Connect with Us

Berisha reagon pas investigimit të CNA.al/ Blushi i “lëpihet” Ramës, mafia nuk njeh ligj

Denoncim

Berisha reagon pas investigimit të CNA.al/ Blushi i “lëpihet” Ramës, mafia nuk njeh ligj

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një investigimi të CNA.al, ku u zbulua se bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi me profesion notere, ka shkelur ligjin.

CNA.al zbuloi sesi Eva Blushi njëkohësisht me ushtrimin e detyrës së noteres, është edhe pjesë e një kompanie private e themeluar në Bullgari. Gjë të cilën ligji nuk ia lejon. (lexo këtu).

Por, sipas ish-kryeministrit Berisha, bashkëshortja e Ben Blushit nuk e njeh ligjin, sepse ky i fundit sipas tij i “lëpihet” kryeministrit Rama.

“Lexoni se si e lumturoi me para dhe Arben Malaviten, Eva noterja e cila nuk njeh ligj sepse Beni i lepihet Edvinit!

Ligji per noterine ne nenin 19 te tij sanksionon :”Ushtrimi i funksionit te noterit nuk pajtohet me asnje veprimtari tjeter publike apo private me perjashtim te mesimdhenjes dhe veprimtarise shkencore “Pra ligji ndalon ne menyre kategorike noterin te kete shoqeri tregtare. Por kjo per mafien nuk ka vlere.

LEXO EDHE:  “Turp për qeverinë”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Prandaj dhe Arben Malavita alias regjistron shoqeri tregtare ne emer te bashkshortes notere Eva Blushi me supermafjozin Klodian Zotaj per te ndare 320 milione para te takspaguesve shqiptar dhe per te blere Lori Kafen.

Prandaj dhe Arben Malavita ka shnderruar teleblushin ne lepiresin me te neveritshem te Edvin Kristaq Mafise!”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Drejtori i AKEP, tender 23 mln lekë për riparimin e 8 makinave/ Denoncimi: Problemi nuk janë vaji dhe filtrat

Publikuar

-

Nga

Drejtori i AKEP, tender 23 mln lekë për riparimin e 8 makinave/ Denoncimi: Problemi nuk janë vaji dhe filtrat

Një prokurim i hapur në 29 qershor në AKEP, i verifikueshëm në Agjencinë e Prokurimeve Publike është sjellë në vëmendje në rrjetet sociale nga Sali Berisha. Ish-kryeministri përcjell mesazhin e një qytetari, i cili përmes denoncimit përpiqet të shpjegojë pse tenderi lë shije abuzivizmi. Qytetari shtron pyetje të llojit; pse riparim për 8 mjete njëherazi? Pse kaq shumë lekë për llogarinë e riparimit (2.3 mln lekë)? Pse duhet rregulluar një mjet, i cili praktikisht i ka të gjitha pjesët për t’u ndërruar etj. Por le të shohim më poshtë denoncimin:

“Një tender me të vërtetë i çuditshëm është ky që ka organizuar Tomi Frashëri për institucionin që drejton, AKEP, i njohur gjatë si Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ish ERT). Ky tender që mban numër reference REF-63016-06-26-2020 është hapur më datë 29-06-2020 Ora : 09:00 dhe ka si datë mbyllje 13-07-2020 Ora : 10:00.

Ajo që të bën habi është se këtij institucioni i janë prishur 8 automjete në të njëjtën kohë. Për riparimin e tyre, Tomit të AKEP-it i nevojiten jo pak por plot 23 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderin nuk ke ku ta kapësh më parë për nga çuditë.

Së pari vëren se të 8 automjetet janë bërë për të ndërruar vaj e filtra në të njëjtën kohë të gjitha së bashku, çka praktikisht është e pamundur për shkak të viteve të ndryshme të prodhimit dhe faktit se secili automjet bën kilometra të ndryshëm në sasi.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Si Rama i nxori “sytë” sistemit të drejtësisë

LEXO EDHE:  Rrëfimi tronditës i nënës me tre fëmijë/ Rama vihet me “shpatulla pas muri”

Denoncimi i publikuar në profilin FB të Sali Berishës

Së dyti, vëren se për habi automjetet kanë nevojë për pjesë të tilla këmbimi saqë të bën të mendosh se u kanë ndodhur të gjitha defektet në të njëjtën kohë. Përshembull për automjetin me targë TR 3103 L dhe Nr. shasie JMB0NK9405J001310, rezulton se i duhen ndërruar veç filtrave e vajit, edhe freksioni, rripi i fazës, sistemi i drejtimit, leva e marshit, parakolpi, dinamo, motorrino, ferrota, llamba e madje edhe fshirëset e xhamit. Pra praktikisht makinës po i ndërrohen thuajse të gjitha pjesët, çka është praktikisht e pamundur që të ndodhin të gjitha në të njëtën kohë.

Por prisni, prisni, se ka edhe më. Automjeti tjetër me me targë AA029JX dhe Nr. shasie WVGZZZZ7PZED054881 rezulton se gjithashtu ka nevojë të ndërrojë ferrotat, tamburët, pompën e ujit, rripin e fazës, pulexho, gomat e madje edhe batërinë. E njëjta histori vijon dhe me automjetin me targë TR3107L dhe Nr. shasie WV2ZZZ2KZ6X026231, ku duket se edhe këtij nuk paska ngelur defekt pa i ndodhur, pasi i nevojiten këmbë motorri, këmbë kambio, rrip motorri, pompë uji, kokë zbare, kokë paraleli, suporte, injektorët, llamba, amortizator, e madje edhe bori e re.

Siç qartësisht kuptohet, kjo është një skemë e pastër për të “kullufitur” dhe shpërdoruar paratë publike”, shkruhet në statusin e qytetarit dixhital. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Foto-Plazhi zaptohet dhe rrethohet me beton/ Resorti bllokon lëvizjen e pushuesve në Golem

Publikuar

-

Nga

Foto-Plazhi zaptohet dhe rrethohet me beton/ Resorti bllokon lëvizjen e pushuesve në Golem

CNA.al  ka raportuar ditë pas dite problematika të ndryshme që fillojnë në Gjirin e Lalzit, Durrës, Lezhë, Vlorë por edhe në perlën e jugut në Drymades inn.

Së fundmi në redaksinë e CNA.al ka ardhur një denoncim me foto ku tregohet se si “Prestige Resort” në Golem, po zapton hapësirat publike.

Kompleksi ka filluar të ndërohet pak vite më parë,  madje dhe është inauguruar, por tashmë jashtë çdo rregulli ka bllokuar shëtitoren a thua e kanë të tyren personale.

Bizneset kanë filluar ta ndajnë detin me parcela, dhe nuk pyesin as për shtet, as për gjoba as për polici.

Zaptimi i plazheve në vend është ndoshta një nga fenomenet më të zakonshme dhe i “licencuar” madje nga qeveria, edhe pse fushatat anti-informalitet me zotimin për çlirimin janë thuajse të përvitshme.

LEXO EDHE:  Afera me inceneratorin e Tiranës/ Tabaku publikon videon: Koha që Rama të japë dorëheqjen

LEXO EDHE:  Rrëfimi tronditës i nënës me tre fëmijë/ Rama vihet me “shpatulla pas muri”

Por rasti në fjalë, nuk duket të jetë si një zënie hapësire publike, e cila pas një denocimi qytetar mund të lirohet, pasi për të kaluar vijën e plazhit në këtë vend nga njëri-krah në tjetrin, në dy raste (jo të mira) ose duhet të paguash, ose duhet të përshkuash një distancë afro 1 km në rrethimin e resortit./CNA.al

Foto-video/ Tjetër masakër në bregun e Drimadhës

Video-Masakra në zonat turistike në Shqipëri vazhdon

Biznesmeni Lul Morina, ndërtim pa leje në Dhërmi/ Shteti mbyll sytë para “bosit”

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dosjet Camaj-Koliqi/ Tufa: Autoriteti i Dosjeve shkeli ligjin kur i dha dokumentet Auron Tares

Publikuar

-

Nga

Dosjet Camaj-Koliqi/ Tufa: Autoriteti i Dosjeve shkeli ligjin kur i dha dokumentet Auron Tares

Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, ende aktiv me debatet që nxisin dosjet e sigurimit, ka sulmuar direkt apo indirekt Autoritetin e Dosjeve. Kjo, për faktin se ka favorizuar Auron Taren me kohën, në kërkesën që ky i fundit ka bërë  për dosjet e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, i cili më pas nxiti edhe furtunën në gotë lidhur me veprimtarinë e këtyre dy intelektualëve.

Përmes dokumentit, Tufa “denoncon” se Autoriteti i drejtuar nga Gentiana Sula ka dhënë informacion më shpejt se në rastin e çdo dosjeje tjetër.

“Zakonisht Autoriteti (AIDSSH) u kthen përgjigje kërkesave të studiuesve, maksimumi, pas një
viti. Shiheni si vepron me Taren: më 26 maj 2020 ai bën kërkesë dhe më 2 qershor 2020 merr 2 dosje.
Do të ishte interesante të dihej, psh, nëse kërkesat e të tjerëve të datës 26 maj, janë ndjekur me
të njëjtën përparësi dhe kthyer përgjigje më 2 qershor, apo ky është një rast i përzgjedhur me
dashuri?
Sepse duhet thënë, që kërkesave që bënte ISKK, Autoriteti ose u përgjigjej pas 6 muaj – një viti,
ose nuk u përgjigjej fare, për çka kemi pasur një sërë ankimesh në AIDSSH dhe në Raportet e
veprimtarisë Vjetore në Parlament. Auron Tare nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues, por enverist. Nuk ka asnjë punim shkencor apo libër. Është një bashkëpunëtor i shoqatës së Rustem Peçit dhe kaq. Kësisoj në këtë pikë Autoriteti ka shkelur ligjin”, shkruan Tufa në rrjetet sociale. /CNA.al

LEXO EDHE:  “Turp për qeverinë”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Afera me inceneratorin e Tiranës/ Tabaku publikon videon: Koha që Rama të japë dorëheqjen

Përgjigja e Autoritetit të Dosjeve për studiuesin Auron Tare

LEXO TE PLOTE