ne u dorëzuam tek posta greke e kufirit në Poçanik ku patëm debate pasi ata donin të na merrnin armët dhe të na kthenin në Shqipëri. Ky keqkuptim erdhi pasi ne nuk u treguam se kush ishim, duke u hequr si dezertorë të ushtrisë shqiptare, por më pas çdo gjë u sqarua. Ne u dhamë parrullën tone e cila ishte “Argj”(Argjirokastër) dhe ata u lidhën me shërbimet sekrete në Athinë. Aty ishte Kim Philby i cili doli në radio duke na dhënë udhëzimet e rastit dhe në mënyrë të veçantë porositi që ne të mos tregonim kodin e radios. Pas kësaj ata morën urdhër nga eprorët e tyre që të na trajtonin sa më mirë dhe të na i plotësonin të gjitha nevojat që kishim, ndryshe do mbanin përgjegjësi.

Çfarë bëtë më pas?

Pas kësaj të shoqëruar nga një skuadër greke e kufirit ne na çuan në Delvinaq, pasi ajo zonë kontrollohej nga ushtria partizane e komunistëve grekë të gjeneralit Marko Vafjadhis. Në Delvinaq na priti një major grek i cili me një kamionçinë të mbyllur na dërgoi në Patra ku na dhanë ushqime. Aty na mori në pyetje një gjeneral grek, i cili na njoftoi për vdekjen e Mit’hat Frashërit në hotelin “Astoria” të New Yorkut. Aty kuptuam se gjenerali grek ishte në dijeni të misionit tonë që drejtohej nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”. Në orën 21 ne mbërritëm në Athinë ku na priste kapiteni skocez, Grant. Pas 30 minutash aty erdhi Kim Philby i cili na pyeti në se kishim nevojë për ndonjë gjë. Atë natë fjetëm në hotel dhe të nesërmen na dërguan në një aerodrom ushtarak ku me një avion të vogël u nisëm për në Maltë. Pak ditë më vonë aty erdhi dhe Grupi i Kolonjës i cili gjithashtu nuk kishte pësuar humbje. Kështu mbaroi misioni ynë i parë në Shqipëri.

Po misionin e dytë dhe të tretë kur i ndërmorët dhe sa zgjatën ata?
Misionin e dytë ne e bëmë në 15 shtator 1949 duke zbarkuar në bregdetin në mes Lukovës dhe Shën-Vasisë. Aty zbarkoi vetëm grupi ynë i Gjirokastrës pasi unë njihja vendin, ndërsa grupet e tjera zbarkuan sipas krahinave të tyre. Ndërsa misionin e tretë e ndërmorëm në 2 tetorin e vitit 1950 duke u hedhur me parashuta në malet e Këndrevicës së Kurveleshit. Avioni ynë u zbulua dhe ne ramë në pritë sa zbritëm në tokë, por mundëm të shpëtonim nga terreni i thyer. Ndërsa grupi i Kurveleshit u hodh me parashuta në Valë të Golemit.

LEXO EDHE:  Rrëfehet ish-ministri Mbrojtjes, Kiço Mustaqi: Letra e oficerëve të lartë që spiunonin për planin tim për asgjësimin e Enver Hoxhës kur të vinte me pushime në Durrës

LEXO EDHE:  Në internim pse p*rdhi në vdekjen e Enverit!

Po gjatë këtij misioni, çfarë udhëzimesh ju kishin dhënë?
Ndryshe nga dy misionet e para ku ne duhet të mblidhnim informata për vendosjen e rusëve në vendin tonë, këtë herë kishim si detyrë që të takoheshim me sa më shumë njerëz dhe baza për të shpërndarë në popull komunikata dhe fletushka të Komitetit “Shqipëria e Lirë” ku thuhej se; me ndihëm e anglo-amerikanëve do zbarkohej në Shqipëri. Misionin tonë ne e përmbushëm në një farë mënyre duke shkuar në disa baza dhe duke takuar disa njerëz të besuar, ndonëse kudo ishim të ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Në misionin e dytë nuk patëm asnjë humbje, ndërsa në të tretin na u vra Ramiz Matuka në Bënçë të Tepelenës, dhe u kap i gjallë me tradhti në Kolonjë, Sami Bardha. Edhe nga grupi i Korçës u vranë në përpjekje me Sigurimin e Shtetit, Seit Piluri dhe Shahin Dushku. Më 23 tetor ne dolëm në Greqi dhe pas dy ditësh u nisëm për në Maltë. Pas pak kohësh të gjithë shqiptarët i kthyen në Angli, kurse mua më mbajtën edhe 6 muaj atje dhe më pas më dërguan me mision në luftën e Koresë.

Në ç’rrethana dhe pse u dërguat ju me mision në Kore?
Nga qershori i 1952 erdhi një oficer englez dhe me një avion ushtarak shkuam në Liverpul. Pas dy muajsh më thirrën në një zyrë ku bashkë me Philbin, ndodhej edhe një oficer amerikan me kapitenin skocez që quhej Grant. Philby më tha: “Arif, që sot e tutje ti e ke mbarur shërbimin me ne dhe do të shkosh në SHBA”. Atë natë ata më prezantuan me oficerin amerikan dhe të nesërmen udhëtuam për në Alaska. Sa mbërritëm atje, shkuam në një zyrë ku takuam një major dhe një kolonel. Oficeri amerikan që më kishte shoqëruar deri aty, u largua sapo më prezantoi me ta. Dy oficerët pasi më pajisën me një pasaportë amerikane më pyetën nëse do t’i qëndroja besnik shtetit Amerikan, dhe unë i’u betova. Më pas ata më thanë: “Po të jetë nevoja a do të luftosh kundër vendlindjes tënde”? Unë i’u përgjigja duke u thënë: “Po të jetë e nevojshme”.

Dhe çfarë ndodhi me ju pas kësaj?
Të nesërmen më morën dhe më hipën në një avion ku kishin zënë vend 12 ushtarë amerikanë, me të cilin ne udhëtuam për në aeroportin ushtarak të Seulit në Korenë e Jugut. Në atë bazë qëndrova për rreth dy javë pushim absolut dhe më pas erdhi një civil i cili më mori në pyetje. Me një anglishte me theks amerikan, ai më pyeti se çfarë kisha bërë unë deri në atë ditë që kisha mbërritur aty. Në fund ai më pyeti se ku dëshiroja të shërbeja, në front apo në prapavija. Dhe unë i thashë: “Deri sa kam ardhur këtu, ku ta shihni ju të nevojshme”. Nga që nuk e dija mirë anglishten më caktuan në ekuipazhin e një avioni bombardues, i cili përbëhej nga 12 vetë.

Çfarë armatimesh kishte ajo bazë?
Në atë bazë kishte me qindra avionë amerikanë dhe 44 prej tyre ishin bombardues “B-52”, ndërsa të tjerët për transport. Pranë asaj baze unë qëndrova për 8 muaj dhe gjatë asaj kohe mora pjesë në dhjetra fluturime. Detyra e ekuipazhit tonë ishte që para nisjes së avionit për bombardime, ta furnizonim atë me të gjitha materialet që duheshin. Ndërsa gjatë fluturimit kishim detyra të tjera: 2 ishin pilotët që drejtonin avionin, 2 vetë ishin për të fotografuar, 2 të tjerë me harta për të treguar vendet e objektet që duheshin bombarduar etj.

Çfarë trajtimi ju bëhej aty?
Trajtimi që na bëhej aty ishte shumë i mirë, ndonëse pjesën më të madhe të kohës ne e kalonim në repart duke qëndruar në gatishmëri. Si rezultat i kësaj unë pata rastin të dilja vetëm dy herë në qytetet Su dhe Pusan.

A u rrezikuat ndonjë herë të vriteshit?
Rreziku për t’u qëlluar nga koreanët ishte gjithnjë prezent, por rreziku më i madh që kam kaluar në atë kohë ishte ai kur avioni ynë u godit nga një rrufe.

Si dhe kur ka ndodhur kjo?
Ka qenë 2 janari i vitit 1953 kur na ndodhi kjo tragjedi prej së cilës gati humbi jetën i gjithë ekuipazhi ynë. Pas goditjes nga rrufeja, dy pilotët dhe dy të tjerë që ishin përpara mbetën të vdekur në vend nga flakët që i përpinë, në çast, ndërsa ne të tjerët u hodhëm me parashuta. Avioni u rrëzua në një vënd malor afër paralelit 36 dhe vetëm unë e një ushtar tjetër amerikan nga shteti i Xhorxhias patëm fraktura në këmbë nga që na ngeci parashuta në pemë, ndërsa të tjerët nuk patën probleme.

Si mundët që të shpëtonit për t’u kthyer në bazë?
Pas 6 orësh njëri nga shokët tanë u lidh me radio me qëndrën dhe erdhi e na mori një helikopter të cilit i dhamë shenja me elektrikët e dorës. Prej andej unë me ushtarin tjetër të plagosur u dërguam në një spital amerikan në Okinava, 110 km. në veri të Tokios, ku kishte rreth 40 ushtarë amerikanë të plagosur.

Sa qendruar ne atë spital?
Atje ne qëndruam deri më 12 shkurt 1953 dhe atë ditë erdhi e na mori një major amerikan i cili na çoi në hotel. Të nesërmen nga ora 10 ai na dërgoi në një aerodrom ushtarak, ku na mori një avion i cili na dërgoi në një bazë në Filipine. Pas tre ditëve me një avion tjetër udhëtuam për në bazën ushtarake “Fordiks” të Xhorxhias ku grumbulloheshin rreshterët që vinin nga fronti i Luftës. Të nesërmen ndërsa qëndroja në kazermat e asaj baze, erdhi një civil i cili më tha: “Zoti Xhaferri, shërbimi juaj mbaroi. Ju falenderoj për besnikërinë që keni treguar ndaj SHBA-së”. Pastaj ai më pyeti se ku dëshiroja që të qëndroja në SHBA, që të më përgatiste dokumentet. Por unë i thashë se do të shkoja tek dajua im, Qani Lesko që banonte në New York. Pasi mori emrin dhe adresën e tij, ai më dha një adresë në New York ku unë duhet të paraqitesha pas një jave dhe numrin e telefonit të tij, duke më thënë që për çdo problem unë duhet t’i telefonoja. U ndava me të dhe u nisa për në New York tek shtëpia e dajos sim, të cilin nuk e kisha parë që në 1948-ën kur ishim në kampet e Italisë. Pas një jave shkova dhe u paraqita në zyrën që më kishin adresuar ku gjeta një major dhe dy vajza civile. Pasi iu dhashë pasaportën dhe librezën ushtarake, ata më dhanë rrogën prej 5.447 USD që më takonte nga shërbimi ushtarak duke më falenderuar për besnikërinë që kisha treguar ndaj SHBA-së. U përshëndeta me ta dhe u nisa për tek shtëpia e dajos tim ku më prisnin dhe shumë shokë që kishin ardhur për të më takuar.

Xhaferi: Konflikti im i ashpër me Philby në Maltë
Pak kohë pasi ishte kthyer nga misioni i tretë në Shqipëri, Arif Xhaferri pati një konflikt të ashpër me kolonelin, Kim Philby, i cili ishte dhe komandanti i asaj baze. Lidhur me këtë, ai kujtonte: “Pasi përgatitëm me shkrim raportet e zakonshëm nga misioni ynë i tretë në Shqipëri, me urdhërin e Philby i larguan të gjithë shqiptarët nga baza duke i dërguar në Angli. Aty mbetëm vetëm pesë vetë: unë, Turan Aliko, Muharrem Hitaj, Pëllumb Sino dhe Ahmet Kuka. Ne qëndruam edhe tre javë më pas. Një ditë pasi na thirri në zyrë ku ndodheshin dhe dy kolonelë të tjerë anglezë, Philby na tha: “Do t’ju çojmë përsëri me mision në Shqipëri, duke u ndarë në grupe me 2 anglezë dhe 2 shqiptarë”. Unë kundërshtova duke u thënë se as ne dinim mirë anglisht dhe as ata nuk dinin shqip, prandaj ajo gjë nuk mund të bëhej se nuk merreshim dot vesh me njëri tjetrin dhe do vriteshim kot. Philby nguli këmbë duke thënë se ai ishte urdhër dhe nuk diskutohej. Unë i thashë se nuk ishim robër afrikan që të na trajtonin në atë mënyrë, por kishim shkuar aty me dëshirën tonë si vullnetarë. Dhe në kulmin e nervave i shtyva tavolinën duke ia hedhur atë në gjoks. Shokët e mi u trembën dhe thanë: “Ç’na bëre, Arif”?! Pas kësaj dola menjëherë jashtë dhe me një motoçikletë u nisa për në qytet duke ndaluar para një kinemaje. Pas pak aty erdhën dy oficerë dhe më morën duke më thënë se më kërkonte zonja Holldi, sekretarja e zyrës së Intelixhent Servis-it për Maltën. U takova me të dhe i thashë të njëjtat fjalë që i kisha thënë Philby.

Libri “Philby KGB Masterspy” i botuar në Londër në ’88-ën: Si dështuan operacionet e anglo-amerikanëve në Shqipëri?!

Në librin “Philby KGB Masterspy” të autorit Phillip Knighteley, të botuar në anglisht në vitin 1988, jepet e plotë e gjithë veprimtaria agjenturore e Philbit në favor të rusëve. Lidhur me ngjarjet e Shqipërisë në atë libër në mes të tjerash shkruhet: “SIS dhe CIA kanë bashkëpunuar për disa operacione në vitet 1940-‘50 për të penetruar në Bashkimin Sovjetik dhe për të destabilizuar republikat e bllokut sovjetik. Ai më famëkeqi dhe me humbje më të mëdha ishte operacioni në Shqipëri.

Në 1948 qeveritë britanike dhe amerikane kishin sanksionuar idenë e përçarjes së Bllokut Sovjetik, duke shkëputur një vend nga kontrolli i Moskës me synim teorinë e efektit domino. Ideja ishte të infiltroheshin në këtë vënd agjentë të trajnuar për të organizuar një fushatë që mund të çonte në një luftë të ashpër civile. Shumë punë parapërgatitore u bënë për të përzgjedhur vendin dhe më të fund u vendos që Shqipëria, shteti më i dobët dhe më i vogël socialist, mund të ofronte të gjitha munmdësitë për sukses. Regjimi i Enver Hoxhës nuk ishte stabilizuar tërësisht, gjermanët ishin larguar, por Shqipëria kishte probleme me rindërtimin, ndërsa Mbreti Zog ishte në azil në Kajro dhe shumë mbështetes të tij kishin mbetur në vënd. Planet avancuan, Britania siguroi Maltën si bazë për anijet e misionit, amerikanët siguruan fondet dhe armët. Qindra emigrantë u trajnuan në një bazë të Maltës. Në vitin 1973 unë takova një nga oficerët e SIS-it që kishte ndihmuar në trajtnim.

Ai kujton: Ne u vendosëm në një bazë në Korfuz, të quajtur Dhasja. Në dhjetor të vitit 1949 u dërguan 6 të infltruruarit e parë. Dy ditë më parë morëm një sinjal nga grupi sipas të cilit ata kishin vendosur kontakte me mbështetesit e Mbretit. Katër të tjerë u dërguan, por një i infiltruar i pestë u qëllua nga një motobarkë shqiptare. Më pas vetëm heshtje. Ata nuk na informuan deri kur morëm një mesazh nga misioni ushtarak në Athinë i cili kishte të dhëna se të gjithë grupet ishin kapur sapo kishin mbërritur. Një prej agjentëve u kthye, por pati probleme me rojat kufitare greke që mendonin se ai ishte agjent shqiptar që donte të hynte në Greqi dhe që na treguan se donin të informoheshin për operacionet tona. Ne u thirrëm në Londër dhe aty na u tha se kishte nisur një hetim për të zbuluar se kush i kishte dekonspiruar dhe se për atë vit operacioni ishte pezullur. /Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

75 vjetori i Konferencës së Jaltës/ Rendi i ri i paqes pas Luftës së Dytë Botërore

Publikuar

-

Nga

Kur Gjermania naziste ndodhej para kapitullimit fuqitë e ardhshme fituese të Luftës së Dytë Botërore morën vendime historike në Jaltë para 75 vitesh. Me këtë ata i hapën rrugën organizatës më të rëndësishme globale sot.

Fotoja e mësipërme përshkoi botën para 75 vitesh: Krah për krah janë të ulur kryeministri britanik Winston Churchill, presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt dhe diktatori sovjetik, Josef Stalin. Të zhytur në palltot dimrërore, që duken si mburoja, ata i kanë drejtuar sytë me seriozitet nga kamera. Një skenë, që duhet të demonstronte unitet mes fuqive botërore. Dhe shpresë për paqe të vazhdueshme pas Luftës së Dytë Botërore që ndezi Gjermania naziste. Kjo foto është bërë gjatë zhvillimit të Konferencës së Jaltës, të thirrur nga Bashkimi Sovjetik. Në Pallatin Livadija të qytetit turistik në Krime, në Detin e Zi të ashtuquajturit, “Tre të Mëdhenjtë” negociojnë më 4 shkurt 1945 për fazën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Sepse “perandoria mijëvjeçare e proklamuar nga Hitleri ndodhej para shkatërrimit.

Propozimet për ndarjen e Gjermanisë

Në Perëndim dhe Jug të Europës amerikanët dhe britanikët po përparonin megjithë rezistencën e fortë të Wehrmachtit gjerman. Nga Lindja trupat sovjetike gjatë ofensivës së dimrit ishin duke ardhur deri 100 kilometra larg kryeqytetit gjerman. Më 30 prill Hitleri bëri vetëvrasje në “bunkerin e fyhrerit”. Më 8 maj Gjermania naziste kapitulloi. Nga fundi i luftës llogariteshin përafërsisht 60 milionë të vdekur.

Në Jaltë, ku dikur cari dhe aristokracia ruse kalonin pushimet, duhej që pas bisedimeve të para në Teheran, po me ftesën e Bashkimit Sovjetik, të përcaktoheshin vijat kryesore të rendit të ri të paqes dhe denazistifikimi i Gjermanisë. Të tre krerët kryesorë duhet edhe të përcaktonin bazat e ndarjes së pushtetit të fuqive. Këtu bënte pjesë edhe projekti i organizatës më të rëndësishme globale, Kombeve të Bashkuara.

 FOTO: Konferenca e Jaltës, 1945

Fuqitë fituese shpresojnë për bashkëpunim afatgjatë

Konferenca ndodhet para detyrës së vështirë të pajtojë interesat e ndryshme të fuqive fituese të luftës. Ajo që e bashkon Stalinin komunist me kapitalistët Roosevelt dhe Churchill është armiku i përbashkët: Gjermania. Ende nuk ka shenja, se nga aleatët e koalicionit kundër Stalinit me fillimin e Luftës së Ftohtë në vitin 1947 do të krijohen kundërshtarë. “Churchill dhe Roosevelt kanë komunikuar gjatë gjithë viteve të luftës dhe janë takuar. Me Stalinin ata ishin takuar vetëm njëherë në Teheran në vitin 1943. Ata ishin të mendimit, se bashkëpunimi edhe pas luftës do të zgjaste me vite, në mos me dekada dhe ishin për këtë të gatshëm për kompromise”, thotë historiani i Universitetit të Kölnit, Jost Dülffer në bisedë me DW.

Si Churcilli edhe Roosevelt nuk janë dakord me vendin e konferencës. Presidenti amerikan i sëmurë rëndë duhet të përshkojë 11.000 kilometra rrugë me anije dhe avion. Kurse nga Churchilli janë ruajtur fjalët se “nuk gjendej vend më i keq, se Jalta edhe sikur të kërkoje dhjetë vite.” Kurse për strategun e pushtetit, Stalin është shumë e rëndësishme që takimi zhvillohet në tokën sovjetike, me qëllim që si mikpritës ai t’i ketë frenat në dorë. Ai kujdeset që të instalohen telefona dhe telegrafë. Për të përgjuar delegacionit ai vendos mikrofonë përgjues madje edhe në shkurret para Pallatit Livadija. Për rast emergjence është afër një bunker i sigurtë nga bombat. Kamarierë nga Moska servirin ushqimet më të mira, një kontrast i thellë me vendin që vuante nga uria. Synimi ishte krijimi i një atmosfere të çliruar.

Krerët perëndimorë nuk kanë iluzione

“Nga ana tjetër Roosevelt dhe Churchill e dinin, se me kë kishin të bënin. Që kjo diktaturë brutale sovjetike donte shtrirjen e influencës në Europë. Për këtë ata nuk kishin iluzione”, thotë eksperti i Europës Lindore, Wilfried Loth nga Universiteti Duisburg-Essen. Por plani i Stalinit funksionon. “Atmosfera ishte në përgjithësi e mirë. Herë pas here dikush ngrihej, zemërohej, donte të mos pranonte diçka, por në tërësi bëhej fjalë për kooperimin”, thotë historiani Dülffer. Deri më 11 shkurt 1945 të tre krerët e shteteve skiconin të ardhmen. Rezultatet: Churchilli ia doli të fusë edhe Francën si fuqi tjetër pushtuese në Gjermaninë që po mundej. Roosevelt mori miratimin e Stalinit për futjen e Bashkimit Sovjetik në Kombet e Bashkuara që planifikoheshin dhe futjen në luftë kundër Japonisë. Stalini arriti që territoret, ku trupat e tij ishin në marshim të mbeteshin nën Bashkimin Sovjetik.

LEXO EDHE:  Në internim pse p*rdhi në vdekjen e Enverit!

LEXO EDHE:  “Rilindja po restauron epokën e Enverit”/ Tufa reagon për Haxhi Lleshin si "qytetar nderi"

Gjermania nuk duhej të rrezikonte kurrë më paqen botërore

Përveç kësaj kreu i Kremlinit përfitoi territore në kurriz të Japonisë dhe Kinës si edhe një të drejtë vetojë në Këshillin e ardhshëm të Sigurimit. Vendosjen e kufirit të Polonisë partnerët në negociata e shtyjnë për më vonë pas kapitullimit të Rajhut të Tretë. Në dokumentin përfundimtar të konferencës thuhet: “Vullneti ynë i patundur është që të shkatërrojmë militarizmin gjeman dhe nacionalsocializmin dhe të kujdesemi që Gjermania kurrë më të mos jetë në gjendje të rrezikojë paqen botërore. (…)Qëllimi ynë nuk është të shfarosim popullin gjerman, por vetëm kur të shkatërrohet nacionalsocializmi për gjermanët do të ketë shpresë për një jetë në dinjitet dhe një vend në bashkësinë e popujve.” Sipas historianit, Dülfer, secili arriti diçka. “Çështjet e vështira territoriale Stalini i vendosi për vete. Perspektivën për një kuadër të paqes e fituan fuqitë perëndimore.” Kurse historiani Loth gjykon se “për rezultatin e konferencës që të tre thanë, po është një rezultat i mirë, mbi bazën e të cilit mund të veprohet më tej .”

Pjesëmarrësit e konferencës ishin të mendimit, se pas lufte do të jenë ata që do të marrin vendimet në Europë. Në këtë kuptim Jalta ishte një konferencë që projektoi të ardhmen. “Por në realitet me konferencën e Jaltës nuk ishte fituar asnjë lloj paqeje afatgjatë”, thotë historiani Wilfried Loth. Edhe konferenca pasuese në Potsdam në Berlin më 17 korrik 1945 nuk i sqaroi të gjitha paqartësitë. Terreni për luftën e ftohtë pasuese u përgatit.

FOTO: Rreth 50.000 të dëbuar gjermanë protestojnë kundër vendimeve të Jaltës dhe Potsdamit, gusht 1950.

Konferencë e re e superfuqive për të tashmen

Por cili ishte rezultati më i rëndësishëm i Jaltës? Krahas ujdisë së Bashkimit Sovjetik të bëhej pjesë e Kombeve të Bashkuara, historiani Loth përmendi edhe një dakordim bazë që të mbahet përgjegjësi e përbashkët për të ardhmen e Gjermanisë. Përveç kësaj konferenca e Jaltës në Gadishullin e Krimesë krijoi një vetëdije për rëndësinë dhe nevojën e diplomacisë së nivelit të lartë. “Negociatat për rendin e pasluftës në Jaltë ishin në dorë të shefit, që tregonte, se kur krerët takoheshin ishin në gjendje të gjenin kompromise dhe të krijonin besimin”, thotë Loth. Kjo përvojë ishte udhërrëfyese për krizat e ardhshme. Dhe e kundërta: “Sa herë që mungonte diplomacia e nivelit të lartë ka pasur probleme.” Ashpërsimet gjatë Luftës së Ftohtë mund të shpjegohen edhe me atë se besimi i krijuar u shkri shumë shpejt, pikërisht sepse nuk pati më përpjekje për ta ruajtur atë.”

Sipas historianit Dülffer për shkak të gjendjes së rënduar nga krizat në botë aktualisht do të ishte me rëndësi një Konferencë e re e Jaltës nën një petk të ri. “Një konferencë e re e superfuqive do të kishte kuptim.” Bëhet fjalë për krjimin e një vetëdijeje të përbashkët, “që një rend i paqeje mund të krijohet, e që në Jaltë ishte ende e pranishme. Kjo vetëdije na duhet edhe sot.”/DW

LEXO TE PLOTE